LAJMI I FUNDIT:

Kosovës i ikën nga duart një tjetër talent i madh, Ardon Jashari ftohet nga Përfaqësuesja A e Zvicrës

Kosovës i ikën nga duart një tjetër talent i madh, Ardon Jashari ftohet nga Përfaqësuesja A e Zvicrës

Përfaqësuesja e Zvicrës është grumbulluar për dy ndeshjet e muajit shtator, ku do të luaj me Spanjën në udhëtim dhe Republikën Çeke si vendas.

Helvetikët do të përballen fillimisiht në Zaragoza përballë spanjës me 24 shtator, derisa tri ditë më vonë në St.Gallen presin çekët ku tanimë trajneri Murat Yakin ka zbuluar edhe listën me futbollistët e grumbulluar.


Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri ishin dy shqiptarët e vetëm, derisa nga sot listës i është shtuar edhe një futbollist me prejardhje shqiptare.

Ardon Jashari është talenti i radhës që i ikën nga dora Përfaqësueses së Kosovës dhe është grumbulluar nga Yakin për dy ndeshjet e muajit shtator.

20-vjeçari prej dy vitesh po shkëlqen në Superligën e Zvicrës me Luzernin dhe luan në pozitën e mesfushorit defensivë. Jashari është grumbulluar nga Përfaqësuesja A e Zvicrës pas lëndimit të sulmuesit të Salzburg, Noah Okafor.

Është një tjetër dështim nga Përfaqësuesja e Kosovës pasi javë më parë ishin konfirmuar bisedimet me futbollistin dhe familjen e tij, por ai sot është grumbulluar nga Zvicra dhe nuk do të vije te Kosova.

Jashari ka lindur në Zvicër, derisa prindërit e tij janë shqiptarë nga Kumanova e Maqedonisë së Veriut. FFK kishte shprehur dëshirë për ta marrë talentin shqiptar në radhët e veta, por si gjithmonë edhe njëherë Zvicra u tregua më e shpejtë dhe Kosova mbeti pa një xhevahir në mesfushë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Liga e Evropës

"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe

Liga e Evropës
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori