LAJMI I FUNDIT:

Krasniqi: Qeveria Kurti injoroi paralajmërimet e OBSH-së për përhapjen e variantit Delta

Krasniqi: Qeveria Kurti injoroi paralajmërimet e OBSH-së për përhapjen e variantit Delta

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi në një konferencë për media ka kërkuar reagim urgjent dhe angazhim maksimal të institucioneve shtetërore për ta ndalur siç tha tragjedinë nëpër të cilën po kalon Kosova në përballje me pandeminë COVID-19.

Ai tha se PDK është e gatshme që ta japë kontributin e saj në Kuvendin e Kosovës për të marrë vendime në ndihmë të qytetarëve dhe për tejkalimin e kësaj situate.


“Kosova është sot në një situatë të përkeqësuar pandemie për shkak të menaxhimit të dobët. Ata që janë marrë me hulumtimin e ecurisë së pandemisë, e dinë se kur nisi të përhapej varianti Delta, shkencëtarët botërorë paralajmëruan për rrezikun e tij, për ashpërsinë e tij, për shpejtësinë e shpërndarjes së tij. Dhe, bota u përgatit për ta luftuar atë. Sepse, i dinte karakteristikat e këtij varianti. Sepse, përhapja e tij ishte mes 60 deri 80 % më e lartë sesa variantet tjera. Sepse, nuk kursente as fëmijët. Sepse, ishte mutacion që ende nuk dihej se sa do t’i rezistonte vaksinës dhe sa do të parandalohej nga vaksinimi.”, tha Krasniqi.

Ai theksoi se bota reagoi në mënyrën e duhur, por jo edhe Kosova, qeveria e së cilës i injoroi paralajmërimet nga OBSH-ja dhe institucioneve tjera shëndetësore ndërkombëtare.

“Më 29 qershor, në Kosovë janë shënuar dy rastet e para me variantin Delta, trend ky që ka filluar të përhapet e të shtohet në mënyrë drastike. Më 30 korrik, 90 % e rasteve aktive ishin me këtë variant. Për ta kuptuar në shifra shkallën e përhapjes së infektimit nga varianti Delta, mjafton të analizohet periudha një-mujore korrik-gusht. Më 31 korrik, në Kosovë patëm vetëm 92 raste pozitive, me gjithsej 442 raste aktive në nivel vendi. Më 31 gusht, patëm 1.383 raste pozitive, me gjithsej 26.886 raste aktive në nivel vendi. Vetëm për një muaj kishim rritje prej 6 mijë e 100 % të rasteve aktive. Por, mjerisht, të gjitha këto paralajmërime nuk i pa Qeveria e Kosovës, nuk i kushtoi vëmendje rrezikut të përhapjes së këtij varianti, dhe nuk ndërmori masat adekuate për të parandaluar rrezikun e fluksit të infektimit”, u shpreh Krasniqi.

Ai shtoi se Qeveria ka keqmenaxhuar edhe në sigurimin e vaksinave antiCOVID-19.

“Nuk është bërë administrimi i dozave ekzistuese në mënyrë efikase siç dëshmoi dje skandali i tërheqjes së mbi 130 dozave të vaksinës AstraZeneca. Është evidente që ka mungesë të vaksinave sot. Nuk është bërë fushatë masive për vaksinim, dhe nuk është vepruar asgjë në zgjatjen e orarit të vaksinimit në fundjavë”, u shpreh Krasniqi.

I pari i PDK-së shtoi se po të kishte vaksinim gjatë vikendeve në muajt qershor, korrik dhe gusht sot do të kishim së paku edhe 250 mijë qytetarë të vaksinuar.

Krasniqi theksoi se kjo nuk është betejë politike por betejë për të shpëtuar jetën e qytetarëve tonë.  Ai bëri thirrje sërish që Kuvendi t’i pezullojë pushimet dhe t’i kthehet punës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Momenti kur vetura “fluturon” në Veternik dhe përplaset në një pompë derivatesh

Momenti kur vetura “fluturon” në Veternik dhe përplaset në një pompë derivatesh

Kronika e Zezë
Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit

Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit

Lajme
Përplasja e SHBA-së me Rusinë në KS të OKB-së: Nuk mund të ndryshoni historinë e intervenimit të NATO-s në Kosovë

Përplasja e SHBA-së me Rusinë në KS të OKB-së: Nuk mund të ndryshoni historinë e intervenimit të NATO-s në Kosovë

Lajme
Vasfije Krasniqi pas mbledhjes së Këshillit të Sigurimit: Serbia humb çdo betejë kur jemi në kushte të barabarta

Vasfije Krasniqi pas mbledhjes së Këshillit të Sigurimit: Serbia humb çdo betejë kur jemi në kushte të barabarta

Lajme
Katër të mbijetuara të luftës nuk u lejuan të futeshin në sallën e KS të OKB-së, Osmani refuzoi pjesëmarrjen derisa lëshoi pe protokolli

Katër të mbijetuara të luftës nuk u lejuan të futeshin në sallën e KS të OKB-së, Osmani refuzoi pjesëmarrjen derisa lëshoi pe protokolli

Lajme
Momenti kur Osmani i thotë Vuçiqit

Momenti kur Osmani i thotë Vuçiqit "Shikoj në sy dhe kërkoju falje katër viktimave të krimeve serbe"

Lajme
Kalo në kategori