Kreatorja nga Kosova, Monda Beqiri, ka debutuar në arenën ndërkombëtare të modës, duke prezantuar koleksionin e saj të veshjeve në Javën e Modës në Londër (London Fashion Week).

Ajo arriti të prezantojë veshjet e brendit të saj, "MOND," në një nga skenat më prestigjioze të modës në botë.


Ky është vetëm një shembull që tregon se shqiptarët po vendosin Kosovën në hartën e botës, duke treguar talent dhe krijimtari që bëjnë diferencën, jo vetëm në dizajn, por edhe në fusha të tjera kreative.

Foto: Monda Beqiri - Java e Modës në Londër / Instagram

Ngjashëm mund të thuhet për kreatoren e re, Monda Beqirin, e cila, me plot potencial dhe talent, arriti të prezantojë veshjet e saj në pasarelën e Londrës.

Ftesa për ta prezantuar koleksionin në Londër i erdhi vetëm tre javë më parë, por kjo u shndërrua në një prej përvojave më të veçanta dhe më të rëndësishme të karrierës së saj deri tani.

Foto: Java e Modës në Londër - Koleksioni i Monda Beqirit / Instagram

Në këtë event morën pjesë dizajnerë nga vende të ndryshme të botës, duke e bërë prezantimin e brendit me bazë nga Kosova (MOND) edhe më të veçantë dhe të spikatur.

Koleksioni i kreatores nga Prishtina, u dallua për velvetin e trashë, prerjet e rrumbullakëta me detaje gold dhe linjat elegante që u përqafuan me duartrokitje e vëmendje.

Foto: Java e Modës në Londër - Koleksioni i Monda Beqirit / Instagram

Për më tepër, disa nga krijimet e saj u veshën edhe nga fytyra të njohura ndërkombëtare, duke i dhënë koleksionit një dimension tjetër.

Ky është vetëm fillimi i një udhëtimi të gjatë për të dhe për brendin e saj, i cili synon të bëhet pjesë e industrisë globale të modës me identitet të fortë dhe unik.