LAJMI I FUNDIT:

Krijo dhe komuniko vizionin e kompanisë! 

Krijo dhe komuniko vizionin e kompanisë! 

[Pjesë të shkëputura nga libri: Suksesi në Shitje – Denis Gafuri]

Udhëheqësit e kompanisë kanë përgjegjësinë për edukimin e punonjësve, për vlerat dhe vizionin e kompanisë. Së pari, punonjësit duhet ta dinë pse kompania e bën atë që bën. Kur punonjësit janë të lidhur emocionalisht me vizionin, besojnë në atë që bëjnë, janë të përkushtuar dhe besnikë ndaj kompanisë. Angazhimi pastaj do të rrjedhë në mënyrë natyrale.

Një studim për suksesin, i bërë në Harvard me shitësit më të mirë, i tregon të gjitha atributet që ndërlidhen me qëndrimet e tyre:

  • Të gjithë ata kanë vetëbesim dhe vetëvlerësim;

  • Ata pranojnë tërësisht përgjegjësinë për rezultatet e tyre;

  • Ambicia dhe dëshira e tyre për të shitur është mbi normalen;

  • Ata kanë nivel të lartë të ndjeshmërisë ndaj konsumatorëve;

  • Ata janë të përkushtuar për arritjen e qëllimit;

  • Ata kanë dëshirë të jashtëzakonshme për të korrur sukses;

  • Ata besojnë tek vetja, tek produkti dhe tek kompania e tyre;

  • Ata janë të sinqertë me konsumatorët e tyre dhe me vetveten;

  • Ata kanë prirje të krijojnë raport – me këdo;

  • Ata vazhdimisht investojnë tek vetja e tyre – duke lexuar, hulumtuar në internet dhe duke ndjekur seminare e trajnime.

Rezervo librin tënd në:

sales@denisgafuri.com ose +383 (0) 49 893 693

Artikull i sponzorizuar