LAJMI I FUNDIT:

Kosova në toponime

Kosova në toponime
Ilustrim (foto e vitit 1911)
Toponimia e arealeve të Kosovës – një monument me vlera të veçanta
Lexo po ashtu Toponimia e arealeve të Kosovës – një monument me vlera të veçanta

Nga: Qemal Murati

Në toponomastikë ruhet shumë herë fjala që gjuha me kohë e ka humbur. Ruhen, gjithashtu, trajta të moçme të gjuhës, të cilat kjo vetë i ka harruar, po që me emrat e vendeve na kanë mbetur të gjalla si fosile të vjetra.”Eqrem Çabej


“Në nomenklaturën toponimike të Kosovës hasim gjurmë të vjetra me adjektivin “Llatine” në emërtime të tilla si: Vorret Llatine, Kisha Llatine, etj. Termi “Llatin” në thelb shenjon popullsinë shqiptare të ritit katolik, e jo popullsinë romake, siç mund të kuptohet në mendësinë popullore ose siç shpjegohet nga disa autorë të ndryshëm serbë.”

Toponime besëtytnore që lidhen me gurë, drunj dhe ujëra të shenjtë për shërimin e sëmundjeve të ndryshme

Ahi – i vetmi dru i llojit ahu në këtë vend. Besohet se kush prek në të i ndodh ndonjë fatkeqësi (Koshutan).

Çilim Potok – burim uji, në shkëmb, në trajtë të këmbës. Vendi që rrjedh ujin quhet Çasha. Uji përdoret për shërimin e syve, kur lahen sytë ditën e diel para se të lindë dielli (Shala e Bajgorës) (Maloku 1962: 526).

Guri Biruem – gur i madh në të cilin janë të mbështetur dy gurë të tjerë. Te ky gur gratë shkojnë për Shëngjergj për shëndet (Krilevë – Kamenicë).

Guri çi Leton – gjendet pranë Malit të Drenit. Nën të pikon uji, për të cilin thonë se “m’u lye me ata ujë është ilaç për sëmundjen e eshtrave (rahitisin – reumën) (Llapçevë Rahovec).

Guri çi Xhimon – gjendet n’Prrue t’Madh. Populli thotë se gjithmonë lëshon gjëmë (Llapçevë – Rahovec).

Guri Nusës – shkëmb në Përrue t’Madh. S’është aq i madh, por legjendën se si ka mbetur ky emër s’di ta tregojë askush (Llapçevë).

Guri Ethev – gjendet n’ledinë pranë rrugës për në Dobërdol, pranë është një thanë. Thuhet se nëse të zënë ethet, shkon t’i lidhësh disa penj për ethe, të lëshojnë menjëherë (Gllarevë).

Kroni Etheve – ndodhet mbi fshat, afër Kishës që quhet Xhytet. Ditën e Shëngjergjit atje të rinjtë i lajnë sytë për shëndet (Strofc).

Lulat e Etheve – livadh me lule të verdha, me të cilat shëronin ethet (Murgull).

Kroni Dredhzave – ndodhet në fund të Prronit të Likeneve. Te ky burim njerëzit shkonin për të shëruar puçrrizat që u dilnin në trup, të cilat popullata i quante dredhza, sepse janë të vogla, të rrumbullakëta e të kuqërremta. Sipas traditës, për të pasur sukses shërimi, njerëzit pranë kroit lënë të holla t[ë metalta, ndonjë faculetë, peshqir etj. (Busavatë – Kamenicë).

Kroni Etheve – krua me ujë shërues kundër sëmundjes së etheve (Barani i Poshtëm).

Kroni Etheve te trojet e vjetra, te Trojet Kelmende, ku dikur merrnin ujë, ka mbetur si i shenjtë dhe besohet se i shëron ethet (Kleçkë ).

Kroni Ilaçeve pus, krua që rrjedh. Përdoret për pastrimin e syve. Vendasit thonë se për ilaç njerëzit kanë ardhur edhe nga Beogradi për të marrë ujë. Ujë i gjelbët. Është shumë i fortë kur pihet. Të vlon si gëlqere po e hodhe në vesh (Makresh i Poshtëm).

Kroni Syve – gjendet në një livadh përmbi Kullë e Kishë. Thuhet se uji i këtij kroi është shërues për sëmundjet e syve (Murgull).

Kroni Krojzave krua, uji i të cilit besohet se shëron një lloj sëmundjeje të lëkurës (Marevc).

Kroni Syve – burim uji në mal. Te ky krua që moti njerëzit shkonin për kurimin e sëmundjeve të syve (Busavatë).

