Në Forumin Frankofon të Investimeve të organizuar nga Klubi Afarist Frankofon në Kosovë, u tha se Kosova është shteti për mundësi të investimeve.
Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka thënë se Kosova është shtet i mundësive të mëdha i cili duhet të shfrytëzohet për investime të huaja.
“Ky forum është modeli më i mirë se si mund të shkëmbehen përvojat për investime. Andaj iu ftoj të investoni në Kosovë”, ka thënë Thaçi.
Ndërsa, kryetari i Kuvendi të Kosovës Kadri Veseli ka thënë se ky forum ka rëndësi të madhe, sepse sipas tij, orientimi i Kosovës është i qartë për një ekonomi të lirë dhe konkurrent.
“Qeveria e Kosovës është duke bërë hapa të mëdhenj për uljen e taksave për bizneset. Do të ketë edhe më tutje ulje të taksave. Duam të rrisim prodhimin dhe punësimin”, theksoi Veseli.
Kurse kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se qeveria ka krijuar politikat ekonomike të cilat kanë ndryshuar në favor të bizneseve.
Ambasadori i Francës në Kosovë, Didiert Chabert ka thënë se Kosova ka klimë dhe taksa të favorshme për investime të huaja.
“Qeveria ka krijuar politika të favorshme për investime, për një ekonomi të qëndrueshme. Forumi i sotëm tregon se ka interesim të madh për investime në Kosovë”, ka thënë Chabert.
Sipas tij, kostoja e pagave në Kosovë është më e ulët në rajon.
Kryetari i Klubit Afarist Frankofon në Kosovë (KOCAF) Rrahim Pacolli ka thënë se qëllimi i Forumit frankofon të investimeve është të diskutojë ngjashmëritë, ndërlidhjet dhe sfidat kryesore me të cilat përballen operatorët ekonomik që veprojnë në Shqipëri dhe Kosovë.
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Francë-Shqipëri, kryesuar nga Julien Roche, e që tubon rreth gjashtëdhjetë kompani, ka thënë se asgjë nuk është e përsosur, por kur të krahasohen me vendet tjera ka disa përparime në Kosovë.
Ministri i Tregtisë dhe Industrisë Endrit Shala me ketë rast ka thënë se është krijuar një hapësirë e madhe për një vend ideal për investime strategjike. “Një investitorë strategjik francez është i interesuar dhe ka aplikuar për investime për energji të ripërtëritshme”, tha Shala.
Ai i ka inkurajuar investitorët frankofon që të investojnë në Kosovë, si dhe premtoj që do të angazhohen për zgjidhjen e çdo problemi të mundshëm gjatë rrugëtimit të tyre për të investuar në Kosovë. /Kp/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKush është vajza biznismene që po pushton tregun muzikor?
Kosova përfiton 90 milionë euro nga Banka Botërore
A po kryhet më në fund rruga Kijevë-Zahaq - inspektohen punimet, Durmishi thotë se po bëhet me dinamikë të shtuar dhe me cilësi
50 brende botërore dhe 60 kuzhinierë pjesë e panairit Horeca - Frigo Deluxe
Produkte natyrale, vegane dhe organike për kujdesin e lëkurës - My Skin Project
Nxitoni, vetëm edhe 4 vende të lira në kursin intensiv për kamerë “From Zero to Hero”
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët
Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi