LAJMI I FUNDIT:

Kreu i OBSH-së i përgjigjet kritikave të Mike Pompeo: Deklarata se jam blerë nga Kina, e papranueshme

Kreu i OBSH-së i përgjigjet kritikave të Mike Pompeo: Deklarata se jam blerë nga Kina, e papranueshme

Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus, ka reaguar ndaj deklaratave të Sekretarit amerikan të Shtetit, Mike Pompeo, i cili e akuzonoi Ghebreyesus se është “blerë” nga kinezët, duke i cilësuar këto pretendime si “të pavërteta dhe të papranueshme”, shkruan Business Insider.

“Këto komente janë të pavërteta, të papranueshme dhe pa ndonjë bazë”, ka deklaruar kreu i OBSH-së gjatë një konference për media, duke paralajmëruar edhe një herë luftën kundër çfarëdo “politizimi” të pandemisë së coronavirusit, transmeton Telegrafi.


Shefi i diplomacisë amerikane kritikoi ashpër OBSH-në, gjatë takimit me dyer të mbyllura me deputetët britanikë në Londër.

Pompeo e ka quajtur organizatën “politike” duke e akuzuar mjekun Tedros se është “blerë nga qeveria kineze”, të cilës i ka borxh që e ka përzgjedhur në krye të OBSH-së gjatë vitit 2017.

Tedros tha se për OBSH-në më e rëndësishme është shpëtimi i jetës së njerëzve.

“Nëse ekziston një gjë që për ne ka shumë rëndësi dhe duhet të jetë për gjithë faktorin ndërkombëtarë është shpëtimi i jetës së njerëzve. OBSH nuk do të lejoj që të shpërqendrohet nga këto komente”, ka shtuar i pari i OBSH-së. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Botë
Edhe një iu shtua sot - sa shtete e njohin pavarësinë e Palestinës

Edhe një iu shtua sot - sa shtete e njohin pavarësinë e Palestinës

Botë

"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë

Botë
Gjermania do t’i furnizojë ukrainasit me super radarë – këto janë karakteristikat e TRML-4D

Gjermania do t’i furnizojë ukrainasit me super radarë – këto janë karakteristikat e TRML-4D

Evropa
Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerika
Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Evropa
Kalo në kategori