LAJMI I FUNDIT:

Krasniqi: Qeveria po kërkon përplasje, ftoj veteranët për vetëpërmbajtje dhe qetësi sot në protestë

Krasniqi: Qeveria po kërkon përplasje, ftoj veteranët për vetëpërmbajtje dhe qetësi sot në protestë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka reaguar ndaj deklaratës së ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Krasniqi ka thënë se Qeveria e Albin Kurtit po kërkon përplasje, transmeton Telegrafi.


“Përmes një deklarate skandaloze dhe fyese ndaj veteranëve dhe gazetarëve, nxitëse mbi të gjitha – Qeveria e Albin Kurtit po kërkon përplasje. Vetëm një Qeveri e dështuar, e papërgjegjshme dhe pa fijen e ndërgjegjes, përmes veprimeve të saj, kërkon dhunë në mesin e popullit të saj”, ka pohuar ai.

Tutje, ai ka shtuar se “Veteranët kanë paralajmëruar sot protestë paqësore, për të kërkuar respekt dhe dinjitet nga një Qeveri e cila po i diskriminon në çdo hap e vendim”.

“Pikërisht, për ta eskaluar këtë protestë që veteranët tanë të përballen me policinë, vëllezërit dhe motrat e veta, një ministër pa karakter si Xhelal Sveçla del me fyerje dhe nxitje të tilla. Kjo Qeveri e ka humbur arsyen. E ka humbur rrugën. Shpëtimin, sikur gjatë gjithë historisë së saj, e kërkon në përplasje civile. Turp i madh! Fatkeqësi e madhe!

Gjithsesi, kjo është vetëm një tentativë e ulët e Qeverisë, e dështuar në të njëjtën kohë që përmes nxitjes dhe skandalit të radhës ta heq vëmendjen nga koordinimi i Albin Kurtit me Millan Radojçiqin, përmes shefes së Grupit Parlamentar, Mimoza Kusari-Lila”, u shpreh ai.

Sveçla thotë se Serbia është në aksion me luftë hibride, përmend edhe audio-incizimet ku flasin Kusari-Lila e Simiq
Lexo po ashtu Sveçla thotë se Serbia është në aksion me luftë hibride, përmend edhe audio-incizimet ku flasin Kusari-Lila e Simiq

Mes tjerash, Krasniqi thotë se “Përgjimet dëshmuan se kush me kë po koordinohet dhe me kë po bashkëpunon – edhe në dëm të interesit të vendit”.

“Ftoj veteranët dhe të gjithë pjesëmarrësit sot në protestë për vetëpërmbajtje dhe qetësi. Mos bini pre e këtij orkestrimi antikombëtar”. /Telegrafi/

ovl uck