LAJMI I FUNDIT:

Kreu i NATO-s bëhet guvernator i Bankës Qendrore të Norvegjisë

Kreu i NATO-s bëhet guvernator i Bankës Qendrore të Norvegjisë

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg do të bëhet guvernatori i ri i Bankës Qendrore Norvegjeze.

Qeveria në Oslo e zyrtarizuar vendimin, pavarësisht shqetësimit të opozitës se emërimi i këtij ish-kryeministri mund të dobësojë pavarësinë e Norges Bank.


“Jam angazhuar në identifikimin e guvernatorit më të mirë të bankës qendrore për Norvegjinë dhe jam i bindur se ky është Jens Stoltenberg”, tha në një deklaratë Ministri i Financave, Trygve Slagsvold Vedum.

Për faktin se ai duhet të marrë postin e guvernatorit më 1 mars, Stoltenberg tha se fillimisht do të përfundojë mandatin si sekretar i NATO-s, i cili zgjat deri në fund të shtatorit të vitit 2022, raporton reuters.

Ida Walden Bache, nënkryetarja e bankës qendrore dhe rivalja kryesore e Stoltenberg për postin, do të jetë guvernatore në detyrë derisa Stoltenberg të marrë detyrën, njoftoi qeveria norvegjeze.

Ndryshe, Stoltenberg, një ekonomist me përvojë dhe ish-udhëheqës i Partisë Laburiste, ishte kryeministër i Norvegjisë nga 2000-01 dhe 2005-13 përpara se të bëhej shefi i NATO-s vitin e ardhshëm. Ai ka qenë gjithashtu ministër i financave dhe ministër i energjisë. /Telegrafi/