Numri i madh i zonave ekonomike dhe parqeve biznisore, vendosja e tyre në vendet prej nga vijnë ministrat e koalicionit qeverisës dhe mungesa e studimit të fizibiltetit të tyre, nga njohës të çështjeve ekonomike po konsiderohen si problemet kryesore të mosfunksionimit të këtyre zonave.
Berat Rukiqi, këshilltar nga Oda Ekonomike e Kosovës, ka thënë për Telegrafin se mungesa e një studimi të fizibilitetit po ngec mosfunksionimin e tyre.
“Këto zona janë krijuar pa pasur një studim të qartë të fizibilitetit. Mos pasja e një plani të qartë po sjell deri të mosfunskionimi i plotë i tyre”, ka thënë për Telegrafin, Rukiqi.
Ai thotë se vendimet për këto zona janë të ngutshme.
“Para se të vihet deri te funksionimi i një zone të tillë, së pari duhet të merret parasysh që të konsultohet e mos të merren vendime të ngutshme”, thotë ai.
Edhe drjetori i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arian Zeka, në një intervistë për Telegrafin ka thënë se zonat ekonomike janë vendime politike.
“Ministrat të cilët vijnë nga ato zona marrin vendime politike prej aty ku vjen pjesa ma e madhe e votuesëve të tyre”, ka thënë Zeka.
Ai thotë se mungon debati para se të themelohen zonat.
“Këtu nuk bëhet debat, por ne duhet të ulemi dhe t’i analizojmë efektet pozitive dhe negative të tyre. Ekziston Parku i Biznesit në Drenas, sot është i populluar në pjesën më të madhe të tij, ka krijuar vende të reja pune. Ende pa i analizuar mirë anët pozitive apo negative të parkut të biznesit, ne synojmë të replikojmë”, thotë ai.
Zeka thotë se Kosova nuk ka kapacitete të menaxhimit të këtyre zonave.
“Unë mendoj se nuk kemi kapacitet,as të menaxhimit dhe as nuk do të ketë aftësi të absorbimit të investimeve me gjitha këto zona ekonomike”, thotë Zeka.
Qeveria e Kosovës javën e kaluar ka marr vendim që të themelohet Zona Ekonomike Amerikane.
Këshilltari për ekonomi i kryeministrit Ramush Haradinaj, Erolld Belegu, në një intervistë për Telegrafin ka thënë se kjo zonë do të jetë një mundësi e mirë edhe për rritjen e investimeve të huaja në vend.
Ai ka thotë se në Zonën Ekonomike Amerikane do të jenë vetëm kompanitë me kapital amerikan.
“Jemi në koordinim me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, USAID-in dhe jemi duke negociuar sesi do të jetë forma e përzgjedhjes së këtyre kompanive”, tregon ai.
Ndryshe, përveç Zonës Ekonomike Amerikane ekziston edhe Parku i Biznesit dhe Inkubatori i Biznesit në Drenas, Parku i Biznesit Holandez në Prizren, Parku i Biznesit në Suharekë, Parku i Biznesit në Mitrovicë, Parku Industrial dhe Inkubatori i Biznesit në Shtime, Inkubatori i Biznesit në Deçan, Inkubatori i Biznesit në Gjilan. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Murati: 300 milionë euro është vlera e marrëveshjeve ndërkombëtare që po presin ratifikimin në Kuvend
Mijëra vajza dhe gra zgjedhin UBT-në për zhvillim profesional në sektorin e teknologjisë informative
Edhe një ditë ka mbetur nga Panairi më i madh në Kosovë “Horeca”
Nga 26 Qershori, PrishtinaTicket shton dhe një destinacion të ri!
Edhe një ditë ka mbetur nga Panairi më i madh në Kosovë “Horeca”
Shijo detin e krejt stinëve në “Holiday In 2”
Mijëra vajza dhe gra zgjedhin UBT-në për zhvillim profesional në sektorin e teknologjisë informative
Saktësi, efikasitet dhe rehati - Ultratingulli revolucionar SonoMax 9
Nagip Krasniqi shkarkohet nga pozita e kryeshefit të KEK-ut
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën