Gjiganti metalurgjik “Trepça”, menaxhon me të gjitha asetet e saja, bazuar në Statutin e miratuar për këtë ndërmarrje.

Ramiz Krasniqi, drejtori i Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale, thotë se “Trepça” njihet si ndërmarrje me të gjitha asetet në gjithë vendin.

“Njësit e minierave, ‘Trepça’ është mirë do më thanë e pandarë si ndërmarrje dhe normal që janë fut edhe njësit tjera edhe ato që janë në pjesën veriore Mitrovicës, por edhe minierat e Artanës, Kishnicës, Badocit, sepse ‘Trepça’ njihet si një ndërmarrje me të gjitha asetet që i ka”, thotë Krasniqi në një intervistë për EkonomiaOnline.

Sipas tij, Komisioni është i pari institucion në vend që ka bashkëpunim me drejtuesit në veri, por edhe mbikëqyrë shfrytëzimin e resurseve.

“Po, Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale ndoshta është institucioni i parë në Kosovë që e ka mbikëqyr edhe shfrytëzimin e resurseve minerale në Mitrovicën veriore apo Kosovën veriore dhe ata janë të licencuar sepse janë aset i ‘Trepçës’”, thotë ai.

Ndërsa, sa i përket Ligjit të miratuar për “Trepçën”, Krasniqi e ka cilësuar si lajm të mirë.

“Për regjistrimin e ndërmarrjes ‘Trepça’ merret Bordi edhe menaxhmenti i Trepçës dhe në bazë të takimeve që i kemi pas me ta, ata janë në fazën finale, domethënë është një lajm i mirë për Kosovën sepse Trepça tashmë është ndërmarrje shoqërore, dhe që menaxhohet nga Qeveria dhe nga punëtorët. 80 për qind e aseteve i menaxhon Qeveria, ndërsa 20 për qind vlerë të shitjes që parashihet në të ardhmen me u privatizua është e minatorëve apo punëtorët që kanë punuar edhe më herët e tash janë pensionuar. Sipas informatave janë në fazën finale të ndërrimit të Statutit të ‘Trepçës’, sepse ka kaluar Ligji për Trepçën në Kuvendin e Kosovës dhe tash është në proces”, thotë Krasniqi.

Ai më tej ka sqaruar se eksporti nuk është i madh dhe se eksportohet thëngjill, mbetje të “Trepçës” me përqindje metali, etj.

“Eksporti, këto çmime i kanë doganat po eksporti nuk është i madh kryesisht eksponohet thëngjill, edhe ndonjë shkëmbi dekorativ që tash vitet e fundit kanë filluar të hyjnë në treg, dhe janë licencuar disa ndërmarrje që merren me shfrytëzimin dhe përpunimin dhe shkëmbinjve dekorativ si dhe sipas të dhënave që kemi nga dogana janë të eksportuara edhe disa mbetje të ‘Trepçës’ që janë me përqindje të konsiderueshme të metalit mbetje para lufte deponi të ‘Trepçës’ të cilat eksportohen jashtë sepse ka të interesim në disa shtete”, ka sqaruar ai.

Krasniqi thotë se sektori minerar është i një rëndësi të madhe, por kohët e fundit në mungesë të një institucioni serioz, nuk ka kontribuar drejtpërdrejtë në zhvillimin e ekonomik.

“Gjendja e përgjithshme në sektorin e minierave dhe mineraleve në Republikën e Kosovës mundemi me thanë që është pjesërisht e kënaqshme, pasi që ende nuk kemi një institut serioz që kish me ndikuar drejtpërdrejtë në zhvillimin ekonomik të Kosovës”.Si institucion që lëshon licenca, Krasniqi ka bërë të ditur se janë mbi 200 ndërmarrje për shfrytëzim, përpunim dhe hulumtim në resurset minerare. Vetëm në vitin e kaluar pasi ne jemi agjencion i pavarur për licencimin e ndërmarrjeve që merren me hulumtimin shfrytëzimin dhe përpunimin e resurseve minerale po ju njoftoj qe KPM ka licencuar mbi 200 ndërmarrje vetëm vitin e kaluar që pretendojnë të shfrytëzojnë të përpunojnë edhe të hulumtojnë resurse minerale në Republikën e Kosovës”, thotë Krasniqi. /Telegrafi/