LAJMI I FUNDIT:

Krismat në dasëm, trazojnë Kumanovën (Video)

Krismat në dasëm, trazojnë Kumanovën (Video)

Krismat për gëzimin familjar të një familje në mes të qytetit të Kumanovës kanë trazuar qytetarët duke aluduar se ndodh diçka serioze në qytet, transmeton Telegrafi.

Sipas portalit maqedonas think24.mk, krismat kanë krijuar panik tek kalimtarët, por se bëhet fjalë vetëm për krisma gjatë festimit në një dasëm.
Krismat e kallashnikovit mund të dëgjohen edhe në videon e mëposhtme.


Kujtojmë se Kumanova kaloi 9 dhe 10 majin e vitit të kaluar në të shtëna dhe përleshje dhe krisma mes policisë dhe grupeve të armatosura./Telegrafi/