Leshnjaburim uji rrëzë një kodre. Banorët e fsh. Bradash, Peran e Bajçinë natën e Shëngjergjit merrnin ujë dhe të nesërmen me të zonjat e shtëpisë i stërpiknin anëtarët e familjes herët në mëngjes me qëllim që të kishin shëndet të mirë (Bradash).

Lisi i Smallushës në rrugën që lidhte fshatrat Smallushë dhe Sllovi të Lipjanit, ishte një lis me një vrimë ku mund të përbirohej njeriu. Kush kishte nevojë të lirohej nga sëmundjet, nga të bamet (magjitë) dhe nga gjitha të ligat, hynte nga njëra anë dhe dilte në anën tjetër duke u lutur për ta larguar të keqen nga trupi i vet dhe aty lidhte ndonjë shenjë nga teshat e trupit.

Rrethi i Shëlbunë – një rreth, stenë, më i dalluar nga të tjerët përreth. Së bashku formojnë një mozaik gurësh në formë rrethore që i përngjajnë një rrethi Katekumne. Ky rreth ndryshe është quajtur edhe Gurin i Shenjtë, shëlbuesit të premtuar ku njerëzit shkonin për të gjetur shpëtim (Karashëngjergj).

Rrethi i Përbinë – një shkëmb mesatar, me një hyrje prej së larti në formë gjysmëharku. Sipas një gojëdhëne thuhet se ky rreth ka fuqi magjike për ta larguar dhembjen e kokës nëse rrëshqitet aty dytri herë në javë (Zym – Has).

Rrethi i Grave – rreth me strehë i gjatë 50 m ku gratë i dërgonin për lindjen e fëmijëve (Zym).

Rrethi Saziut gur i madh me birë, sipas emrit vetjak Sazi, ku shkojnë njerëzit për kurim (Mazrrek, Nashec). Gojëdhëna thotë se ka veti mrekullibërëse (besëtytni).

Rrugza – ara nën Rrugëzën e mbi Rrugëzën. Sipas besëtytnive, banorët e Blaçit dhe ata që janë ndalur për të pirë ujë këtu kanë besuar se për të pasur udhë të mbarë, shëndet dhe jetë të gjatë “kush pi ujë në këtë krua duhet ta ñuk (këpusë) një pe nga rrobat e veta dhe ta lërë në një vend në formë dritare a frengjie mbi lëfytin e kroit. Peri i këputur nga rroba e atij që pi ujë duhet të jetë i kuq, apo edhe i gjelbër, i kaftë, i kaltërt a i bardhë. Po u këputën dhe u lanë tre penj me ngjyra të ndryshme dobia është më e plotë. Me këtë rast është thënë edhe një lutje e thjeshtë: Pe la˚ çet pe por udh’ t’mar, por shñet e por jet’! (Blaç).

Topikë me emrin e Gjarprit

Birat e Gjarpije – vend në mal ku ka shumë bira dhe gjarpërinj (Bistricë, Shala e Bajgorës).

Bregi Xharpnit (Stublla e Epërme Viti).

Çuku i Xharpive – çukë, sukë, në të cilën në pranverë më së pari shihen gjarpërinjtë (Gjurgjvik i Madh).

Gavrat e Gjarpnit – (Brrut – Opojë).

Gur’i Gjarpnitgur (Dyz, krahina e Llapit).

Gjarpnet – mal (Peçan, Suharekë).

Hurdhat e Gjerpnittruallishte, përherë ka pasur gjarpinj e bolla (Karashëngjergj).

Hurdha Xhêrpnit – arë, përreth ka dru çarri, murriz (Plane – Has).

Kërrshi Gjarpnit(Vidishiq – Mitrovicë).

Kërshat e Xharpnave shkëmbinj në të cilët ka pasur shumë gjarpinj (Zhdrellë – Gjakovë).

Kodra Gjarpijvelëndinë në të cilën ka shumë gjarpërinj (Izhancë, Shtërpcë).

Kodra Rras’s Gjarpive (Gërgoc – Lugu i Baranit të Gjakovës).

Lugu i Gjarpnojve – livadh e mal (Murgull).

Pusi i Gjarpive në këtë pus ka pasur shumë gjarpinj (Rakoc).

Rrasat e Gjarpnive – shpat me male (Zym).

Rrezja e Gjarpijve kullotë (Herticë).

Shpella Gjarpijveshpellë në mal në të cilën rrinë shumë gjarpërinjtë (Izhancë Shtërpcë).

Udha e Gjerpnit – rrugë ku kanë dalë gjarpërinj (Karashëngjergj Has).

Toponime që shenjojnë kategori sociale (tituj, ofiqe)

Me apelativat: agë, beg, zotni, bajraktar, nizam, fukara, kaçak:

Kodra Brahim Agës – kodër (Pepiq – Pejë).

