LAJMI I FUNDIT:

Krasniqi për themelimin e Asociacionit: Serbia po kërkon hise të madhe në Kosovë

Krasniqi për themelimin e Asociacionit: Serbia po kërkon hise të madhe në Kosovë

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës, Jakup Krasniqi ka reaguar lidhur më përplasjet në mes të Brukselit dhe Beogradit për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë.

Krasniqi përmes një postimi në Facebook, ka thënë se reagimet e Beogradit dëshmojnë se Serbia po kërkon hise të madhe në Kosovë.

“Reagimet që vijnë nga Beogradi, e sidomos nga Kryetari i Serbisë Vuçiqi, është më shumë se e qartë se politika zyrtare serbe është duke kërkuar hise më të madhe në Kosovë, pra ata nuk e kanë hallin për të drejtat dhe liritë e avancuara të qytetarëve serbe në Kosovë, ata po duan: Republikë serbe ose ndarje të Kosovës. Prandaj Vuçiqi i reagon Brukselit duke i thënë: “Le të na tregojë BE-ja se ku thotë në marrëveshje që duhet të formohet sipas ligjeve në Kosovë”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë i Krasniqit:

PËRPLASJET BRUKSEL- BEOGRAD PËR ASOCIACIONIN

Beogradin e ka shqetësuar shumë deklarata e Kocijançiçit për asociacionin e komunave një etnike serbe në Kosovë, “se asociacioni duhet të formohet vetëm sipas ligjeve të Kosovës”. Natyrisht që zëdhënësja e BE-së ka mundur të thotë edhe sipas Kartës Evropiane për Decentralizimin e Pushtetit Vendor dhe Dokumentit Gjithëpërfshirës për Zgjedhjen e Statusit përfundimtar të Kosovës, të njohur edhe si dokumenti i Ahtisarit. Një e vërtetë e madhe është se, komunitetit serbe ka të drejta më të avancuara në Kushtetutën e Kosovës se çdo komunitet tjetër në kontinentin tonë (Evropën). Gjuha serbe është gjuhë zyrtare, kanë autonomi goxha të madhe në siguri, drejtësi, arsim, shëndetësi etj.

Reagimet që vijnë nga Beogradi, e sidomos nga Kryetari i Serbisë Vuçiqi, është më shumë se e qartë se politika zyrtare serbe është duke kërkuar hise më të madhe në Kosovë, pra ata nuk e kanë hallin për të drejtat dhe liritë e avancuara të qytetarëve serbe në Kosovë, ata po duan: Republikë serbe ose ndarje të Kosovës. Prandaj Vuçiqi i reagon Brukselit duke i thënë: “Le të na tregojë BE-ja se ku thotë në marrëveshje që duhet të formohet sipas ligjeve në Kosovë”.

Natyrisht, Vuçiqi po tregon qëllimin e tij kur thotë: “ku thuhet se asociacioni duhet të formohet me ligjet e Kosovës”. Pra ai po kërkon që asociacioni të bëhet sipas ligjeve të Serbisë dhe çka thonë ligjet e Serbisë, zyrtarët serbë e deklarojnë shpesh si në korin e bretkosave të moçaleve.

Këto deklarata dhe shumë të tjera duhet që t’i kenë parasysh të gjithë ata zyrtarë të lartë apo ekspertë që do të merren me bisedimet për formimin e asociacionit të Komunave më shumicë serbe. Po një gjë duhet të kihet parasysh: Vetëm kërkesa për të pasur asociacion mbi baza etnike, është kundër frymës se Kushtetutës. Prandaj është më shumë se e qartë, Serbia po kërkon një nivel tjetër të pushtetit dhe vetëm për serbët. Pra, kërkesa e Serbisë nuk është për asociacion por për një Bashkësi të serbëve të Kosovës të ngjashme me Bashkësinë e Komunave serbe të Bosnjës.

Kësaj kurthe të Serbisë mund t’i iket vetëm duke ua afruar Statutin ekzistues të Komunave të Kosovës, pra ashtu siç është edhe në Kushtetutën e Kosovës dhe ligjet e saja dhe në dokumentet e tjerë të përmendura më lartë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Janjiq: Serbia do ta njohë Kosovën, por Beogradi nuk po pranon që e ka humbur luftën

Janjiq: Serbia do ta njohë Kosovën, por Beogradi nuk po pranon që e ka humbur luftën

Lajme
Mbeti më shumë se gjysmë ore në ajër me aeroplanin e tij, Pacolli akuzon Autoritetin e Aviacionit Civil të Kosovës

Mbeti më shumë se gjysmë ore në ajër me aeroplanin e tij, Pacolli akuzon Autoritetin e Aviacionit Civil të Kosovës

Lajme
Samiti i Paqes, Osmani: Rikonfirmojmë mbështetjen për lirinë e Ukrainës

Samiti i Paqes, Osmani: Rikonfirmojmë mbështetjen për lirinë e Ukrainës

Lajme
Pacolli: E papranueshme që Edi Rama të vijë për vizitë në Kosovë dhe Kurti të mos ketë kohë për një takim

Pacolli: E papranueshme që Edi Rama të vijë për vizitë në Kosovë dhe Kurti të mos ketë kohë për një takim

Politikë
Kurban Bajrami të dielën, BIK njofton se në sa ora falet namazi

Kurban Bajrami të dielën, BIK njofton se në sa ora falet namazi

Lajme
Familjarët kërkojnë drejtësi për gruan që vdiq derisa ishte duke u përgatitur për operim, thonë se mjekët nuk reaguan me kohë

Familjarët kërkojnë drejtësi për gruan që vdiq derisa ishte duke u përgatitur për operim, thonë se mjekët nuk reaguan me kohë

Lajme
Kalo në kategori