LAJMI I FUNDIT:

Krahu i djathtë i Boris Johnson: Britania të dalë nga BE më 31 tetor, pavarësisht kërkesës për shtyrje

Krahu i djathtë i Boris Johnson: Britania të dalë nga BE më 31 tetor, pavarësisht kërkesës për shtyrje

Qeveria e Boris Johnson u shpreh e vendosur që Brexit të ndodhë më 31 tetor, edhe pse u detyrua nga Parlamenti t’i shkruante Brukselit për t’i kërkuar një shtyrje.

Dita e djeshme, me një votim historik të parashikuar në Parlamentin britanik të një marrëveshjeje të re për Brexit, që u njoftua triumfalisht dy ditë më parë në Bruksel, do të jepte më në fund një sqarim më shumë se tre vjet pas referendumit të vitit 2016.


Bilanci, deputetët vendosën të shtyjnë vendimin e tyre dhe evropianët të përballen sot me tre letra ku thuhej gjithçka dhe e kundërta e saj.

Dhe më pak se dy javë për të shmangur një dalje pa marrëveshje që i shkakton djersë të ftohta komunitetit të biznesit.

Letra e parë, e panënshkruar, kërkon një shtyrje prej tre muajsh të Brexit. E dyta, e nënshkruar nga Boris Johnson, thekson se nuk dëshiron të ketë vonesa. E treta, nga ambasadori britanik në BE, Tim Barrow, thekson se shtyrja është kërkuar vetëm për të respektuar ligjin.

“Pavarësisht kësaj kërkese, ne do të dalim më 31 tetor. Ne kemi mjetet dhe kapacitetin për ta bërë këtë”, deklaroi sot Michael Gove, krahu i djathtë i Boris Johnson, në një intervistë për Sky News.

Në Bruksel, presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk theksoi dje në mbrëmje se do të fillonte konsultimet me drejtuesit e BE-së. Sipas një burimi evropian, bisedimet mund të zgjasin disa ditë. /atsh/

Në trend Botë

Më shumë
Si Izraeli përdori dronët për të ngatërruar mbrojtjen ajrore iraniane përpara se të

Si Izraeli përdori dronët për të ngatërruar mbrojtjen ajrore iraniane përpara se të "gjuante raketat supersonike Rampage" - një sulm preciz që heshti Teheranin

Azia
Ukrainasit pretendojnë se shkatërruan 314 tanke dhe autoblinda ruse gjatë betejës gjashtëmujore për Novomykhailivkan

Ukrainasit pretendojnë se shkatërruan 314 tanke dhe autoblinda ruse gjatë betejës gjashtëmujore për Novomykhailivkan

Evropa
Dhjetë të vdekur – momenti i përplasjes së dy helikopterëve, gjatë provave ushtarake në Malajzi

Dhjetë të vdekur – momenti i përplasjes së dy helikopterëve, gjatë provave ushtarake në Malajzi

Azia
Ministri i Jashtëm rus shpalos një nga planet kryesore të Putinit

Ministri i Jashtëm rus shpalos një nga planet kryesore të Putinit

Evropa
Tajvani goditet nga dhjetëra tërmete, më i fuqishmi me magnitudë 6.3

Tajvani goditet nga dhjetëra tërmete, më i fuqishmi me magnitudë 6.3

Azia
Forcat ruse kanë ngecur në rajonin e Donetsk – harta që tregon gjendjen e fundit në linjat e frontit në Ukrainë

Forcat ruse kanë ngecur në rajonin e Donetsk – harta që tregon gjendjen e fundit në linjat e frontit në Ukrainë

Botë
Kalo në kategori