LAJMI I FUNDIT:

Kostoja për veteranët është dyfishuar

Kostoja për veteranët është dyfishuar

Qeveria e Kosovës kishte ndarë 25 milionë euro të mjaftueshme për të kompensuar 12 mijë veteranë të luftës. Numri i veteranëve deri më tani ka arritur në 21 mijë e 500, numër ky që nuk është ende final.

Këto të dhëna i ka dhënë ministri i Financave, Avdullah Hoti, në një intervistë për “Kohën Ditore”. Ai nuk ka treguar nëse dyfishimi i numrit të veteranëve përbën rrezik buxhetor apo mosmarrëveshje me FMN-në.


“Buxheti prej 25 milionë eurosh për 12 mijë veteranë që ka qenë i planifikuar në fillim nuk është i mjaftueshëm”, ka thënë Hoti.

Ka treguar se FMN-ja ka kërkuar një menaxhim më të mirë të skemave sociale.

Gjithashtu ka thënë se janë në rrugën e duhur për rishikimin e dytë të marrëveshjes me FMN-në. E ka pranuar se ende nuk janë arritur caqet e shpenzimeve dhe të hyrave të vendosura me programin e FMN-së.

Koncentrimin e investimeve në infrastrukturë Hoti e ka arsyetuar me nevojën bazike që ka Kosova. Ka folur edhe për mosrealizimin e dy premtimeve të kryeministrit Isa Mustafa.

Ka folur edhe për rishikimin e ligjit për TVSH, rritjen e pagave, për fiskalizimin, tolerimin e naftëtarëve në këtë proces, por edhe për reformën e Ligjit të prokurimit publik. /Telegrafi/