N’Breg të Ibrahim Agës – kodër, varre (Pepiq).

Livadhi Begit – livadh (Blaç).

Prroni Begit – lugajë (Bibaj Ferizaj).

Livadhi Zotnisë – pronë e Ahmet Agës, që ka qenë pronar i pjesës më të madhe të pasurisë (Kolovicë).

Livadhi Zotnisë – arë. Fushën e Baranit e kanë punuar çipçinjtë të cilët zotërisë i jepnin 1/10 pjesë të rendimentit. Këtë arë ia kanë punuar falas (Barani i Epërm).

Mullini i Zotnisë – mulli i ndërtuar për autoritetin numër 1 në kohën e sundimit feudalospahi për mbledhjen e rentës natyrore turke (Smrekornicë).

Ara Bajraktarit (Shtupeq i Vogël – Pejë).

Ara te Livadhi i Bajraktarit – ar (Strofc).

Arat e Bajraktareve – ara, pronë e familjes Bajraktari (Trubuhoc).

Livadhi Bajraktarit (Ortakoll – Prishtinë).

Kodra e Bajraktarve – dikur pronë e një bajraktari (Rakoc).

Kroni Nizomve – krua (Murgull).

Çadrat e Nizamve(Broboniq – Mitrovicë).

Gurt e Nizamve – shkëmbinj ku paskan pushuar nizamët (Kalaticë).

Gurra e Nizamve(Brainë).

Kroni Nizomve – krua (Murgull).

Vorri Fukaresëvarr i një personi që ka vdekur nga uria në kohën e sundimit të Bullgarisë (Gjurgjevik i Madh).

Gropat e Kaçakvekodrinë në bjeshkë (Cërrcë).

 Toponime që shenjojnë qenie mitologjike (zana, dragonj, shtriga, lugat)

Lugu i Zanave – një vend i përthyer keq dhe i padepërtueshëm (Galicë).

Lugu i Zanavelug (Bradash).

Kroni i Zanave krua në bjeshkët e fshatit. Sipas besimit popullor aty ka qenë vendqëndrim i zanave të malit që i përcillnin kalimtarët e rastit (Kaliçan).

Vorret e Zanave – varre (Kijevë Malishevë).

Gropa Drangonitthuhet se aty janë gjetur fërkeme (gjurmë) të dragonjve (Bratotin Rahovec).

Gurt e Dragojve toponim mitologjik në Malësi të Deçanit.

Ku Kcejn Drangojt (Voksh – Deçan).

Lugu Shtrigave (Shushticë Drenicë).

Lugu i Shtrigave (Pepaj – Prishtinë).

Prroni Keq – thuhet se në të dikur kishte djaj (dreqën), prandaj quhet kështu (Llapçevë).

Kroni i Keqgjendet në një përrua afër lumit të Kovaçicës – kur pihet e dëlir njeriun nga vreri (acidi) (Shala e Bajgorës) (Maloku 1962: 526).

Çilim Potok – burim uji, në shkëmb, në trajtë të këmbës. Vendi që rrjedh ujin quhet Çasha. Uji përdoret për shërimin e syve, kur lahen sytë ditën e diel para se të lindë dielli (Shala e Bajgorës) (Maloku 1962: 526).

Kroi i Shtrigës – krua (Bresanë).

Kroni i Vidaricës – uji i këtij kroi përdoret për të shëruar ethet, kur pihet ditën e diel pa lindur dielli (Shala e Bajgorës) (Maloku 1962: 526).

Lugi Lugatit mbi bazë të besëtytnive të dikurshme, gjoja se në këtë lug kishte lugetër (Bardhaniq).

Prroni Lugatit – thuhet se në këtë përrua e kanë varrosur lugatin (Rogovë).

Toponime legjendare

Ara Gjakut – këtu thuhet se u takuan dy palë krushq që s’deshën asnjëra palë t’ia lëshojnë udhën tjetrës dhe, sipas zakonit të vendit, u vranë që të gjithë. Pra kemi të bëjmë me legjendën e njohur të krushqve (Vojnik).

Guri Ngult – në të kanë qenë dy shenja në formë të gishtave të dorës së njeriut. Sipas një legjende, kur paskan luftuar Musa Kesexhia dhe Kraleviq Marko e paskan hedhur këtë gur nga një kodër. Tani nuk është aty guri sepse e kanë shkulur (Cernicë – Gjilan).

Guri Nuses – thuhet se nën atë gur është varri i dy nuseve, qysh nga kohërat e lashta kur dy palë krushq kanë luftuar në udhë e së fundi edhe dy nuset (Gllarevë).

