LAJMI I FUNDIT:

Kovaçev: Nuk e kuptoj pse opozita maqedonase nuk dëshiron përfshirjen e bullgarëve në kushtetutë

Kovaçev: Nuk e kuptoj pse opozita maqedonase nuk dëshiron përfshirjen e bullgarëve në kushtetutë

Është vërtet e pakuptueshme për mua se cila është pamundësia apo mosgatishmëria e Maqedonisë së Veriut, dhe veçanërisht e opozitës atje, për të përfshirë bullgarët në Kushtetutën e saj, tha eurodeputeti bullgar Andrej Kovaçev në një intervistë për “Dnevnik” të Sofjes.

Sipas tij, edhe Bashkimi Evropian edhe SHBA-ja kanë bërë gjithçka për të mbështetur integrimin e Maqedonisë dhe fillimin e negociatave për anëtarësim.


“Nga ana jonë ka gjeste të vullnetit të mirë që edhe ata të fillojnë rrugën e integrimeve evropiane dhe të kapërcejnë nostalgjinë dhe inercinë nga koha e Jugosllavisë së Titës”, tha Kovaçev.

Një eurodeputet gjithashtu theksoi se nuk ka asnjë mënyrë që të gjitha vendet nga Ballkani Perëndimor të mund të hyjnë në BE në të njëjtën kohë.

“Të gjithë mendojmë se më lehtë do të jetë të integrohet Mali i Zi në Bashkimin Evropian, nëdrsa këtu janë edhe bisedimet me Shqipërinë. Shpresoj se nëse ka vullnet politik në Shkup për ndryshime, edhe ato do të fillojnë bisedimet”, tha Kovaçev./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?

Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, cilat janë vendet skeptike që duan fillimisht asociacionin?

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, cilat janë vendet skeptike që duan fillimisht asociacionin?

Lajme
Kurti merr kundërpërgjigje për kritikat ndaj Prokurorisë Speciale

Kurti merr kundërpërgjigje për kritikat ndaj Prokurorisë Speciale

Lajme
AGK-ja dënon intimidimin publik të deputetit Dimal Basha ndaj gazetares së RTK-së

AGK-ja dënon intimidimin publik të deputetit Dimal Basha ndaj gazetares së RTK-së

Lajme
Profesori i kriminalistikës: Bandat ruse porositën sulm në burgun e Reçit në Shkodër, ja si u planifikua

Profesori i kriminalistikës: Bandat ruse porositën sulm në burgun e Reçit në Shkodër, ja si u planifikua

Lajme
Kalo në kategori