Kosova U-19 do të luajë miqësore në fund të muajit

Përfaqësuesja e Kosovës U-19 do ta kryejë tubimin e katërt për këtë vit. Përzgjedhësi Ramiz Krasniqi, njofton se në datat 4-5 nëntor do të mbledh 35-futbollistë për të kryer tubimin e radhës, i cili do të mbahet në stadiumin e Flamurtarit në Prishtinë duke filluar nga ora 10:30.
Krasniqi i cili tashmë e ka shpallur listën me futbollistët e ftuar, ka besim të plotë se ky grumbullim do të shkojë si është më së miri. “Jemi munduar që të ftojmë futbollistët me formën më të mirë momentale, teksa kemi ftuar edhe disa lojtarë nga diaspora”, ka thënë Ramiz Krasniqi të dielën për gazetën tonë.
Miqësore
Në javën e fundit të nëntorit, Kosova U-19 do të zhvillojë një ndeshje miqësore me Përfaqësuesen U-17 e cila drejtohet nga Besnik Kollari. “Kemi aranzhuar një ndeshje miqësore në mënyrë që të shohim formën e futbollistëve”, potencoi Ramiz Krasniqi.
Kosova U-19 gjatë këtij viti, nuk ka zhvilluar asnjë miqësore ndërkombëtare ani pse tashmë e ka lejen e FIFA-s. “E kam një gjeneratë shumë të mirë dhe kërkojë që të zhvillojmë takime miqësore ndërkombëtare. Vetëm në këtë mënyrë mund ta vërejmë forcën tonë reale”, përfundoi Ramiz Krasniqi.
Futbollistët e ftuar
Art Krasniqi (Londër), Genis Kastrati (Besa), Lorik Arifi (2 Korriku), Albert Stublla (Prishtina), Ardian Ismajli (2 Korriku), Gazmend Ahmeti (Llamkos K.), Ismail Berisha (Flamurtari), Arbër Fona (Prishtina), Rron Statovci (2 Korriku), Imran Mustafi (Friedberg), Edmond Kuqi (Besa), Landrit Cana (Vëllaznimi), Fidan Muja (Flamurtari), Andi Oruqi (2 Korriku), Jeton Dushi (Gjakova), Amir Gjata (Prishtina), Florent Hasani (Llamkos K.), Fidan Sejdiu (Drita), Erik Stublla (2 Korriku), Albert Dabiqaj (Besa), Ylber Ramadani (Ferizaj), Rron Broja (Gent), Astrit Berisha (Gjilani), Ardian Potera (Prishtina), Albin Memaj (Liria), Ardian Gashi (Liria), Arbër Likaj (Liria), Drilon Nuza (Vëllaznimi), Ardit Vokshi (Vëllaznimi), Rexhep Latifi (2 Korriku), Betim Berisha (Liria), Amrush Bujupi (Prishtina), Betim Halimi (Vllaznia P.), Ermal Gashi (Feronikeli), Edison Selmani (Drita). Përzgjedhës: Ramiz Krasniqi. /Tribuna/Telegrafi/



















