Kroni Zuçit – sipas një legjende, thuhet se këtu dikur buronte një ujë i madh i cili e rrezikonte fshatin, kështu që fshatarët e mbyllën këtë me lesh delesh dhe tani ka mbetur vetëm zuqi (Çifllak).

Fërkemi Mujs – gjurmë në vendin e quajtur Llanak. Sipas legjendës, Muji kur ka bërë përpjekje të fluturonte, ka lënë gjurmë këmbësh mbi gurin që ka shkelur. Ai gur është i bekuar (Pasomë).

Llazi i Mujit – flitet se në këto vise gjoja paska vdekur i vëllai i Mujit, trim i njohur nga rapsoditë popullore, dhe se Muji paska ardhur për ta kërkuar nëpër fshatrat e Rugovës (Krasniqi 1987: 59) (Rashan – Shala e Bajgorës).

Vorret e Dy Parë Krushçve në atë vend thuhet se dikur moti ishin takuar dy palë dasmorë (krushq). Asnjëra palë nuk kishte pranuar t’ia lëshonte rrugën tjetrës dhe kështu fillojnë luftën, ku mbesin të vrarë të gjithë krushqit, hoxhallarët e bajraktarët kanë luftuar në mes vete dhe kishin mbetur të vdekur, e më në fund, sipas legjendës, kishin luftuar në mes vete edhe nuset dhe vriten. Thuhet se njëra palë e krushqve kishin qenë të Lloçanit (komuna e Deçanit), e që kishin marrë nusen në Këpuz (të komunës së Klinës), ndërsa këta të Këpuzit kishin marrë nusen në Deçan (Gërgoc).

Toponime historike

Ara Palekës – malishtë. Aty gjendet varri i Ferat Dragës, i vrarë si ballist më 1946, prill, në Kpuz. Është varrosur prej Deli Bauçit të Volljakës (Volljakë).

Çuka Gllarevs – kodër, sukë. Në kohën kur Bullgaria i kishte nënshtruar këto vise, Çuka përdorej si pikë orientuese e matjeve gjeografike për Llapushë (Prekorupë), në majë të saj ngulej flamuri bullgar dhe një dërrasë me kryq (Gllarevë).

Kodra Stejevcit – vargmal që shtrihet deri në Balicë e Polanë. Është vend i njohur lufte i çetave kaçake të Drenicës, që luftonin kundër regjistrimit antipopullor serbomadh (Vojnik).

Shpella e Azem Bejtës – gjendet në Malin e Rupës, është e thellë 72 m dhe e gjerë 1.5 m. Më 1924, nga shokët e tij është hedhur trupi i Azemit. Eshtrat e tij u nxorën prej 2324 maj 1972 dhe u vendosën në Galicë (Përçevë).

Krrshi Rexhep Fetahit – thonë se në kohën e aksionit të armëve më 1965, nga ky shkëmb i lartë 6070 m kërceu Rexhep Fetai dhe vdiq, për t’u shpëtuar torturave (Drelaj).

Shtraza e Bugaritnë majë të Çyçavicës, këtu ishte karakolli (kufiri) mes Bullgarisë dhe Austrisë 1915-1918 (Dubovc).

Vorret e Doblibregs – varre të fshatarëve të pushkatuar nga ushtria serbe më 1912 (Bainë).

Toponime tautologjike

Guri i Shenapatokit – lug që sjell ujë kur bie shi. Topoleksemë e kryqëzuar tautologjike nga shq. she dhe serb. patok (Sankoc).

Llazina e Rrahave – lëndinë. Serb. lazina “rrah” (Melenicë).

N’Lugi Dolarë (Vërmicë).

Vrella e Burimit – burim uji (Murgull).

Veliki Llaz i Vogël – korije (Kopiliq).

Veliki Llaz i Madh – korije (Kopiliq).

Çifte homonimesh në toponimi

Për shkak se në përbërjen e tyre fonetike emrat e disa fshatrave të Kosovës formojnë homonimi të rastësishme me disa fjalë të shqipes të sferës erotike (fjalë me formë të njëjtë por me përmbajtje kuptimore krejt të ndryshme), disa gazetarë a publicistë nuk kanë denjuar ta vënë në dukje këtë “dukuri” edhe në mediet e tyre ku ata punojnë:

“Nëse do t’i merrnim për studim nga rrënja e fjalës, do të kuptonim se toponimet janë tepër interesante. Në Shqipëri dhe Kosovë disa fshatra kanë emra mjaft të çuditshëm dhe nuk është për t’u habitur duke parë historikun nëpër të cilin kanë kaluar territoret shqiptare” (Televizioni “Klan Kosova”). Nga emrat e tillë të “çuditshëm” Në Kosovë evidentohen:

