LAJMI I FUNDIT:

Kosova pëson humbje nga Irlanda e Veriut në ndeshjen vendimtare për promovim në Ligën A

Kosova pëson humbje nga Irlanda e Veriut në ndeshjen vendimtare për promovim në Ligën A

Përfaqësuesja e Kosovës U19 për vajza ka pësuar humbje në ndeshjen e tretë dhe të fundit në kuadër të Grupit 3 të Ligës së B për kualifikimet e Kampionatit Evropian 2023.

Në përballje me Irlandën e Veriut në Belfast, e cila ishte përcaktuese për pozitën e parë në grup, Dardanet U19 pësuan humbje me rezultat 3:1.


Kësisoj, ato e humbën mundësinë e promovimit në Ligën A për edicionin e ardhshëm kualifikues për Evropian, ndonëse në këtë ndeshje i mjaftonte edhe barazimi, ngase në dy ndeshjet e para kishin shënuar fitore kundër Qipros dhe Letonisë.

Në fakt të përzgjedhurat e Albina Rrahmanit ishin në rrugë të mirë për ta siguruar pozitën e parë, ngase deri në minutën e 83-të ishin në epërsi, me golin e shënuar nga kapitenja Gresa Berisha, në minutën e 28-të, e cila u gjend më së miri në zonë pas harkimit nga këndorja dhe me gjuajtje të saktë mposhti portieren kundërshtare.

Megjithatë, vendaset arritën të barazojnë rezultatin në minutën e 57-të përmes Aimee Neal, e cila barazoi shifrat në minutën e 57-të me gjuajtje me kokë pas harkimit nga këndi.

Ndërkohë, për fitoren Irlandës së Veriut u përkujdes zëvendësuesja Keri Halliday, që shënoi dy gola. Fillimisht realizoi në minutën e 83-të, duke shfrytëzuar pakujdesinë e mbrojtjes sonë, derisa në minutën e dytë të lojës shtesë shënoi me gjuajtje të fortë nga distanca. /Telegrafi/