LAJMI I FUNDIT:

Koreja e Jugut pritet ta ndaloj tregtimin e kriptovalutave

Koreja e Jugut pritet ta ndaloj tregtimin e kriptovalutave

Tregtimi i Bitcoin së shpejti do të ndalohet për tregtim në një nga tregjet më të mëdha të monedhës virtuale.

Qeveria e Koresë së Jugut është duke përgatitur një projektligj për ndalimin e tregtimit e të gjitha kriptovalutave përfshirë dhe Bitcoin, tha sot ministri i Drejtësisë, Park Sang-ki.


“Ka shqetësime të mëdha në lidhje me paratë virtuale. Qeveria ka paralajmëruar vazhdimisht për faktin se është një transaksion shumë i rrezikshëm, por mesazhi nuk është përcjellur siç duhet”, u tha Park gazetarëve në Seul, shkruan Telegrafi.

Parku nuk dha detaje kur ligji do të futet në parlament. Por komentet e tij nxitën që vlera e Bitcoin të binte ndjeshëm. Kripromonedha Bitcoin që është e njohur për paqëndrueshmërinë e tij, ra rreth 14 për qind përpara se të rikuperohet lehtë në tregjet aziatike.

Ethereum, një tjetër kriptovalutë jashtëzakonisht popullore në këtë vend, gjithashtu ra për 14 për qind.

Vitin e kaluar një valë e tregtimit të kritovalutave e përfshiu Korenë e Jugut, duke ndihmuar të krijoj fitime të mëdha në Bitcoin dhe monedhat e tjera virtuale. Është llogaritur se një e pesta e tregtisë botërore të Bitcoin vjen nga Koreja e Jugut.

Javëve të fundit, qeveria e vendit po lëviz drejt një rregullimi masiv të kriptovalutave, i cili u jep autoriteteve fuqinë për të mbyllur shkëmbimet e Bitcoin.

“Lëvizje të tilla mbeten një mundësi. Pozicioni bazë i qeverisë është se tregtimi kriptovalutave është jashtëzakonisht i rrezikshëm dhe mund të shpërthejë në çdo kohë”, tha Park.

Planet e Koresë së Jugut për të frenuar në tregtinë e kriptovalutave vijnë pasi Kina i goditi të njëjtat vitin e kaluar. /Telegrafi/