Çyçylagë (Lipjan), Gjylekar (Gjilan), Kaçibeg (Podujevë), Llukar (Prishtinë), Makresh (Novoberdë), Muçibabë (Gjilan), Muçivërrc (Kamenicë), Neperbisht (Suharekë), Skorobisht (Prizren) (Këta janë emrat më të çuditshëm të fshatrave shqiptare, “Bota Sot”, 13.7. 2017; Emrat qesharakë të fshatrave në Kosovë e Shqipëri, Insajderi, 15.07.2017), paçka se rrënja a etimoni i tyre nuk ka asnjë lidhje me ndonjë shprehje erotike të pretenduar. P.sh., topiku Çyçylagë rrjedh nga një emër personal Cucul, Gjylekar nga një antroponim Gjele(k), Gele(k) dhe prapashtesa –(k)ar, khs. si te Llukar; Muçibabë – rrjedhur nga Munţi Baba – Mali i Babës, Muçivërc – nga Munţi Vrh “Maja e Malit”, etj.

Shtresimet në toponiminë e Kosovës

Toponimia e Kosovës, sikurse dihet, është shumështresore, sepse edhe popullatat që e kanë pushtuar dhe e kanë banuar këtë vis kanë qenë me origjina të ndryshme. Ndër shtresat kryesore të toponimisë së Kosovës është ajo shqiptare, pastaj sllave, turke, vllahe etj.

Toponime të burimit serb

Sundimi shumëshekullor serb në Kosovës ka lënë gjurmët e tij edhe në nomenklaturën toponimike të Kosovës. Nga ky ndikim do të veçojmë disa glosa toponimike të burimit serb, si:

Gradinë, Gadinë, Gradishë, Gadishëtopoleksema mjaft të përhapura në toponiminë e Kosovës:

Gradina – kodra më e lartë në anën veriore të Samadrexhës. Në majë të saj ka mure shkëmbore dhe një humnerë në formë pusi. Aty ndodhet dhe shkëmbi i quajtur Guri Topit. Vend strategjik, nga i cili shihet gjithë rrafshina e Vuçitenës dhe shpati i Çiçavicës.

Gradinat në Gadime të Epërme, Cernicë, Llapushnik, Vuçak, Hisar të Suharekës, etj.

Gradina gjuhësisht nuk ka asfarë dyshimi që topikët Gradishë e Gradinë, që janë aq të shpeshtë në toponiminë e Kosovës.

Gradinasukë, vend i ngritur (Dobroshec).

Gradina – ara (Kijevë).

Gradishte – (Kamenicë).

Linguisti A. Loma në veprën e tij Toponimija Banjske Hrisovulje (Beograd, 2013), topikun Gradište e nxjerr nga prasl. *gordi “vend ku ka pasur dikur fortesë, fortifikatë, rrënoja të kështjellës”, e që në periudhën e mëvonshme ky term u zëvendësua me sinonimin Gradina (Loma 2013: 67).

Gramadalëndinë me grumbuj gurësh (Kijevë). Serb. gromada – grumbull, masiv malesh.

Gërrbeni – shkëmb bukur i madh, në të cilin ka një shpellë (Dërsnik). serb. greben – shkëmb në ujë, kreshtë mali.

Grebenikompleks malesh me drunj ahu (Reka).

Gllavicavend i lartë (Kërrninë). serb. glava – krye, kryevend.

Jaruga – livadhe (Lubovë). Serb. jaruga – luginë; qafëmali; greminë, humnerë, hon; vijë uji, përrua i thatë.

Jazbinatshpella të dhelprave (Vërmicë). Serb. jazbina – trofull, shpellë.

Jazbinat e Ledinav – shpella (Golluboc).

Lugi Azbinav – lug. Serb. jazbina – strofull, shpellë.

Jezeri – gropë e madhe e mbushur me ujë në bjeshkë të Kasmaçit. Shumica prej fshatarëve e quajnë edhe L’ke (Krajkovë).

Kerrshi Orlit – shkëmb i madh në bungajë ku rrinë orlat (Melenicë). Serb. krš – shkrep, karpë, shkëmb.

Ledinat – kompleks arash që janë çelur nga lëndinat. Nuk janë aq të mira, ka në to zuçina (ligata) (Lubovë). Serb. ledina – lëndinë.

Lesiçkimal me lisa të mëdhenj (sll. e vj. kishtare lêsƄ “pyll”, serb. les, lijes) (Gremnik).

Llazi Zabelit – ara në mes të malit (Carrallukë). Serb. lazina – rrah.

