LAJMI I FUNDIT:

Kouame në shënjestër të Milanit për repartin ofensivë

Kouame në shënjestër të Milanit për repartin ofensivë
GENOA, GE - AUGUST 26: Christian Kouame of Genoa celebrate after 2-0 during the serie A match between Genoa CFC and Empoli at Stadio Luigi Ferraris on August 26, 2018 in Genoa, Italy. (Photo by Paolo Rattini/Getty Images)

Sulmuesi i talentuar, Christian Kouame është në shënjestër të Milanit.

Në edicionin e tij të parë në Serie A, Kouame ka shkëlqyer me fanellën e Genoas.


E falë paraqitjeve të mira reprezentuesi i Bregut të Fildishtë është bërë objektiv i Milanit për repartin e sulmit.

20-vjeçari ka qenë edhe pjesë e akademisë së Interit por që Neroazzurët nuk kanë besuar në të dhe e rikthyen tek Prato.

Kouame shkëlqeu fillimisht edicionin e kaluar në Serie B me Cittadellan para se Genoa ta transferonte për pesë milionë euro.

Christian Kouame gjatë një ndeshje kundër Milanit. (Photo by Marco Luzzani/Getty Images/Guliver)

Por falë dy golave dhe pesë asistimeve në Serie A, sulmuesi i talentuar ka rritur vlerën e tij.

Sipas Calciomeracto, tani klubi i Genoas kërkon së paku 20 milionë euro për ta lënë të lirë.

Milani po synon ta shfrytëzojë afërsinë me klubin e Genoas për ta fituar garën për 20-vjeçarin.

Përveç Milanit, interesim për talentin afrikan ka shprehur edhe Borussia Dortmund në Bundesliga. /Telegrafi/