LAJMI I FUNDIT:

Kriset marrëdhënia me Kiarën, shkak bëhet Olta Gixhari gjersa Luizi nuk i mban dot lotët pas debatit

Kriset marrëdhënia me Kiarën, shkak bëhet Olta Gixhari gjersa Luizi nuk i mban dot lotët pas debatit

Një debat ka nisur pasditen e sotme mes Kiarës dhe Luizit, ku “mollë sherri” u bë insistimi i Olta Gixharit për një puthje mes tyre.

Aktorja po diskutonte me Kiarën në dhomën e gjumit, ku mes të tjerash i tha se ajo nuk është një lojtare e fortë, madje shtoi se Efi është më e fortë se ajo. Më tej, Olta i shprehu Kiarës mendimin e saj për marrëdhënien e moderatores me Luizin, ku theksoi se një puthje mes tyre është shumë e rëndësishme.

Luizi erdhi në dhomën e gjumit dhe u përfshi në diskutim, i cili u përmbyll me një debat mes tij dhe Kiarës. Kjo e fundit i tha se duhet të përgatitet për mbrëmjen e sotme, ku do të moderojë dhe shkruajë skenarin e një “show” të dhënë nga produksioni. Ajo theksoi se “ky është momenti i saj” dhe i kërkoi Luizit të mos i flasë.


Diskutimi:

Olta: Puthe taman dhe kupto çfarë perceptimi ke për këtë njeri, sepse emocionet e buzës, ajo magjia që ndodh është e rëndësishme. Jepja vetes këtë mundësi.

Kiara: Do ta bëj kur të ma ndjejë zemra, nuk e bëj se ma thonë të tjerët.

Luizi: Ti nuk ke ndjenja për mua, se po të kishe e kishe bërë me kohë (puthjen).

Olta: Është kohë e humbur, nëse ai nuk është i duhuri ti po i humb vetes kohë. Je duke çuar dëm eksperiencën më të bukur të jetës tënde.

Kiara: A ka mundësi të mos më flasësh më sot? Pikë! Për aq kohë sa pret që të të thotë Olta Gixhari “puth Kiarën.” Ça më din mua ti, 2 vjeç, që të marr mendime nga Olta? Mos i jep rëndësi, pse thua “më mori Olta nga ty?” Këtë që kam nuk ma merr dot Olta nga ty. Ky është momenti që unë të shkëlqej, kjo është e rëndësishme për mua, puna ime. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Këngëtari Genc Prelvukaj nuk arrin të bëhet deputet, por falënderon mbështetësit për 12 mijë vota në zgjedhje

Këngëtari Genc Prelvukaj nuk arrin të bëhet deputet, por falënderon mbështetësit për 12 mijë vota në zgjedhje

Magazina
Gjesti 'harron' për një moment Eglin, argëtohet me vajzat e tjera të shtëpisë në dhomën e gjumit

Gjesti 'harron' për një moment Eglin, argëtohet me vajzat e tjera të shtëpisë në dhomën e gjumit

Magazina
Drenusha Latifi: Pas daljes nga Big Brother vajza ime nuk ka qenë mirë, e kam çuar edhe në psikologë

Drenusha Latifi: Pas daljes nga Big Brother vajza ime nuk ka qenë mirë, e kam çuar edhe në psikologë

Magazina
Livia përjeton atak paniku pas debatit me Vserlon, banorët reagojnë të shqetësuar dhe i vihen në ndihmë

Livia përjeton atak paniku pas debatit me Vserlon, banorët reagojnë të shqetësuar dhe i vihen në ndihmë

Magazina
Edhe këngëtari i muzikës popullore Burim Demiri merr mbi 11 mijë vota, shumë pranë mundësisë për t'u bërë deputet

Edhe këngëtari i muzikës popullore Burim Demiri merr mbi 11 mijë vota, shumë pranë mundësisë për t'u bërë deputet

Magazina
Drenusha Latifi: Unë ia dërgova Atillës fëmijët në burg për t'i takuar kur ai ishte i dënuar, e ndërsa ai nuk mi solli mua në Big Brother

Drenusha Latifi: Unë ia dërgova Atillës fëmijët në burg për t'i takuar kur ai ishte i dënuar, e ndërsa ai nuk mi solli mua në Big Brother

Magazina
Kalo në kategori