Drejtori i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovës (OEAK), Arian Zeka në një intervistë për Telegrafin me gazetarin Lulzim Ahmeti, ka folur për gjendjen në të cilin janë bizneset vendore, zonat e lira ekonomike, për projektet e mëdha siç janë, ndërtimi i Termocentralit “Kosova e Re”, Trepça, Telekomi dhe projektet e tjera të rëndësishme.
Sipas tij, dialogu ndërmjet sektorit privat dhe atij publik ka degraduar dhe se vendimet më të rëndësishme Qeveria po i merr pa konsultime me bizneset.
“Atë se çfarë kemi vënë re me këtë Qeveri se dialogu ndërmjet sektorit privat dhe atij publik ka degraduar, pjesa më e madhe e vendimeve të rëndësishme të kësaj Qeverie janë marr pa konsultime paraprak as me asociacionet e biznesit e as me akterët e tjerë të jashtëm, përfshirë këtu shoqërinë civile, të cilët mund të japin një kontribut në ato vendime të rëndësishme dhe rrjedhimisht ka ndodhur që ato vendime të Qeverisë që janë marr kanë qenë të mangëta sepse kanë qenë një produkt i një dialogu të munguar”, thotë Zeka.
Ai tha se Këshilli Kombëtar për Zhvillim Ekonomik, është takuar vetëm një here prej kur me Qeverinë udhëheq kryeministri Ramush Haradinaj.
“Këshilli Kombëtar për Zhvillim Ekonomik, gjatë kësaj qeverisje është takuar vetëm një herë dhe asnjëra nga temat që është marr në vendim nuk është diskutuar aty. Atëherë shtrohet pyetja se a ka relevancë që të mbahet një forum i tillë? Në çfarë niveli duhet ta sjellim diskutimin me sektorin publik?”, thotë ai.
Sipas Zekës, ekziston një pesimizëm i shtuar i bizneseve për të bërë biznes.
“Në bazë të informatave që i marrim, ekziston një pesimizëm i shtuar për sa i përket të të bërit biznes dhe vendimet e marra viteve të kaluara vihen në pikëpyetje, sa i përket sjelljes së rezultateve konkrete. Nuk e di kur do të jetë ai moment kur kjo Qeveri do të ndalet dhe t’i merr në konsideratë rekomandimet e asociacioneve të biznesit”, shton Zeka.
Ai tregon si vend kemi dështuar për tërheqjen e investimeve të huaja.
“Gjasat që të presim një investim të madh dhe që të konkretizohet në vendin tonë janë jashtëzakonisht të vogla, duke ia shtuar faktit se ka pasur dështime dhe vonesa në tërheqjen e investimeve të huaja dhe finalizimit të projekteve që janë konsideruara si investime të huaja”, ka thënë drejtori i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arian Zeka. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëN’BAU krejt i gjen me zbritje këtë javë!
Fito udhëtim në çift me IP Petrol!
Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki
Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center
Kurti prezanton planin e reformave për zhvillimin socio-ekonomik të Kosovës, përfshihen pesë fusha kryesore
Kosova arrin vlerësimin e parë kreditor sovran, konsiderohet si pasaportë për vendin
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit