LAJMI I FUNDIT:

Kovaçevski-Schmid: Maqedonia e Veriut dha një kontribut të rëndësishëm për OSBE-në dhe për sigurinë evropiane

Kovaçevski-Schmid: Maqedonia e Veriut dha një kontribut të rëndësishëm për OSBE-në dhe për sigurinë evropiane

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski sot në Vjenë të Austrisë ka takuar Sekretaren e Përgjithshme të OSBE-së, Helga Schmid, njoftojnë nga shtypi i qeverisë.

Në takim, theksojnë nga atje, u përshëndet kryesimi i suksesshëm i Maqedonisë së Veriut me OSBE-në në vitin 2023, me të cilin shteti edhe një herë tregoi përkushtimin e tij për multilateralizëm.


“Në takim, të dy bashkëbiseduesit deklaruan se kryesimi i OSBE-së nga Maqedonia e Veriut ishte një detyrë komplekse, të cilën vendi e përfundoi me sukses në kushtet e krizës më të madhe të sigurisë dhe gjeopolitike në kontinentin evropian pas Luftës së Dytë Botërore.

Kryeministri Kovaçevski në takim theksoi se si anëtare e Trojkës, Maqedonia e Veriut është e gatshme t’i ofrojë të gjithë mbështetjen kryetares aktuale, Maltës dhe të vazhdojë të kontribuojë në proceset për sigurinë dhe stabilitetin e përgjithshëm evropian”, thuhet në njoftim.

Bashkëbiseduesit diskutuan për proceset e ardhshme zgjedhore në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe theksuan rëndësinë e OSBE-së në këtë drejtim./Telegrafi/