Për 6 persona
150 gram oriz; 1 litër qumësht; 3 lugë gjellë krem i trashë; 75 gram sheqer; 1 limon, vanile; 1 lugë gjelle pluhur, sheqer pluhur, pak kripë
Për karamelen: 12 lugë çaj, sheqer, 10 gram gjalpë, gjethe rozmarine të copëtuara
Vendoseni orizin për 5 minuta në një tenxhere me ujë të vluar. Pastaj kullojeni në kullesë, shpërlajeni me ujë të ftohtë dhe kullojeni përsëri.
– Jepni një valë qumështit me sheqerin dhe vanilën si dhe me një rrip lëkurë limoni dhe pak kripë. Hidhni mbi të orizin. Kur të rimarrë valë, mbylleni enën dhe lëreni të ziejë në zjarr të ngadalshëm rreth 25 minuta, derisa qumështi të jetë thithur plotësisht. Lëreni të ftohet. Bashkojeni tani me kremin e trashë. Me ndihmën e një garuzhdeje krijoni disa sfera orizi me qumësht dhe vendosini në frigorifer.
– Hapni një letër kuzhine dhe lyeni me gjalpë.
– Përgatitni karamelen: ngrohni sheqerin me tre lugët e gjellës me ujë dhe rozmarinë derisa të marrë ngjyrë kafeje të praruar.
Lëreni të ftohet për 3 minuta.
– Me ndihmën e një piruni, hiqeni karamelen dhe vendoseni në trajtë folesh mbi letrën e kuzhinës. Lëreni të ftohet në një vend të thatë.
– 30 minuta para servirimit, hiqni sferat e orizit me qumësht nga frigoriferi dhe ndajini në pjata.
– Në momentin e fundit vendosni foletë e karamelet mbi sferat e orizit.
– Rrini lehtas kremin e lëngshëm, shtoni kanellën që të shkumojë.
– Hidheni pastaj menjëherë mbi pjata.
– Servojini të freskëta
Këshillë: Përgatitni orizin me qumësht dhe karamelen që më parë dhe rriheni kremin me momentin e servimit.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251