LAJMI I FUNDIT:

Kovaçevski: Do të propozohet që ndërrimi i lejeve të shoferëve të jetë pa pagesë

Kovaçevski: Do të propozohet që ndërrimi i lejeve të shoferëve të jetë pa pagesë

Në seancën e sotme të Qeverisë do të propozohet një zgjidhje që do të mundësojë që ndërrimi i lejeve të shoferëve dhe të komunikacionit të jenë falas deri në fund të vitit, njoftoi kryetari i LSDM-së Dimitar Kovaçevski, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Kovaçevski tha se deri më tani janë ndërruar mbi 1.2 milionë dokumente udhëtimi dhe mbi 550 mijë leje për shoferë, duke shpjeguar se numri i dokumenteve të lëshuara deri më tani është prekur nga pandemia dyvjeçare me masat e distancimit social që ka prishur kanalet e furnizimit dhe proceset e prodhimit në fabrikat e dokumentacionit.


“Sigurisht që kjo pati ndikim. Ajo që është gjithashtu e rëndësishme është se shumë nga dokumentet e udhëtimit janë zëvendësuar. Çdo përhapje paniku dhe dhënia e deklaratave populiste që nuk janë në drejtim të zgjidhjes së problemit por janë një lloj vetëpromovimi personal nuk sjell asgjë të mirë. Prandaj grupi parlamentar i LSDM-së dje, dhe natyrisht kryetari i Kuvendit, i cili tani është nga partia jonë, menjëherë ka arritur një konsensus me të gjitha partitë, për të zgjatur afatin e vlefshmërisë së dokumenteve për përdorim të brendshëm, dhe kjo është bërë.

Ministrat tanë sot në seancën e Qeverisë do të propozojnë një zgjidhje me të cilën zëvendësimi i lejeve të shoferit dhe trafikut do të jetë pa pagesë deri në fund të vitit, në kurriz të shtetit, në mënyrë që procesi të zbatohet nga fundi i vitit”, tha Kovaçevski./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ambasadorët e QUINT-it i shkojnë në zyre Kurtit – nuk dihet arsyeja

Ambasadorët e QUINT-it i shkojnë në zyre Kurtit – nuk dihet arsyeja

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
​Kërkohet ligj për Gjergj Kastriotin - Skënderbeun, propozohet 28 tetori si festë kombëtare

​Kërkohet ligj për Gjergj Kastriotin - Skënderbeun, propozohet 28 tetori si festë kombëtare

Lajme
Kosova ia ndaloi hyrjen, Petkoviq arsyetohet se vizita kishte karakter fetar

Kosova ia ndaloi hyrjen, Petkoviq arsyetohet se vizita kishte karakter fetar

Lajme
“Luani i Gllogjanit, ishte kthyer në luan të UÇK-së” – Kurti dhe liderët politikë kujtojnë Luan Haradinajn në 27 vjetorin e rënies së tij

“Luani i Gllogjanit, ishte kthyer në luan të UÇK-së” – Kurti dhe liderët politikë kujtojnë Luan Haradinajn në 27 vjetorin e rënies së tij

Lajme

"Ratko Mlladiq hero i popullit" - grafitet që po provokojnë qytetarët shqiptarë në veri

Lajme
Kalo në kategori