LAJMI I FUNDIT:

Kosova zhvillon sfidën e parë përcaktuese ndaj Luksemburgut

Kosova zhvillon sfidën e parë përcaktuese ndaj Luksemburgut
(Foto: basketbolli.com)

Kosova është gati për ndeshjet vendimtare. Basketbollistët e Kosovës nga 9 shkurti kanë filluar përgatitjet, ndërsa sfidat përcaktuese do të jenë sot (më 18 shkurt) përballë Luksemburgut dhe të shtunën (më 20 shkurt) përballë Sllovakisë.

Të gjitha ndeshjet e Grupit B do të zhvillohen në kryeqytetin e Kosovës, thuhet në faqen e FBK-së. Në Grupin B, lider është Islanda me tri fitore dhe një humbje, kurse Kosova dhe Sllovakia kanë nga dy fitore dhe dy humbje, ndërsa Luksemburgu ka një fitore dhe tri humbje.


Të gjitha kombëtaret kanë gjasat e tyre për kualifikim. Nëse Dardanët fitojnë dy përballjet, atëherë do të kualifikohen tutje, pa marrë parasysh rezultatet në takimet tjera.

Përzgjedhësi Christos Marmarinos ka thënë se është përparësi që ndeshjet zhvillohen në Prishtinë, edhe pse është e tmerrshme të luash pa tifozë.

Ndërkohë, kapiteni Dardan Berisha, i cili mungoi në ndeshjet e nëntorit, ka premtuar se do të japin maksimumin, ashtu si edhe basketbollistët tjerë Erjon Kastrati dhe Drilon Hajrizi. Divine Myles është shprehur i lumtur për rikthimin te Kosova, kurse për herë të parë në këto grumbullime janë ftuar dy talentet, Dion Sheqiri dhe Denis Zenelaj. Ata ishin të lumtur që u ftuan.

Ndeshjet do të zhvillohen pa shikues dhe pa media, për shkak të protokollit nga FIBA, që ndeshjet të zhvillohen me dyer të mbyllura.

Orari

18 Shkurt

16:00 Sllovakia-Islanda

19:00 Kosova-Luksemburgu

20 Shkurt

16:00 Luksemburgu-Islanda

19:00 Kosova-Sllovakia

Në trend Sport

Më shumë
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

Premier League
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Premier League
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Capello me një vlerësim të sinqertë tregon lojtarin i cili do ta dëmtojë Anglinë në Euro 2024

Capello me një vlerësim të sinqertë tregon lojtarin i cili do ta dëmtojë Anglinë në Euro 2024

Përfaqësueset
Driblim që ta kujton

Driblim që ta kujton "Fenomenin" - Mbappe turpëroi lojtarin kundërshtar

Ligue 1
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Kalo në kategori