LAJMI I FUNDIT:

Kovaçevski: Vetëm njerëzit e pandershëm dhe të frikësuar abuzojnë me shëndetin e dikujt

Kovaçevski: Vetëm njerëzit e pandershëm dhe të frikësuar abuzojnë me shëndetin e dikujt

Qendra për komunikim e Lidhjes Social Demokrate të Maqedonisë, ka shpalosur deklaratën e liderit të saj, Dimitar Kovaçevski, i cili akuzon OBRM-PDUKM-në dhe liderin e saj Hristijan Mickoski, se po tenton të ia mveshë partisë në pushtet, dështimet e tyre.

Reagimi vjen pasi nga OBRM-PDUKM dje akuzuan kryeministrin se ka shmangur luftën e vitit 2001 duke u deklaruar si i paaftë.

“OBRM-PDUKM, nuk përzgjedh asnjë mjet dhe mënyrë për të tërhequr vëmendjen e opinionit publik prej skandaleve korruptive në partinë e tyre. Kjo vetëm vërteton se këtë që po shohim në publik, prej javës së kaluar, është e vërteta dhe se OBRM-PDUKM, është zhytur në një krizë të thellë”, shprehet Kovaçevski.

Kovaçevski, ka theksuar që korrupsionin e tyre të 20 viteve do e gjykojnë qytetarët.

“Asnjëherë nuk i kam ikur shërbimit ushtarak. Vetëm njerëzit e pandershëm dhe të frikësuar abuzojnë me shëndetin e dikujt dhe ndërhyrjen kirurgjikale para 20 viteve, me të cilën mundohen ta mbulojnë turpin dhe kriminalitetin e tyre. Nuk jam i befasuar, nga gënjeshtrat dhe manipulimet e tyre. Skandalet e tyre në qytetin e Shkupit, vetëm vërtetojnë se jo vetëm që partia nuk është e reformuar, por e përmbushur me kriminalitet. Qytetarët këtë e vërejnë dhe ata do e gjykojnë”, përfundon lideri i LSDM-së.

Në trend Lajme

Më shumë
Nisin lëvizjet e para për njohjen e gjuhës shqipe, Google po shton Kosovën në programin e verifikimit të reklamuesve

Nisin lëvizjet e para për njohjen e gjuhës shqipe, Google po shton Kosovën në programin e verifikimit të reklamuesve

Lajme
Vdes 34-vjeçari në Gjakovë, qëlloi vetën me armë zjarri

Vdes 34-vjeçari në Gjakovë, qëlloi vetën me armë zjarri

Kronika e Zezë
Ambasadori italian në Serbi thotë se formimi i Asociacionit është kusht për pranimin e Kosovës në KiE

Ambasadori italian në Serbi thotë se formimi i Asociacionit është kusht për pranimin e Kosovës në KiE

Lajme
Kurti në Stamboll takoi afaristë shqiptarë që veprojnë në Turqi

Kurti në Stamboll takoi afaristë shqiptarë që veprojnë në Turqi

Lajme
BIK njofton se 215 besimtarë myslimanë janë nisur sot drejt vendeve të shenjta për ta kryer haxhin

BIK njofton se 215 besimtarë myslimanë janë nisur sot drejt vendeve të shenjta për ta kryer haxhin

Lajme
Mbi 33 kg ari të sekuestruar, publikohen pamjet nga aksioni në argjendaritë e Gjilanit

Mbi 33 kg ari të sekuestruar, publikohen pamjet nga aksioni në argjendaritë e Gjilanit

Lajme
Kalo në kategori