LAJMI I FUNDIT:

Krasniqi, Selimit: Nuk ta përmenda emrin askund, nuk e kuptoj reagimin tënd

Krasniqi, Selimit: Nuk ta përmenda emrin askund, nuk e kuptoj reagimin tënd

Debati mes anëtarëve të Lëvizjes së Vetëvendosjes dhe kryetarit të Këshillit Kombëtar të NISMË-s, Jakup Krasniqi ka vazhduar edhe sot.

Pas një kundërpërgjigje që deputeti i VV-së, Rexhep Selimi i ktheu Krasniqit në një debat që ai kishte me sekretarin organizativ të Vetëvendosjes, Dardan Molliqaj, sot Krasniqi iu përgjigj Selimit duke i thënë se nuk ia ka përmendur emrin Selimit askund dhe nuk është dashur të reagojë.


Krasniqi kishte thënë se në seancën e 19 prillit, 2013, kur deputetët e VV-së ia kishin marrë mikrofonin Krasniqit që në atë kohë ishte kryetar Kuvendi, dikush nga deputetët e VV-së, kishte kërkuar nga ai lejimin e policisë brenda, pasi sipas tij, Vetëvendosja nuk dinte si të nxirrej nga ajo situatë konfliktuoze në të cilën ishte futur.

Selimi, mbrëmë i tha Krasniqit se ai duhet të tregojë se kush është ai deputet që pretendon Krasniqi.

Ndërsa, kjo është përgjigja e Krasniqit drejtuar deputetit Selimi sot:

I nderuari Rexhep,

Emrin tuaj nuk e kam përmendur askund publikisht. Unë nuk po mund ta kuptoj pse reagove ti në vend që të reagonte VV-ja?

Rexhë, përmes letrës publike me pyete, pse e kam dëgjuar deputetin e VV-së dhe nuk e paskam pyetur kryetarin e atëhershëm të VV-së?

Tani po të pyes unë, ty, pse nuk po e respekton hierarkinë, lidhur më ketë, pra kryetarin e atëhershëm Albin Kurtit dhe shefin e atëhershëm të grupit , Visar Ymerit, por po reagon ti?

Krejt çka kam të them në ketë rast është kjo:

Po kërkoj nga deputeti i VV-së që në ditën kur u diskutua në Kuvend marrëveshja e 19 prillit 2013, ta merr guximin qytetar, guximin njerëzor, mos të frikësohet për të thënë të vërtetën e kërkesës së tij për të ndërhyrë policia!

Deputeti duhet ta dinë, integriteti i njeriut tregohet të ditë të vështira!

Nëse deputeti i VV-së nuk ka guxim ta thotë të vërtetën, le të tregoi nga kush po frikësohet?! A mund të bashkëjetohet me partinë që nuk të beson dhe i frikësohesh! Nuk di, si mund t’u besohet atyre njerëzve që nuk kanë guxim ta thonë të vërtetën, se vendit e popullit do t’ua kthejnë ndryshimin e perspektiven?

Unë po frikësohem për friken e deputetit për ta pranuar të vërtetën e vetë?!

Deputet, mos qofsha në lëkurën tende! Pse po e fsheh një të vërtetë të dal në shesh?

Megjithatë unë e thash një të vërtetën time!”.

Në trend Lajme

Më shumë
Udhëtimi pa viza nga 1 janari - sa muaj afat në pasaportë duhet të keni që të udhëtoni në Shengen?

Udhëtimi pa viza nga 1 janari - sa muaj afat në pasaportë duhet të keni që të udhëtoni në Shengen?

Lajme
Vendet mike dhe armike për Shqipërinë, dalin të dhëna nga Barometri

Vendet mike dhe armike për Shqipërinë, dalin të dhëna nga Barometri

Lajme
Analisti Arjan Curri: Prokuroria e Kosovës po dyshon se Naimi ka qenë në një lidhje jashtëmartesore me një burrë

Analisti Arjan Curri: Prokuroria e Kosovës po dyshon se Naimi ka qenë në një lidhje jashtëmartesore me një burrë

Lajme
Grabitje e armatosur në Ferizaj

Grabitje e armatosur në Ferizaj

Lajme
Avokatja nga Suedia: Nëse nuk do të zbulohej vrasja e Liridonës, bashkëshorti i saj Naimi, do të përfitonte 850 mijë euro nga sigurimi

Avokatja nga Suedia: Nëse nuk do të zbulohej vrasja e Liridonës, bashkëshorti i saj Naimi, do të përfitonte 850 mijë euro nga sigurimi

Lajme
Motivet e vrasjes së Liridonës, këshilltarja e Albulena Haxhiut përplaset me ish-hetuesin

Motivet e vrasjes së Liridonës, këshilltarja e Albulena Haxhiut përplaset me ish-hetuesin

Lajme
Kalo në kategori