LAJMI I FUNDIT:

Kosova do të bëhet me Agjenci për Menaxhimin e Ndërmarrjeve Publike

Kosova do të bëhet me Agjenci për Menaxhimin e Ndërmarrjeve Publike

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, në një intervistë për Telegrafin, ka thënë se me Ligjin e ri për ndërmarrjet publike, do të krijohet Agjencia për Menaxhimin e Ndërmarrjeve Publike.

Lluka tha se agjencia do të jetë e pavarur dhe profesionale.


“Ligji për Ndërmarrjet Publike, parasheh krijimin e një agjencioni që i menaxhon të gjitha këto ndërmarrje. Deri tash është ofruar nga disa njësive monitoruese duke mos pasur asnjë të drejtë të përzihen në punët e ndërmarrje publike edhe kur ka pasur shkelje nuk kanë mundur të marrin masa. Tani me krijimin e agjencisë do të mund të merren masa. Do të jetë agjencion jopolitikë, me shërbyes civil, profesional dhe i pavarur”, tha ministri Lluka.

Kjo agjenci, sipas tij, do të raportoj në periudha të rregullta në mënyrë që të merren masat e nevojshme me kohë.

“Agjencia do të raportoj në periudha të rregullta, janë caktuar me kohë se kur duhet të raportoj në mënyrë që të merren masat, gjithashtu do të rregullohen shumë çështje të tjera menaxheriale”, tha ai.

Lluka tregoi se kjo agjenci do t’i jep më shumë të drejta kryetarëve të komunave me qëllim të vendimmarrjes.

“Tendenca është që t’i jepet më shumë të drejtë kryetarëve të komunave për ndërmarrjet publike lokale, ashtu siç dihet ka pasur shumë sfida, ku kryetari ta ketë ndikimin brenda vendimmarrjes komunale”, shtoi Lluka. /Telegrafi/