LAJMI I FUNDIT:

Kosova përfaqësohet me 19 sportistë në EYOF Maribor 2023

Kosova përfaqësohet me 19 sportistë në EYOF Maribor 2023

19 sportistë të rinj do ta përfaqësojnë vendin tonë në Festivalin Olimpik Evropian Veror për të Rinj (EYOF), që prej 23 – 29 korrik 2023 do të mbahet në Maribor të Sllovenisë.

Sportistët, janë të sporteve të xhudos, atletikës, notit, tenisit dhe çiklizmit.


Më së shumti janë nga xhudo, gjashtë gjithsej, ndërsa atletika, noti e tenisi, përfaqësohen me nga katër sportistë. Çiklizmi përfaqësohet me një sportist.

Në EYOF marrin pjesë sportistë të moshave 14-18 vjeçare nga gjithsej 48 shtete të Evropës.

Pjesë e ekipit janë edhe pesë trajnerë, si dhe Blearta Ukëhaxhaj nga tenisi, në cilësinë e ambasadores së Komitetit Olimpik të Evropës.

Për Kosovën do të jetë pjesëmarrja e pestë në EYOF veror, pas Tbilisi 2015, Gyor 2017, Baku 2019 dhe Banska Bystrica 2022.

Nga të gjitha edicionet, vendi ynë numëron vetëm një medalje të artë, të fituar nga atleti Muhamet Ramadani në Baku 2019. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Driblimi magjik i Arda Guler ndaj Javi Galan ka pushtuar rrjetet sociale

Driblimi magjik i Arda Guler ndaj Javi Galan ka pushtuar rrjetet sociale

La Liga
Superkompjuteri simulon mbi 10 mijë herë rezultatin e Euro 2024, befason me shanset e fituesve të mundshëm

Superkompjuteri simulon mbi 10 mijë herë rezultatin e Euro 2024, befason me shanset e fituesve të mundshëm

Përfaqësueset
Barcelona ndryshon mendim për Joao Felix dhe Joao Cancelo

Barcelona ndryshon mendim për Joao Felix dhe Joao Cancelo

La Liga
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Antonio Conte rikthehet në skenën e madhe, pranon ofertën e klubit në vështirësi

Antonio Conte rikthehet në skenën e madhe, pranon ofertën e klubit në vështirësi

Serie A
Ish-trajneri i Real Madridit bind Milanin, përparojnë negociatat mes palëve

Ish-trajneri i Real Madridit bind Milanin, përparojnë negociatat mes palëve

Serie A
Kalo në kategori