LAJMI I FUNDIT:

Krasniqi: Do të kemi kryetarë të rinj që do të angazhohen në baza ditore për përmirësimin e jetës së qytetarëve, pa dallim etnie

Krasniqi: Do të kemi kryetarë të rinj që do të angazhohen në baza ditore për përmirësimin e jetës së qytetarëve, pa dallim etnie

Kryetari i ri i Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq pritet të marrë sot zyrtarisht detyrën, gjersa ceremonia e betimit do të mbahet nga ora 11:00.

Para ceremonisë së betimit, ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, në një deklaratë për Telegrafin ka thënë se në komunat veriore deri tani ka pasur kryetar që nuk kanë qenë në shërbim të qytetarëve, por në shërbim të grupeve kriminale.


“Sot kryetari jep betimin dhe fillon detyrën në shërbim të qytetarëve me përmbushje të mandatit të tij ligjor dhe kushtetues. Si Qeveri jemi të përkushtuar që me bashkëpunu me secilën komunë të Republikës së Kosovës dhe sidomos me këto komunat në veri, ku për një kohë të gjatë kryetarët nuk kanë qenë në shërbim të qytetarëve por në shërbim të grupeve kriminale. Jam shumë i lumtur si ministër që më në fund kemi një kryetar që do të angazhohet në baza ditore për përmirësimin e jetës qytetare pa dallim etnie”, ka deklaruar ai.

Ministri Krasniqi theksoi tutje se janë përkujdesur për të gjitha pjesët administrative, teksa shtoi se presin që gjatë ditëve në vazhdim të caktojnë edhe seancat për konstituimin e tri kuvendeve tjera në veri brenda afateve ligjore.

Në zgjedhjet e 23 prillit, kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Erden Atiq ka marrë 66.9% të votave.

Ndryshe, para betimit të kryetarëve të rinj kanë reaguar edhe shtetet e QUINT-it, të cilat përmes një deklarate u kanë bërë thirrje të gjitha palëve të përmbahen nga përdorimi i forcës ose veprimet që ndezin tensionet ose nxisin konfliktin.

“Nuk duhet të ketë veprime apo iniciativa – përfshirë kryetarët e sapozgjedhur të komunave dhe kuvendet komunale – që nuk i shërbejnë popullit ose që mund të rrisin tensionet. Kjo përfshin ushtrimin e më shumë se kompetencave administrative dhe procesin e marrjes së detyrës pasi nuk ka kërkesë që kryetarët e komunave të bëjnë betimin në zyrat komunale. Të gjitha palët duhet të përmbahen nga përdorimi i forcës ose veprimet që ndezin tensionet ose nxisin konfliktin”, thuhet në deklaratë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Në hava kam me t’çu se e kam vajzën deputete”, Deliu-Kodra me kritika të ashpra ndaj deputetes së LVV-së duke ia kujtuar rastin e 90-vjeçarit

“Në hava kam me t’çu se e kam vajzën deputete”, Deliu-Kodra me kritika të ashpra ndaj deputetes së LVV-së duke ia kujtuar rastin e 90-vjeçarit

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
“Ju kemi njohur para lufte...ju njohim edhe tash”, Haxhiu, opozitës: Milionerë nuk ishit, jeni bërë vetëm duke qenë në qeveri

“Ju kemi njohur para lufte...ju njohim edhe tash”, Haxhiu, opozitës: Milionerë nuk ishit, jeni bërë vetëm duke qenë në qeveri

Lajme
Vihet gurthemeli i dy klinikave në QKUK – vlera e tyre arrin mbi 4 milionë euro

Vihet gurthemeli i dy klinikave në QKUK – vlera e tyre arrin mbi 4 milionë euro

Lajme
Shtëpia-muze që ruan dhimbjet e viktimave të masakrës së Poklekut

Shtëpia-muze që ruan dhimbjet e viktimave të masakrës së Poklekut

Lajme
Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Drejtësi
Kalo në kategori