Kosova temë e mediave botërore – Villalobos e kalli Zonen në Prishtinë (Foto/Video)
Një prej mediumeve më të mëdha botërore me seli në Los Angeles, Beatport, që i dedikohet muzikës elektronike, ka pasur temë kryesore të së enjtës performancën e Ricardo Villalobos në Prishtinë në Zonë Club mëngjesin e 17 shkurtit.
Orët e hershme të 17 shkurtit në Prishtinë ishin të reprezentuara në mënyrë të jashtëzakonshme nga një mbrëmje që bashkoi Ballkanin në kryeqytetin tonë, të shtetit tonë të ri që festoi 8 vjetorin.
Për Ricardo Villalobos ishte hera e parë që performonte në Ballkan, teksa arsyeja pse ai zgjodhi Prishtinën sipas mediumit amerikan ka qenë e çuditshme, raporton Telegrafi.
Beatport flet se si edhe adhurues serb të muzikës elektronike e pritën pavarësinë në Zone Club, madje ata haruan edhe etninë e tyre gjatë performancës së një prej deeyjave më të mëdhenj botëror të muzikës elektronike.
Kiliani kur hyri në skenë bëri të gjithë të jenë në këmbë në ora 3:40, atëherë kur ai edhe filloi performimin deri në orët e hershme të mëngjesit.
Në këtë raport të mediumit amerikan flitet edhe për “besën e shqiptarit” si veti ndaj kombeve tjera, që u pritën atë mbrëmje në Zone Club dhe ku të gjithë festuan pa të vetmin problem në kryeqytetin tonë, që me rastin e 8 vjetorit tregoi multi etnicitetin e vet dhe kulturën e traditën e manifestimeve të mëdha.
2000 persona në festë, dhe një deejay me përmasa botërore si Villalobos që performoi në vendin tonë për 8 vjetorin e pavarësisë? Më mirë nuk ka, e kjo ka shërbyer më shumë se gjithçka si një imazh dhe ogur i mirë për vendin tonë, pasi kur mediat ndërkombëtare raportojnë për suksese të tilla, dyert janë të hapura edhe për evente të përmasave më të gjera. /Telegrafi/
Artikulli i plotë në Beatport: https://news.beatport.com/en/ricardo-villalobos-soothed-inter-ethnic-hostilities-with-his-first-set-in-kosovo/



















































