Monitoruesi i Institutit Demokratik të Kosovës, Albert Krasniqi ka thënë se kanë filluar përgatitjet për vëzhgimin e zgjedhjeve në Drenas.
Krasniqi në emisionin Info Magazine në Klan Kosova ka thënë se problem mund të konsiderohet mbajtja e fushatave pasi nuk ka salla që të bëhet fushatë.
“Ne tashmë kemi filluar përgatitjet për vëzhgimin e zgjedhjeve në Drenas dhe fushatat e subjekteve politike. Është problematike mbajtja e fushatave pasi nuk ka salla që të bëhet fushatë. Kështu që ka mbetur që kjo të bëhet nëpër oda”, tha ai.
“Është aspekti gjinor që vërehet pasi nëpër oda nuk është se pjesë marrin gratë. Gratë përbëjnë 50 % të trupës elektorale në Drenas dhe është mriz që edhe ato të jenë pjesë e fushatës”.
Krasniqi ka thënë se kanë zhvilluar takime me të gjithë kandidatët që janë në garë në mënyrë që t’i shmangen parregullsive.
“Sot kemi takuar të gjithë kandidatët që do të jenë në garë. Qëllimi ka qenë që të instalohet bashkëpunimi që të t’i shmangemi parregullsive. Kërkuam nga ata që mos t’i përfshijnë fëmijët në fushatë zgjedhore. Kjo është vërejtur se është bërë edhe në mënyrë të organizuar ku janë vërejtur të veshur me fanella”.
Sipas Krasniqit për herë të parë po flitet më lirshëm në Drenas dhe kjo mund të konsiderohet si veçantia e kësaj gare.
“Ajo qe kemi parë është se po flitet më lirshëm në Drenas. PDK ka qenë me e fortë më parë dhe tash kemi më shumë kandidatë – kjo është edhe veçantia e kësaj gare”.
“Për shantazhe flitet vazhdimisht por ne nuk kemi arritur ta vërejmë këtë. Njerëzit thuhet se janë kërkcënuar me vende pune, apo qoftë edhe për një “Like” në Facebook”.
“Kjo është hera e parë kur ka numër kaq të madh të vëzhgueseve në Drenas ku edhe mund të shërbejë që procesi zgjedhor të shkoj pa ndonjë parregullësi”, ka thënë Krasniqi.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNjë person i tretë në makinë me Licin dhe Bushatin? Policia shqiptare ngre dyshime: Mund të jetë larguar
Bllokohet Lagja e Boshnjakëve në Mitrovicë për pak kohë, ndërhyn policia dhe shpërndan turmën
Bojkoti i Kuvendit nga shumica parlamentare, përplasen Imer Mushkolaj me deputetët e LVV-së
Abdixhiku i prerë: LDK do të jetë pjesë e Qeverisë vetëm me mua si kryeministër
I vëllai iu vra sot në atentat, kush është “i forti” i Shkodrës?
Incidenti në Fushë-Kosovë: Fqinji i vuri flakën njehsorëve elektrikë të banesës
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Më të lexuarat
Ndodh puthja e parë në Big Brother VIP Kosova, është mes Vullnetit dhe Gresës
Në podcast me Toni Kroos, Jurgen Klopp nuk lë gjë të keqe pa thënë për Sergio Ramosin
Problemi me rinovimin e kontratës – tri klubet e mëdha evropiane futen në garë për Vinicius
“The Simpsons” parashikojnë se kush i fiton zgjedhjet në SHBA
Një person i tretë në makinë me Licin dhe Bushatin? Policia shqiptare ngre dyshime: Mund të jetë larguar
Po eliminoheshin nga gara - Guardiola dhe lojtarët e Man Cityt nuk i ndalnin të qeshurat