Institucionet e Kosovës nuk kanë arritur që të zbatojnë plotësisht planin e veprimit për zbatimin e Agjendës së Reformave Evropiane, të cilat ishin të parapara për vitin 2017.
Nga gjithsejtë 149 masa sa kanë pasur në vitin 2017, janë zbatuar vetëm 39 për qind e tyre, ndërsa 49 për qind janë plotësuar pjesërisht.
Këto të gjetura i kanë publikuar në një konferencë për media, Grupit për Studime Juridike dhe Politike, Instituti GAP dhe Instituti i Prishtinës për Studime Politike, pas monitorimi një vjeçar të institucioneve të Kosovës në zbatimin e këtij plani.
Delfinë Elshani nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike tha se institucionet e vendit nuk janë treguar serioze në implementimin e planti të zbatimit të ERA-së. Sipas saj, rezultatet jo të kënaqshme të implementimit të ERA-së, gjithashtu prishin imazhin e Kosovës në nivelin evropian.
“Në total plani i veprimit të zbatimit të ERA-së përfshinë 22 masa, të cilat zbërthehen në 149 veprime, prej të cilave gjatë vitit 2017 janë zbatuar 39 për qind, 47 për qind janë realizuar pjesërisht ndërsa 14 për qind nuk janë realizuar fare, pra veprimet që janë paraparë të realizohen në vitin 2017 nga institucionet e Kosovës. Pra si përfundim mund të vlerësojmë se Qeveria dhe institucionet e Kosovës nuk kanë qenë serioze gjatë zbatimit të planit të veprimit të ERA-së dhe në mënyrë që Kosova të ecë drejt rrugës për në BE duhet një vëmendje dhe përkushtim më i madh në përmbushjen e të gjitha kritereve që dalin drejtpërdrejtë nga kjo agjendë”, tha Elshani, raporton KP.
Plani i veprimit për zbatimin e ERA-së, sipas Elshanit, ka paraparë tri fusha, atë të qeverisjes së mirë dhe sundimi i ligjit, konkurrueshmërinë dhe klimën e investimeve dhe fusha e tretë arsimi dhe punësimi.
Ajo përmendi sfidat kryesore në luftimin e krimit dhe korrupsionit dhe masat e zbatimit të reformave të kërkuara.
“Sfidat kryesore në këtë fushë për Kosovën janë funksionalizimi i institucioneve për sundimin e ligjit, pavarësia, efikasiteti dhe llogaridhënia e gjyqësorit dhe gjithashtu luftimi i krimit të organizuar dhe korrupsionit. Më konkretisht në këtë fushë përfshihen 9 masa, për të cilat duhet të ndërmerren 35 veprime. Rezultatet e monitorimit tregojnë se janë zbatuar 24 prej tyre, 7 janë zbatuar plotësisht, ndërsa 4 nuk janë zbatuar fare”, theksoi ajo.
Në fushën e dytë, atë të konkurrueshmërisë dhe klimën e investimeve, ka qenë të 7 masa, për të cilat duhet të merren 82 veprime dhe gjatë vitit 2017 janë zbatuar 27 prej tyre, 44 janë zbatuar pjesërisht dhe 11 nuk janë zbatuar fare.
Ndërsa, në fushën e tretë, atë të punësimit dhe arsimit, përfshihen 6 masa, prej të cilave duhet të ndërmerren 32 veprime. Sipas raportit të GSJP-së, në vitin 2017 prej këtyre 32 veprimeve janë realizuar 7 prej tyre, 19 janë realizuar pjesërisht dhe 9 prej tyre nuk janë realizuar fare. /Telegrafi/
Promo
Reklamo ketuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Ish-ministri serb për Asociacionin: Shqiptarët fitojnë, serbët humbin gjithçka

Koloneli i pensionuar serb tregon se si për një minutë mund të vërtetohet se kujt i takon armatimi që u gjet në Banjskë

Zmbrapset Vuçiq: Do të tërheq forcat ushtarake nga kufiri me Kosovën

Ministri britanik, Docherty: I lumtur që trupat tona do të përforcojnë KFOR-in në Kosovë

Sulmi terrorist në Banjskë, si u fut në Kosovë tërë ai arsenal armësh nga Serbia?

Ish-ministri serb tregon kush e ngriti politikisht Milan Radoçiqin

Këto dy lokale janë vënë me qera – çmim të arsyeshëm dhe me mundësi bashkimi ID-236

Çmimi i banesës në lagjen Aktash me zbritje – shfrytëzojeni këtë mundësi ID-226

OFROHET ME ZBRITJE – objekti afarist me 600m² po lëshohet me qera ID-124

EXTRA ZBRITJE – Shitet banesa me 91.5 m² në Prishtinë ID-159

Shitet banesa e përshtatshme për familje të vogla, 93.72m² në Prishtinë – mundësitë e pagesës të përshtatshme për gjithsecilin ID-235

Fotot e rreme të vajzave të reja të zhveshura – të krijuara me Inteligjencën Artificiale – tronditin një qytet të vogël spanjoll

Zbuloni sekretin e bukurisë me peptide të kolagjenit Naturagen – tash me 50% në Telegrafi Deals

Stil, funksionalitet dhe zbritje – ofertat në Telegrafi Deals nuk kanë të ndalur

Shfrytëzo ofertën – blej me zbritje maicën në Telegrafi Deals

Syze Hugo Boss ekskluzivisht me zbritje në Telegrafi Deals
Më të lexuarat

Ish-ministri serb për Asociacionin: Shqiptarët fitojnë, serbët humbin gjithçka

Luana Vjollca reagon pas dyshimeve se po i qarkullon një video erotike në internet

Ish-ministri serb tregon kush e ngriti politikisht Milan Radoçiqin

Putini shfaqet me një shenjë të errët të pashpjegueshme në ballin e tij gjatë paraqitjes së fundit

Çmenduri në Francë, portieri pret penalltinë në minutën e fundit dhe shënon në shtesë golin e barazimit

Sekretari britanik i mbrojtjes 'do të dërgojë trupa në Ukrainë'