LAJMI I FUNDIT:

Krasniqi: Kush duhet të japë dorëheqje, ‘burrat’ a ‘burrneshat’?

Krasniqi: Kush duhet të japë dorëheqje, ‘burrat’ a ‘burrneshat’?

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate, Jakup Krasniqi, ka thënë se edhe pas shtatë vitesh bisedime me Serbinë ende nuk ka normalizim të marrëdhënieve mes dy shteteve.

Krasniqi, në një postim në Facebook, ka komentuar edhe zgjedhjet e mbajtura në katër komunat në veri, sipas tij, zgjedhjet e djeshme (19 majit), po konsiderohen si fitore e Serbisë së Vuçiqit në Kosovë, dhe mbase këto zhvillime janë në shërbim të korrigjimit të kufijve, transmeton Telegrafi.

Si përfundim Krasniqit ka thënë se në një situatë të tillë dikush do të duhej të jepte dorëheqje.

Shkrimi i plotë:

“PO TE KISHTE PAK MORAL (…)!

Po të kishte pak moral në politikën tonë, sidomos në këto 11 vjetet e Pavarësisë, dikush do të duhej t’i thoshte Çao politikës në Kosovë.
Pse?

Gjatë gjithë kohës sa vazhduan Bisedimet me ndërmjetësimin e Brukselit, filluar në vitin 2012, disa politikanë nuk patën pushuari se deklarimi edhe nga foltorja e Kuvendit të Kosovës, se së shpejti do të normalizoheshin marrëdhënieve me Serbinë. Kështu kaluan shtatë vite, normalizimi i marrëdhëniet me Serbinë nuk ndodhi, por, ajo që ndodhi është: Serbi më shumë ka në Kosovë.

Zgjedhjet që u zhvilluan dje në Kosovën Veriore, fitoj Lista e Vuçiqit. Dhe kjo po konsiderohet, si fitore e Serbisë së Vuçiqit në Kosovën Veriore. Mbase edhe këto zhvillime janë në shërbim të korrigjimit të kufijve, për të cilën gjë, sidomos vitit të fundit është folur shumë në opinion.

Gjerat që duheshin sqaruar e zgjidhur nuk po shihen në horizont. Tani të gjithë po e shohim se janë ndërlikuar skajshmërisht!

Si përfundim, në një situatë të tillë, po të kishte moral politik në jetën politike në Kosovë, dikush do të duhej të jepte dorëheqje. Po ditëve të fundit në skenën politike në Kosovë ka dal një problem tjetër? Kush duhet të jep se pari dorëheqje? “Burrat” a “burrneshat”? Kritikat janë përqendruar në një “burrneshë”. Kjo është çështja që po përfolët shumë tek ne?! E veçmas në disa debatet televizive”./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
E mohoi në Kuvendin e Serbisë, por Goran Rakiq ishte betuar si ministër në Kuvendin e Kosovës

E mohoi në Kuvendin e Serbisë, por Goran Rakiq ishte betuar si ministër në Kuvendin e Kosovës

Lajme
Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Lajme
Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Drejtësi
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
Kalo në kategori