LAJMI I FUNDIT:

Kritikohen tri vendet evropiane që ndaluan importimin e grurit nga Ukraina

Kritikohen tri vendet evropiane që ndaluan importimin e grurit nga Ukraina

Komisioni Evropian i kundërshtoi ndalesat e vendosura nga Polonia, Hungaria dhe Sllovakia mbi importet e grurit të Ukrainës.

Këto vende thanë se masat janë të nevojshme për të mbrojtur sektorët e tyre bujqësorë nga importet e lira.


Ndalesat vlejnë për drithërat, produktet e qumështit, sheqerin, frutat, perimet dhe mishin, dhe do të jenë në fuqi deri në fund të qershorit.

KE-ja theksoi se nuk u takon shteteve anëtare që individualisht të bëjnë politika tregtare.

“Në kohë të tilla sfiduese, është thelbësore që të koordinohen dhe të përafrohen të gjitha vendimet brenda BE-së”, tha një zëdhënës i këtij institucioni.

Pse disa vende po i ndalojnë importet e grurit dhe produkteve ushqimore nga Ukraina?
Lexo po ashtu Pse disa vende po i ndalojnë importet e grurit dhe produkteve ushqimore nga Ukraina?

Shumica e grurit ukrainas eksportohet nëpërmjet Detit të Zi, por pushtimi rus, vitin e kaluar, i ndërpreu rrugët e eksportit dhe bëri që sasi të mëdha të drithërave të përfundojnë në Evropën Qendrore.

Një marrëveshje me Rusinë, e ndërmjetësuar nga OKB-ja dhe Turqia, i lejon Ukrainës që t’i vazhdojë eksportet përmes detit, por Ukraina thotë se Rusia e ngadalëson procesin me anë të inspektimeve.

Rreth 3 milionë tonë drithëra janë eksportuar nga Ukraina çdo muaj përmes korridorit të caktuar në Detit të Zi, ndërsa deri në 200 mijë tonelata po lëviz në portet evropiane përmes territorit polak. /Telegrafi/