Dështimi i dhënies me koncesion të kompleksit turistik Brezovica, nuk pritet të jetë i vetmi në mandatin e kësaj qeverie, të drejtuar nga Isa Mustafa. Fatin e njëjtë sikur të Brezovicës pritet ta kenë edhe termocentrali “Kosova e Re” si dhe ndërmarrja “Trepça”.
Gazeta Fjala kohë më parë ka raportuar se kompania amerikane “Contour Global” nuk po mund t’i siguroi 1 miliard euro për ndërtimin e Termocentralit Kosova e Re. Kjo me arsyen se asnjë investitor i mundshëm nuk po dëshiron t’i investoi paratë në Kosovë për të zhvilluar këtë projekt.
Sipas njohësve të çështjeve ekonomike dhe politike, dështimet e projekteve të tilla madhore për shtetin janë të pritshme.
Arian Zeka nga Oda Ekonomike Amerikane ka thënë se dështimi i konserciumit do të duhej të shërbej si indikator shqetësues për institucionet e shtetit dhe që urgjentisht qeveria duhet t’i përmirësojnë mundësitë e të bërit biznes në Kosovë. “Nuk mund të ketë investitorë seriozë në vend pa luftim të korrupsionit dhe ofrim të kushteve të barabarta për të gjithë investitorët në Kosovë”, ka thënë Zeka.
Ai thotë se arsyetimet e Qeverisë se nga Kosova nuk po largohen investitorët janë të pavërteta. “Arsyetimet boshe se nga Kosova nuk po ikin investitorët nuk janë valide, për shkak se në vitet e fundit realisht nuk ka pasur investitor fare, ose kanë ikur menjëherë në vitet e para te pasçlirimit”, ka thënë më tej Zeka.
Ndërkohë që për njohësit e çështjeve politike në vend dështimi i Brezovicës ka qenë i pritshëm.
Imer Mushkolaj, ka thënë për Gazetën Fjala se shumë procese të rëndësishme për Kosovën kanë dështuar si pasojë e keqqeverisjes në vend. “Ky është dështim i institucioneve përgjegjëse kosovare. Vetë klima për investime të huaja në Kosovë është e papërshtatshme dhe kjo bën që për privatizimin e aseteve të rëndësishme të konkurrojnë kompani, të cilat nuk janë serioze”, ka thënë Mushkolaj.
Ai thotë se rast të njëjtë si të Brezovicës kishte edhe privatizimi i PTK-së. “Institucionet duhet të punojnë në shumë dhe më seriozisht për përmirësimin e kushteve për investime të jashtme, në mënyrë që të zgjojnë interesimin e kompanive të mëdha dhe të njohura, që nënkupton edhe siguri më të madhe në privatizimin e aseteve strategjike”, është shprehur Mushkolaj.
Sipas tij, nëse vazhdon qasja e njëjtë e institucioneve, atëherë nuk kemi arsye të mos besojmë se njësoj do të ndodh edhe me “Kosovën e Re” dhe Trepçën.
Ndërkohë, Ibrahim Rexhepi nga STRAS ka thënë për Gazetën Fjala se ky është dështimi më serioz i Qeverisë së Kosovës.
Sipas tij, qeveria e Kosovës duhet të analizojë në mënyrë shumë serioze se përse po dështon në projekte ndërkombëtare. “Te rasti i Brezovicës prej fillimin ka qenë e qartë se diçka nuk është ne rregull, dhe se ofertuesi nuk është serioz. Qeveria duhet të nxjerr mësim dhe ta kuptoj se nuk duhet domosdoshmërish ta shtyjë deri në fund tenderin dhe atëherë ta vërejë se ka dështuar”, ka thënë Rexhepi për Gazetën Fjala.
Ai shprehet se Qeveria në momentin kur e parë kur konserciumi ka thënë se nuk I ka siguruar mjetet, ëhstë dashur që ta anuloj tenderin. Rexhepi shprehet se fat të njëjtë si të Brezovicës pritet të ketë edhe termocentrali ‘Kosova e Re”.
Mirëpo ndryshe nga Rexhepi mendon Arian Zeka. Sipas tij, çështjes së Termocentralit “Kosova e Re”, është ende herët që tu ipet një vendim final.
“Nuk mund të parashikoj se çfarë do të ndodhë me projektin e termocentralit Kosova e Re, për shkak se në këtë rast së paku oferta e investitorit duket të jetë më serioze, e posaçërisht ajo financiare”, ka thënë Zeka.
Ndërsa sa i përket Trepçës përfaqësuesi i bizneseve amerikane në Kosovë, thotë se rasti është më i ndërlikuar dhe pa nj plan të mirëfilltë veprimi nuk pritet zgjedhje e qëndrueshme.
“Rasti Trepça është më kompleks dhe pa një plan të mirëfilltë veprimi nuk do të flasim për zgjidhje te qendrueshme. Vetëm Ligji i veçantë për ketë ndërmarrje nuk do te ofroje zgjidhje”, ka thënë ai.
Kujtojmë që javën e kaluar konzorciumi francez “MDP Consulting – Compagnie des Alpes”, ka dështuar të sigurojë 163 milionë euro për fazën e parë të investimeve në resortin e Brezovicës. Edhe pse qysh Qeveria i kishte dhënë afat shtesë për ti siguruar ato. /Gazeta Fjala/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
“Dukagjini” pasuron botën e librit, 35 botime të reja, gati për panairin “Prishtina 2024”
Telegrafi Jobs lidh punëkërkuesit me punëdhënësit
Ankandi i parë solar prej 100 MW, nënshkruhet kontrata – investim në vlerë mbi 70 milionë euro
Ankandi i parë solar prej 100 MW, nënshkruhet kontrata – investim në vlerë mbi 70 milionë euro
Heb's mbërrin edhe në Shqipëri
Kompania lidere në Kosovë shënon 20 vjetorin e themelimit
Vitaland me 3000 dhurata feston Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve – 1 Qershori
Gjermanët nuk po mund të gjejnë punëtorë për Kampionatin Evropian
Rruga Prishtinë-Mitrovicë, asfaltohet njëri drejtim i segmentit Lugu i Madh - Maxhunaj
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Pse çdo prind duhet të zgjedhë këpucët apo atletet Reebok në Melodia Px për fëmijët e tyre?!
Eksploro natyrën dhe ngjit majat me çizmet e duhura
Formësoje trupin me peshën Martes
Rehatohu n’plazh mirë dhe lirë
Për çfarë vibes je – Summer Vibes apo Good Vibes?
Më të lexuarat
Donald Trump shpallet fajtor
Kush do të jetë Sekretari i Përgjithshëm i ardhshëm i NATO-s?
Palestër, kinema dhe shtatë dhoma gjumi: Kylian Mbappe ka blerë një pallat nga ish-sulmuesi i Real Madridit për 11 milionë euro
Pas ndarjes nga Ledri Vula - Sara Hoxha pyetet për rikthimin dhe befason me përgjigjen
Qeveria e vlerëson të vonuar heqjen e masave ndëshkuese ndaj Kosovës
Politico: Biden i dha në fshehtësi Ukrainës lejen për të goditur - me armë amerikane - brenda Rusisë