LAJMI I FUNDIT:

Kosova rikonfirmon angazhimin ndërkombëtar kundër terrorizmit

Kosova rikonfirmon angazhimin ndërkombëtar kundër terrorizmit

Në kujdestarinë e qeverisë franceze, në bashkëpunim me OKB-në, OECD-në dhe organizata të tjera ndër-shtetërore dhe jo-qeveritare zhvillohet Konferenca Ndërkombëtare e nivelit të lartë “Jo Para për terrorin”, me praninë e ministrave të brendshëm, të drejtësisë, të jashtëm nga gjithë vendet e globit.

Në këtë konferencë, Kosova përfaqësohet nga dy ministrat, përkatësisht nga shefi i diplomacisë, Behgjet Pacolli dhe ministri i Brendshëm, Bejtush Gashi.


Në panelet e ndryshme kryesuar nga ministrat e jashtëm, të brendshëm, të drejtësisë së Francës, do të diskutohet për intensifikimin e luftës së përbashkët për të ndërprerë burimet e financimit të ekstremizmit dhe terrorizmit, me të gjitha mjetet, ato ligjore, të inteligjencës, etj.

“Konferenca, ku marrin pjesë dhjetëra burrështetas nga gjithë bota është rast i mirë për kontakte dypalëshe në funksion të njohjeve, anëtarësimit të Kosovës në Interpol dhe delegacioni  ynë shtetëror ka në agjendë shumë takime. Në këtë konferencë, Kosova do të mbrojë qëndrimin e saj të njohur botërisht se integrimi ndërkombëtar i vendit në strukturat globale të sigurisë, është me interes reciprok dhe është shërbim i madh që Kosova, shtet i ri, i bën luftës ndërkombëtare kundër një të keqeje të përbashkët”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Ne ishim të gatshëm ta japim jetën për ta mbrojtur Kosovën”, presidentja Osmani përcjell mesazhin e ushtarëve amerikanë të Gardës Kombëtare të Teksasit

“Ne ishim të gatshëm ta japim jetën për ta mbrojtur Kosovën”, presidentja Osmani përcjell mesazhin e ushtarëve amerikanë të Gardës Kombëtare të Teksasit

Siguri
Serbët e veriut: Ata që duan të jetojnë këtu duhet ta kenë patentë-shoferin e Kosovës

Serbët e veriut: Ata që duan të jetojnë këtu duhet ta kenë patentë-shoferin e Kosovës

Lajme
Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Lajme
Kurti fton në takim liderët e tri partive opozitare, tregon për çka do të bisedojnë

Kurti fton në takim liderët e tri partive opozitare, tregon për çka do të bisedojnë

Lajme
​Taksitë ilegale, Dushi paralajmëron shtimin e masave në kryeqytet dhe konfiskim të automjeteve për kohë më të gjatë

​Taksitë ilegale, Dushi paralajmëron shtimin e masave në kryeqytet dhe konfiskim të automjeteve për kohë më të gjatë

Prishtina
Gjendet pa shenja jete një grua në Ferizaj

Gjendet pa shenja jete një grua në Ferizaj

Kronika e Zezë
Kalo në kategori