LAJMI I FUNDIT:

Krasniqi i reagon Haxhiut: Kërkoni ose jepni nënshkrimet për rrëzimin e Qeverisë, dhe PSD-në e keni të gatshme

Krasniqi i reagon Haxhiut: Kërkoni ose jepni nënshkrimet për rrëzimin e Qeverisë, dhe PSD-në e keni të gatshme

Deputeti i PSD-së, Frashër Krasniqi i ka reaguar deputetes së VV-së, Albulena Haxhiu pasi që kjo e fundit akuzoi PSD-në se sot ua mundësoi kuorumin në Kuvend partive të koalicionit qeverisës.

Haxhiu madje ka thënë se PSD po dëshiron t’i bëhet patericë Ramush Haradinajt e Kadri Veselit e më vonë edhe presidentit Hashim Thaçi.


Haxhiu akuzon PSD-në: Me vota të VV-së u bëtë deputet, e tash po doni t'i bëheni patericë Ramushit e Kadrisë
Lexo po ashtu Haxhiu akuzon PSD-në: Me vota të VV-së u bëtë deputet, e tash po doni t'i bëheni patericë Ramushit e Kadrisë

Lidhur me këto akuza, deputeti Krasniqi përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se PSD është pritje të VV-së që t’ua jap nënshkrimet për rrëzimin e Qeverisë.

” Ligjet që u votuan sot, ishin ligje për të mirën e qytetarëve dhe jo mbështetje e Qeverisë. Ato ligje i votoi edhe VV, gjë që shpërfaq edhe më hapur mashtrimin dhe hipokrizinë e tyre kur i akuzojnë të tjerët se po ia votojnë qeverisë ligjet”, ka shkruar Krasniqi.

Postimi i plotë:

Albulena Haxhiu paska vazhduar akuzat hipokrite se PSD po e mban Qeverinë Haradinaj.

Ne ende jemi duke e pritur VV-në që t’na i jep ose kërkojë nënshkrimet për rrëzimin e Qeverisë dhe nënshkrimet për seancë të jashtëzakonshme ku do të pamundësonim drejtimin e dialogut nga Hashim Thaçi.

Ligjet që u votuan sot, ishin ligje për të mirën e qytetarëve dhe jo mbështetje e Qeverisë. Ato ligje i votoi edhe VV, gjë që shpërfaq edhe më hapur mashtrimin dhe hipokrizinë e tyre kur i akuzojnë të tjerët se po ia votojnë qeverisë ligjet.

Kërkoni ose jepni nënshkrimet për rrëzimin e Qeverisë, dhe PSD-në e keni të gatshme! Kërkoni ose jepni nënshkrimet për ta parandaluar drejtimin e dialogut prej Thaçit, dhe PSD-në e keni të gatshme!

Përndryshe, çdo akuzë e keni mashtrim e çdo shpifje po e bëni për ta fshehur të vërtetën që ju s’po doni zgjedhje, dhe që ju jeni dorëzuar para Hashim Thaçit/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Arratiset Enver Sekiraqa, Policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare

Arratiset Enver Sekiraqa, Policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare

Drejtësi
Goditen grupet kriminale në Shqipëri, sekuestrohen pasuri në vlerë 4.5 milionë euro, arrestohen 50 persona

Goditen grupet kriminale në Shqipëri, sekuestrohen pasuri në vlerë 4.5 milionë euro, arrestohen 50 persona

Lajme
U raportua se tregoi para Policisë së Serbisë të dhëna për UÇK-në, Durmishi: Është dokument i falsifikuar, jo deklaratë e imja - nuk shantazhohem dot nga UDB-ja

U raportua se tregoi para Policisë së Serbisë të dhëna për UÇK-në, Durmishi: Është dokument i falsifikuar, jo deklaratë e imja - nuk shantazhohem dot nga UDB-ja

Lajme
Rrëshqet dheu në rrugën Klinë - Gjakovë, bllokohet qarkullimi i automjeteve

Rrëshqet dheu në rrugën Klinë - Gjakovë, bllokohet qarkullimi i automjeteve

Lajme
Ahmeti: Nuk duhet të hapim front midis shqiptarëve dhe maqedonasve

Ahmeti: Nuk duhet të hapim front midis shqiptarëve dhe maqedonasve

Politikë
Kurti priti në takim udhëheqësit e koalicionit VLEN, i përgëzon për rezultatin zgjedhor në Maqedoninë e Veriut

Kurti priti në takim udhëheqësit e koalicionit VLEN, i përgëzon për rezultatin zgjedhor në Maqedoninë e Veriut

Politikë
Kalo në kategori