LAJMI I FUNDIT:

Kozniku: Nuk kam marr asnjë ofertë, por do ta pranoja me kënaqësi drejtimin e Kukësit

Kozniku: Nuk kam marr asnjë ofertë, por do ta pranoja me kënaqësi drejtimin e Kukësit

Mlladen Milinkovic ditë më parë është shkarkuar nga posti i trajnerit të Kukësit.

Skuadra verilindore shqiptare ende është pa trajner dhe se vendimi do të merret shumë shpejt pasi që skuadra për përgatitje do të udhët drejt shtetit turk.


Mediat shqiptare raportuan se pasardhës i trajnerit serb mund të jetë gjakovari Ardian Kozniku, i cili në të kaluarën ka drejtuar skuadrën e Shkëndijës së Tetovës.

Kozniku ka veshur shtatë herë fanellën e kroate dhe ka shënuar dy gola

Telegrafi ka kontaktuar ish-reprezentuesin kroat, i cili ka zbuluar se nuk ka marrë asnjë ofertë konkrete, por që nëse i bëhet një i tillë, nuk do ta refuzonte.

“E respektoj interesimin e klubit të Kukësit, por unë nuk kam marr ndonjë ofertë zyrtare. Nëse më bëhet një e tillë, do ta pranoja me kënaqësi dhe me gjithë zemër. Por, derisa nuk ka oferte serioze nuk mund të them asgjë. Unë për momentin punoj dhe veproj në Kroaci”, ka thënë 50-vjeçari.

Kujtojmë se Kozniku ka fituar medaljen e bronztë me kombëtaren e Kroacisë gjatë kampionatit botëror të vitit 1998.

Ndryshe, gjatë karrierës së futbollist ka veshur fanellat Hajdukut, Bastias, Le Havres dhe Prishtinës. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale

Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale

Liga e Kampionëve
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr

Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr

Ligat tjera
Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?

Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?

Liga e Kampionëve
Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve

Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Reali apo Bayerni? Tuchel tregohet i sinqertë për atë se kush i ka shanset më të mëdha për të kaluan në finale

Reali apo Bayerni? Tuchel tregohet i sinqertë për atë se kush i ka shanset më të mëdha për të kaluan në finale

Liga e Kampionëve
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Kalo në kategori