LAJMI I FUNDIT:

Kristian Prenga mposht me nokaut kanadezin Chemelli

Kristian Prenga mposht me nokaut kanadezin Chemelli

Një triumf madhështor i Kristian Prengës. Luftëtari shqiptar po ngjit shkallët e boksit profesionist në peshat e rënda dhe këtë e tregoi duke e dominuar në të gjitha drejtimet duelin përballë kampionit të Kanadasë, Tim Chemelli.

Sfida e zhvilluar në “Toronto Covention Center” nisi menjëherë e zjarrtë, me dy luftëtarët që shkëmbyen goditje, megjithatë, në mbyllje të raundit fillestar, 27- vjeçari nga Mirdita bëri diferencën me fuqinë e tij.


Një goditje e saktë e Prengës e rrëzoi në tapet boksierin kanadez, i cili me vështirësi, arriti të ri-ngrihej, përcjell Supersport.

Kristian Prenga më 24 mars ngjitet në ring përballë kanadezit Tim Chemelli
Lexo po ashtu Kristian Prenga më 24 mars ngjitet në ring përballë kanadezit Tim Chemelli

Raundi i dytë ishte vendimtar për fitoren e mrekullueshme të Prengës, pasi, reagimit fillestar të Chemellit, iu kundërpërgjigj me një goditje nokauti.

E majta e boksierit shqiptar rezultoi e papërballueshme për kundërshtarin e tij.

Një fitore e ardhur nëpërmjet një paraqitjeje fantastike dhe nën entuziazmin e shumë tifozëve shqiptarë, të cilët ndodheshin në “Toronto Convention Center” për të mbështetur Kristian Prengën.

Prenga mbron titullin kampion Evrope në kik-boks, fiton edhe Keta në boks
Lexo po ashtu Prenga mbron titullin kampion Evrope në kik-boks, fiton edhe Keta në boks

Për djaloshin nga Mirdita, i cili zotëron dy tituj kampion Evrope dhe një kampion bote në kik-boks,  kjo ishte fitorja e tetë në boksin profesionist, ku tre prej të cilave kanë ardhur me nokaut teknik.

Një tjetër arritje për 27- vjeçarin, që po ngjit shumë shkallë në renditjen e përgjithshme, ku tashmë ndodhet  i pozicionuar në vendin e 250 nga 1212 boksierë të regjistruar në peshat e rënda.

Në trend Sport

Më shumë
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Liga e Evropës
Tri refuzimet që mori Bayern Munich – tani trajneri italian kthehet si opsioni i parë

Tri refuzimet që mori Bayern Munich – tani trajneri italian kthehet si opsioni i parë

Bundesliga
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori