LAJMI I FUNDIT:

KQZ: Përfundon rivotimi në Istog, dalja e qytetarëve në votim është 41.27%

KQZ: Përfundon rivotimi në Istog, dalja e qytetarëve në votim është 41.27%

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), në konferencën e katërt ka bërë të ditur se në orën 19:00 janë mbyllur të gjitha vendvotimet.

Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka ka treguar se aktualisht është duke u bërë numërimi i votave.


Deri në orën 19:00 dalja e qytetarëve në votim ka qenë 20 mijë e 248 apo 41.27%, ndërsa më 19 nëntor deri në po të njëjtën kohë kishin votuar 18 mijë e 233 votues apo 38.24 %.

“Në emër të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve falënderojmë të gjithë qytetarët me të drejtë vote që morën pjesë në zgjedhje dhe për kulturën demokratike të treguar sot. Gjithashtu, falënderojmë institucionet e Kosovës, Policinë dhe Prokurorinë e Shtetit për bashkëpunimin dhe punën e tyre gjatë kësaj dite”, ka thënë Daka.

Publikimi i rezultateve do të bëhet në sallën e KQZ-së. /Telegrafi/