LAJMI I FUNDIT:

Krasniqi në Washingtoni: Miqësia dhe aleanca me SHBA-në është e shenjtë

Krasniqi në Washingtoni: Miqësia dhe aleanca me SHBA-në është e shenjtë

Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi i cili po qëndron në Washington, është pritur nga kongresmenë, ish-ambasadorë, gjeneralë të pensionuar dhe zyrtarë të tjerë të lartë të institucioneve të rëndësishme në SHBA.

Reklama

Këtë e ka bërë të ditur Krasiqi përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook.

“Jashtëzakonisht i nderuar që për nder të vizitës time në Washington DC, u prita në një darkë pune shumë produktive me kongresmenë, ish-kongresmenë, ish-ambasadorë, gjeneralë të pensionuar dhe zyrtarë të tjerë të lartë të institucioneve të rëndësishme në SHBA. Kongresmenin e Michiganit John Moolenaar, atë të Marylandit Dutch Ruppersberger, të Virginias Ben Cline dhe pjesëmarrësit e tjerë – i njoftova me situatën aktuale politike dhe të sigurisë në Kosovë”, tha Krasniqi.

Lideri i opozitës tha se për Kosovën, miqësia dhe aleanca me SHBA-të është e shenjtë.

“Nga miqtë e mirë të Kosovës, të cilët ndjekin me vëmendje zhvillimet në Kosovë, kërkova që të vazhdojnë kontributin e tyre të rëndësishëm për vendin tonë, posaçërisht në këtë periudhë të sfidave të shumta”.

“Ndihma e miqve amerikanë për garantimin e sigurisë dhe proceseve integruese të Kosovës është më e nevojshme se kurrë më parë. Në emër të qytetarëve të Kosovës, së bashku me ish-ambasadorin Ahmet Shala, të gjithë të pranishmit i falënderuam për mbështetjen e tyre historike dhe të vazhdueshme për vendin dhe popullin tonë”, tha Krasniqi.

Në trend Lajme

Më shumë
Rama në BBC: SHBA dhe BE kanë të drejtë, Kurti jo

Rama në BBC: SHBA dhe BE kanë të drejtë, Kurti jo

Lajme
Kurti: Me Escobarin dhe Lajçakun do të flasim për mundësinë e organizimit të zgjedhjeve të parakohshme në veri

Kurti: Me Escobarin dhe Lajçakun do të flasim për mundësinë e organizimit të zgjedhjeve të parakohshme në veri

Lajme
Ekipi i RTV 21 ndiqet nga një person i armatosur në Leposaviq

Ekipi i RTV 21 ndiqet nga një person i armatosur në Leposaviq

Lajme
“Burra”, Edi Rama publikon foton e Ali Ahmetit me babanë e Hashim Thaçit

“Burra”, Edi Rama publikon foton e Ali Ahmetit me babanë e Hashim Thaçit

Lajme

"1000 vjet në dy minuta, historia mes Kosovës dhe Serbisë" - shikohet rreth dy milionë herë në Twitter, reagon gazetarja e CNN

Politikë
Ish-ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit, Fried: Ngjarjet e fundit në veri i kanë rrënjët në Serbi, Qeveria e Kosovës gaboi

Ish-ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit, Fried: Ngjarjet e fundit në veri i kanë rrënjët në Serbi, Qeveria e Kosovës gaboi

Lajme
Kalo në kategori