Llaza Madhe, Llaza Vogël, Llazinat (serb. lazina “rrah”), Llugat (serb. lug – korije, pyll i vogël, prozhëm, zabel, moçal.

Lluga Katunit – utrinë e fshatit (Kliçinë). Serb. luga – korije, pyll i vogël, prozhëm, zabel, moçal.

N’Llugë t’Bullushinav llugë (Golluboc).

Megjamezhdë në mes të maleve që janë pronë e shqiptarëve dhe pronë e serbëve (Kolovicë). Serb. međa – kufi, sinor.

Oborrishta – kompleks arash që shtrihen nën shtëpitë e Mulajve (Lubovë). Serb. obor – vathë, vend i rrethuar; kurt.

Ogragjalivadh (Tugjec). Serb. ograda.

Ornica – kullotë (Tugjec). Serb. ornica – tokë e lëvruar.

Osojmal, hijesirë (Tugjec). Serb. osoj, osoje – hijesirë, vend nën hije.

Pajatishtat – ara, dikur aty ishin stanet e barinjve e pojatat për dele (Lubovë). Serb. pojata – kasolle e bagëtive.

Poilla – përroska pranë lumit Mirusha (Lubovë). Serb. pojilo – lug, koritë, vend ku pi ujë bagëtia.

Podinat e Majdanit – rrafshina ku kanë nxjerrë gurë (Melenicë).

Prisojkullotë (Tugjec). Serb. prisoj, prisoje – shullë, vend që e zë dielli.

Seishtat – ara afër trojeve të familjes së Terhanajve (Caravik). Vendbanim i vjetër (Shala e Bajgorës). Serb. selište “strumbull, një fshat i humbur”, tokë e punuar pranë shtëpisë; tokë pjellore (Deçan).

Seishta – ara afër trojeve (Zabërgjë).

Seishtatokë pjellore (Drenoc).

Seishtat kompleks arash afër shtëpive të moçme të cilat nuk ekzistojnë më (Balaj). Serb. selište “strumbull, një fshat i humbur”.

Sllanishtalëndinë që gjendet përmbi kroin e njelmët (Kolovicë). serb. slan, slana, slano – ujë i njelmët.

Sllatina – arë që mban ujë të njelmët (Desivojcë). Serb. slatina – burim uji mineral; slan slana – ujë i njelmët.

Stanishta e Lokaj – tëbane (Drenoc). Serb. stan – tëbanë.

Stanishta e Tolaj – tëbanë (Drenoc).

Vërrtaça Tuns – gropë, pronë e Tunës (Dërsnik). serb. vrtača – luginë.

Zavoji – mal, lak (Kolovicë). Serb. zavoj – bërryl, kthesë (kodre, rruge, lumi).

Terminologjia hidronimike

Kosova është shumë e pasur edhe me burime e rrjedha të mëdha e të vogla ujore. Disa prej lumenjve si Drini, Morava (kjo rrjedhur nga një paraformë antike Marga) janë të një periode më të vjetër parasllav. Kurse emërtimet e tjera i takojnë një mbishtrese recente dhe janë kryesisht me burim gjuhësor prej serbishtes, khs.: Bistrica e Deçanit, Bistrica e Kozhnjarit, Bistrica e Lloçanit Bistrica e Pejës, Bistrica e Prizrenit, Sitnicë, Ibër, Lepenc, Drenicë, Bllagça, Doshlica, Dragaçin, Erenik, Istok, Jabllanicë, Jaglencë, Klinë, Korishë Kuçak, Kujavçë, Leshan, Lubizhdë, Mirusha, Plluzha, Bollovan, Rimnik, Rudnik, Semelisht, Serika, Soshnicë, Stara Reka, Sushica, Shlepicë, Toplugë, Suva Rekë, Trakaniq, Vogovicë, Zhivor, Janjevka, Zegorka, Gadimja, Reka, etj. Kjo si refleks i sundimit dhe administratës së gjatë shtatërore serbe në Kosovë dhe, nga ana tjetër, sepse popullsia shqiptare e Kosovës në ato rrethana sociopolitike e sociolinguistike ka qenë edhe serbishtfolëse. Huazoi nga serbishtja edhe vetë emrin Rekë (serb. reka) me kuptim të përgjithshëm për lumë. Rekalumë i madh në fshat (Drenovc). Vrellë – burim uji, gurrë, por më shumë përdorin hidroleksemën shqipe Gurra.

Toponime hibride

Në gjeografinë e këtij vendi nuk janë të rralla dhe topoleksemat sintagmatike të formuara me elemente prej dy burimesh gjuhësore të ndryshme – prej shqipes dhe prej serbishtes, si p.sh.:

Jazbinat e Macës, Lugi Azbinav, Llaza Avdisë, Llaza Kishës, Llaza Madhe, Llaza Vogël, Prrocka e Karitës, Shpella Padinav, etj. (Petreshticë).

