LAJMI I FUNDIT:

Krasniqi: Nëse marrëveshja me Serbinë nuk miratohet në Kuvend, do të ketë pasoja politike për Kosovën (Video)

Krasniqi: Nëse marrëveshja me Serbinë nuk miratohet në Kuvend, do të ketë pasoja politike për Kosovën (Video)

Jeta Krasniqi nga KDI ka thënë se subjektet politike duhet të reflektojnë mbi rezolutën e PSD-së, pasi kjo e fundit është më përbërëse se rezolutat e deritanishme.

“Ne konsiderojmë se ka ende hapësirë dhe ende duhet të ndërtohet ai konsensus i partive politike për të përfaqësuar shtetin e Kosovës në bisedime”.

Krasniqi, në emisionin “Përballje” me gazetarin Muhamet Hajrullahu në RTV Dukagjini, ka thënë se dialogu ka qenë kompetencë e Kuvendit të Kosovës dhe do të duhej të mbetet i tillë.

“Roli i Kuvendit të Kosovës si mbikëqyrës i politikës së jashtme është i garantuar me Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Ky rol [i Komisionit Mbikëqyrës për Dialogun me Serbinë] është vetëm një konfirmim”.

Përfaqësuesja e KDI-së ka thënë se nëse arrihet një marrëveshje me Serbinë nga ky delegacion dhe më pas nuk miratohet kjo marrëveshje në Kuvend, është situatë shumë e dëmshme për Kosovën.

“Ky do të ishte një minus i madh për Kosovën, dhe ka pasoja politike për Kosovën [në raport me bashkësinë ndërkombëtare], pasi delegacioni po e përfaqëson shtetin e Kosovës…”, tha ajo, përcjell Telegrafi.

Krasniqi ka thënë se rezoluta i përmban elementet e përgjithshme, dhe mund të konsiderohet një hap drejt arritjes së një konsensusi.

“Rezoluta është hapi i parë drejt arritjes së një konsensusi të shtetit të Kosovës në këto bisedime…Të shohim edhe hapat tjerë të këtij procesi. Rezoluta i përmban elementet e përgjithshme”, tha ndër të tjera Jeta Krasniqi nga KDI./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Kronika e Zezë
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori