Asllani nuk luajti fare për Suedinë në ndeshjen që u zhvillua të shtunën kundër SHBA-së (0:0) për shkak të problemeve me gju.

"Është e vështirë kur dëshiron të luash, por trupi nuk të përgjigjet, është shumë dëshpëruese. Unë nuk do të mund të luaj 90 minuta kundër Australisë, por për disa minuta ndoshta do të paraqitem", ka thënë Asllani për "aftonbladet.se".


Ndeshja e radhës është e treta për Suedinë në fazën grupore në kampionatin botëror të femrave në futboll që po mbahet në Kanada. Suedia në ndeshjen e parë kundër Nigerisë barazoi me rezultatin 3:3.

Suedia zë vendin e tretë në grup me dy pikë. Në pozitën e parë është SHBA-ja me 4 pikë, kurse Australia zë vendin e dytë me 3 pikë, transmeton Koha.net. Në pozitën e fundit me një pikë është Nigeria.

Asllani është ndër lojtaret më të mira të Suedisë. Kundër Nigerisë luajti vetëm pjesën e parë, për shkak të lëndimit. 

telegrafi sport app