Në toponiminë e Kosovës për të shënjuar “rrugën” hasim të përdoren topoleksema shqipe udhë, serbe ulicë, drum, e turke sokak, sakak:

Udha Trollit – fillon në fshat. Lidhet me Udhën e Ledinav (udhë e qerreve) dhe vazhdon deri në lumin Mirusha (Llapçevë).

Udha Funit Ulicës – udhë (Llapçevë).

Udha Arav – fillon n’Ledinë t’Kishs e vazhdon për në fshatin Demanek (Lubovë).

Ulica e Kronit (Duraj).

Drumi Madh – rrugë (Bainë).

Drumi Plluzhavins – rrugë që çon për te arat (Baicë).

Drumi Sallkit – rrugë (Baicë).

Drumi Tërstenikitrrugë që çon për në fshatin Tërstenik (Baicë).

Sakaki Dilit (Gmicë).

Sokaki Mogilles – pas kodrinës së Cernelit që shpie drejt fsh. Mogillë (Gjylekar).

Sakaki Hajratit – përdoret për bartjen e druve dhe drithërave nga arat (Lubovë).

Sakaki Kalldremit – rrugë (Lubovë).

Sakaki Katunit – udhë (Lubovë).

Përdorime paralele të toponimeve me burim të shqipes dhe të serbishtes

Në toponiminë e Kosovës hasim përdorime paralele të toponimeve me burim të shqipes dhe të serbishtes, me topoleksemat: Gurrë e Vrellë, Vijë e Jaz, Kodër e Breg, Gur e Kërsh, Lken (liqen) e Jezer, Pus e Bunar, Rrah e Llaz, Tëbanë e Stan, Udhë e Drum:

Gurrë e Vrellë

Gurra Përvarës – burim uji, krua (Malaj).

Vrella – burim uji, krua (Malaj).

Gjelbishtë e sllanishtë/ sllatinë

Gjelbina – vend me ujë të njelmët (Brojë).

Gjelbishta moçal me ujë të njelmët (Sllatinë).

Gjelbishtat, Kroni Gjelbishtave etj.

Sllanishta përrua (Kolovicë).

Sllanishtat ara, mal (Zllashë); Sllanishtë, lëndinë (Kolovicë); Kroni Sllanisht’s krua me ujë të njelmët (Kolovicë).

Lugu i Sllanishtës (Llukar).

Sllatina (Desivojcë); Udha e Sllatinës (Desivojcë).

Vijë e Jaz

Vija e Përronit Madh – vijë uji (Vërmicë).

Jazi Kronit Shaban Bekës – vijë uji (Pepiq).

Kodër e Breg

Kodra Bletës – kodër (Pepiq Pejë).

Kodra Brahim Agës – kodër (Pepiq).

Kodra Krojeve – në këtë kodër ka tre kroje (Pepiq).

Kodra Kronit Kalit – kodër (Pepiq).

Kodra Lulash – kodër afër familjes së Lulajve (Pepiq).

Kodra Pllanës – kodër (Pepiq).

Bregi Ufllës – kodër ku dalin uthulla (Vërmicë).

Bregi Ibraj – livadh (Pepiq).

Bregi Niklej – kodër, liqen (Pepiq).

Gur e Kërsh:

Guri çi Leton, Guri çi Xhimon, Guri Kuq, Guri Nusës (Llapçevë).

Kërshi Sharbanit – shkëmb (Radashec).

Lken e Jezer:

Lkeni – liqen (Dërsnik),

Jezeri, Arat e Jezerit (Dërsnik).

Pus e Bunar:

Te Puset – vend në të cilin laheshin buallicat gjatë verës (Bala Ferizaj).

Bunari Dhene – pus (Caravik Klinë).

Bunari Love – pus ku kanë pirë ujë lopët (Caravik).

Rrah e Llaz

Rrahetara të çela në mal (Vllashki Drenovc).

Llazi Madh – lëndinë (Vllashki Drenovc).

Llazi Qorrit – ara në rogë (Vllashki Drenovc).

Tëbanë e Stan

Mbi Tbanë të Zenel Sylës – rogë (Pepiq).

Tbana Jakup Ademit – tëbanë (Pepiq).

Ara Stanit – arë ku ka pasur stane (Çabiq).

Udhë e Drum:

Udha Lugit Merës, Udha Raçajve, Udha Rogës Përsllune, Udha Shkozës (Vërmicë),

Drumi Madh, Drumi Plluzhavins, Drumi Sallkit, Drumi Tërstenikitrrugë (Baicë).

