LAJMI I FUNDIT:

Kriptovalutat shënojnë rënie të vlerave

Kriptovalutat shënojnë rënie të vlerave

Ndalimi i mundshëm për tregtim me kriptovaluta në Korenë e Jugut ka bërë që çmimi i tyre, vecanërisht i Bitcoin të shënojë ulje të vlerës.

Ministri korean i Financave, Kim Dong-yeon, gjatë një interviste në ‘TBS’, tha se “ndalimi i tregtimit me kriptovaluta është një mundësi reale dhe se një vendim i tillë është pjesë e bisedimeve dhe analizave qeveritare”.


Sipas CoinMarketCap, një ueb faqe e specializuar për raportim të vlerave të kriptovalutave, aktualisht një Bitcoin tregtohet me 12,106.10 dollarë, apo 12.68 për qind më pak se sa vlera e regjistruar një ditë më herët, shkruan Telegrafi.

Nuk është vetëm Bitcoin që ka shënuar rënie, janë dhe kriptovalutat tjera që janë zhvlerësuar në 24 orëve të fundit.

Koreja e Jugut pritet ta ndaloj tregtimin e kriptovalutave
Lexo po ashtu Koreja e Jugut pritet ta ndaloj tregtimin e kriptovalutave

Deklarata e ministrit korean të Drejtësisë se do të ndalohet Bitcoin dhe kriptovalutat e tjera ka shkaktuar një pakënaqësi publike, mirëpo ende nuk është marr një vendim i prerë në këtë drejtim. /Telegrafi/