LAJMI I FUNDIT:

Kreu i Këshillit Evropian, Donald Tusk, nesër viziton Maqedoninë

Kreu i Këshillit Evropian, Donald Tusk, nesër viziton Maqedoninë

Kryetari i Këshillit Evropian, Donald Tusk, nesër do ta vizitoj Maqedoninë për shkak të krizës së refugjatëve që përballet Evropa bashkë me shtetet e të ashtuquajturës ‘ruta e Ballkanit’, transmeton Telegrafi.

Sipas agjendës, Tusk do të ketë takim birateral me presidentin Gjorge Ivanov, ku temë bisede do të jetë kirza e refugjatëve e cila është përkeqësuar. Vizita e kreut të Këshillit Evropian në Ballkan, që ështe edhe rruga e emigrantëve sirian, është në kontkest të vendimit të paradokohshëm të samitit të Këshillit Evropian që të kthehet situata në pozitën kur të anëtarët e zonës Schengen ”tërësisht do ta zbatojnë kodeksin kufitar të Schengen-it dhe do të refuzojnë hyrje nga kufijtë e jashtëm të vendeve të treta që nuk i përmbushin kushtet për hyrje ose të cilët nuk kanë dorëzuar kërkesë për azil edhe krahas asaj që kishin mundësi që ta bëjnë këtë”./Telegrafi/