LAJMI I FUNDIT:

Kosova U-17 udhëton drejt Austrisë, përzgjedhësi Abazi shpreson në rezultate pozitive

Kosova U-17 udhëton drejt Austrisë, përzgjedhësi Abazi shpreson në rezultate pozitive
(Foto: ffk-kosova.com)

Skuadra e Kosovës U-17 është nisur sot (e martë) për në Austri, ku prej 6 deri më 12 tetor do t’i zhvillojë ndeshjet kualifikuese të Grupit 9 për Kampionatin Evropian ‘Izraeli 2022’.

Dardanët U-17 gjatë dy ditëve të kaluara kanë zhvilluar stërvitje në Kompleksin e FFK-së në Hajvali, derisa nesër (e mërkurë) do ta zhvillojnë ndeshjen e parë kundër Austrisë, në Traiskirchen, në orën 18:30.


Ndeshjen e dytë, Kosova U-17 do ta luajë me Slloveninë më 9 tetor në orën 11:00 në Lindabrunn, derisa në të njëjtin qytet më 12 tetor e zhvillon ndeshjen e fundit kundër Ishujve Faroe, në orën 15:30.

(Foto: ffk-kosova.com)

Në prag të nisjes për në Austri, përzgjedhësi Arsim Abazi është shprehur optimist se djelmoshat e tij do të arrijnë të shfaqin lojëra të mira dhe të marrin rezultate pozitive.

“Atmosfera në ekip është shumë e mirë. Edhe pse kemi pasur vetëm dy stërvitje me këtë përbërje të lojtarëve, jemi munduar të nxjerrim më të mirën dhe ta përgatisim ekipin për ndeshjen e parë kundër Austrisë”.

(Foto: ffk-kosova.com)

“Gjithsesi, qëllimi ynë është që të mos i humbim ndeshjet, ngase dy të parat e grupit kualifikohen tutje. Kemi një fond të mirë të lojtarëve, edhe pse disa lojtarë që kemi planifikuar t’i kemi për këto kualifikime ka qenë e pamundur t’i grumbullojmë për shkak të mungesës së dokumentacionit”.

“Sidoqoftë, udhëtojmë me optimizëm dhe shpresoj që edhe fatin ta kemi në anën tonë. Dihet që Austria dhe Sllovenia janë ekipe me traditë në futbollin evropian, por ne i kemi analizuar disa ndeshje të tyre dhe do të bëjmë çmos që të kemi paraqitje sa më dinjitoze”, ka thënë Abazi.

(Foto: ffk-kosova.com)

Në trend Sport

Më shumë
Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

La Liga
Kështu do të duket Juventusi me Motta si trajner dhe Modricin si ‘gjeneral’ të mesfushës

Kështu do të duket Juventusi me Motta si trajner dhe Modricin si ‘gjeneral’ të mesfushës

Serie A
Jurgen Klopp flet për herë të parë për përplasjen me Mohamed Salah

Jurgen Klopp flet për herë të parë për përplasjen me Mohamed Salah

Premier League
Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Ndërkombëtare
Courtois është kthyer nga lëndimi, Ancelotti tregon se kush do ta ruajë portën ndaj Bayern Munich

Courtois është kthyer nga lëndimi, Ancelotti tregon se kush do ta ruajë portën ndaj Bayern Munich

Liga e Kampionëve
Modric ka një “plan B” në rast largimi nga Reali Madridi, do të luante në Ligën e Kampionëve me fanellën e një gjiganti tjetër

Modric ka një “plan B” në rast largimi nga Reali Madridi, do të luante në Ligën e Kampionëve me fanellën e një gjiganti tjetër

Ndërkombëtare
Kalo në kategori