LAJMI I FUNDIT:

Kozniku kandidat për trajner të Kukësit

Kozniku kandidat për trajner të Kukësit

Kukësi ende nuk e ka vendosur se kush do të jetë pasuesi i Mlladen Milinkoviç në stol, ndërkohë që vendimi nga presidenti Safet Gjici pritet të merret shumë shpejt, pasi skuadra në fillim të janarit niset drejt Turqisë për të zhvilluar fazën përgatitore.

Gjatë këtyre ditëve duhet punuar edhe për merkaton dhe trajneri i ri do të ketë rolin e tij në këtë gjë. Ndërkohë që tashmë në skenë ka dalë një tjetër emër.


“Sport Ekspres” raporton se presidenti Gjici pëlqen Ardian Koznikun, gjakovarin që ka luajtur me Kroacinë dhe ka pasur një karrierë të pasur si futbollist, ndërsa si trajner ka drejtuar Shkëndijën e Tetovës.

Në Shqipëri emri i tij më parë është lakuar te Bylisi dhe mes palëve ka pasur bisedime, por vetëm kaq, pasi marrëveshja nuk është arritur. Tashmë Kozniku është nja kandidat për stolin e Kukësit.