Në fsh. Gllarevë hasim të përdoren paralelisht topoleksemat udhë, sakak e drum, e para me përdorim më të shpeshtë, kurse dy të fundit me përdorim më të kufizuar:

Udha Përçevs – shpie për në fsh. Përçevë (Gllarevë).

Udha Drenics përmes kësaj rruge kalonin banorët e fshatrave të Drenicës, Tërrdate, Obri e Murgë, të cilët bluanin në mulli të Sverkës Gashit e të Llapçevës. Sot kjo udhë s’punon (Gllarevë).

Udha për Përçevë – rrugë që shpie në Përçevë (Gllarevë).

Sakaki Bunarit Madh – kalon pranë bunarit të madh (Gllarevë).

Sakaki Rixhevs – vjen nga zabeli i Loshit dhe del n’magjistralë. Bubli, Turjaka e Damaneku kalonin asajde për të shkuar n’Ujmir (Gllarevë).

Drumi për Zabërxhë – shpie për në fsh. Zabërxhë (Gllarevë).

Toponime “Llatine”[1]

Në nomenklaturën toponimike të Kosovës hasim gjurmë të vjetra me adjektivin “Llatine” në emërtime të tilla si: Vorret Llatine, Kisha Llatine, etj. Termi “Llatin” në thelb shenjon popullsinë shqiptare të ritit katolik, e jo popullsinë romake, siç mund të kuptohet në mendësinë popullore ose siç shpjegohet nga disa autorë të ndryshëm serbë.

Termi Llatin përdoret sot në disa vendbanime të Ko­sovës, kryesisht në Rrafshin e Dukagjinit, për ata që e kanë ruajtur fenë e tyre të vjetër të besimit katolik.Llatinë” i quajnë banorët e Petreshticës (Lipjan) ata të fshatit të afërm të Krajmirovcit, për shkak se deri vonë e kanë ruajtur fenë e të parëve të tyre katolicizmin. Llatin i Kimirocit kështu i quajnë banorët e fshatit të afërm Krajmirovc, për shkak se deri vonë e kanë ruajtur fenë katolike (llatine) të të parëve të tyre. Llatinkë femër katolike. Ish martu me ni llatinkë (Vërban – Morava e Epërme).

Në fjalorin toponomastik të Kosovës ka dhe emërvende me emërtesën “Llatine”: Vorret Llatine, Kishat Llatine, Rrahi i Llatinit; Kroni Llatinit në fsh. Lladovë të komunës së Gjilanit. Udha Llatinit (Zhegër – Gjilan). Ndërsa në fsh. Partesh të po kësaj komune, i banuar nga popullatë serbe, është mikrotoponimi Vorret e Llatin’ve në jug të shkollës së fsh. Partesh të Gjilanit. Lugu i Llatincit lug (Llabjan). Kroni i Llatincit krua (Llabjan). Guri i Llatincit – gur rrënzë kompleksit të maleve në majën më të lartë të të cilave është kështjella e Novobërdës (Llabjan) (Gashi 2015: 158). Guri i Llatinitshkëmb (Shurdhan – Gjilan). etj., ku përcaktori “Lla­tin” është sinonim i shqiptarit katolik.

Në fjalorin e tij “Rečnik KosovskoMetohiskog dijalek­ta”(1998) Gl. Elezović sjell disa topikë me me adjektivin “Llatine”:

Latinsko Groblje – në fsh. Bellopole në komunën e Pejës.

Latinsko Groblje – emër vendi në Vushtrri, ku dikur ka pasur disa varreza.

Latinsko Trnje – në të njëjtin vend ku janë Varret Llatine në Vushtrri (Elezović 1998: 355).

Edhe në rajonin e Toplicës në Serbinë Jugore ku ka pasur një popullsi të ndjeshme shqiptare, e cila në vitin 1878 është shpërngulur me dhunë nga këto anë, ruhen edhe atje emërtime topike “llatine”. Në librin e tij “Shqiptarë dhe sllavë”, autori Mid’hat Frashri sjell të dhëna statistikore me interes se Propuplja (Prokoplje) më 1878 kishte 15.000 shqiptarë myslimanë; 9.500 serbë të krishterë; Kurshumlia 19.000 shqiptarë myslimanë; 1.500 serbë të krishterë; Leskovci 24.000 shqiptarë myslimanë; 22.000 bullgarë të krishterë (Frashri 1998: 120). Në këto zona hasim një mori emërtimesh toponimike që shënojnë gjurmë etnike shqiptare, si: Arbanaška (Kurshumli), Arbasance (Prokuple), Konxheli, Kodra, dhe kisha “Llatine”:

Latinska Crkva (Prokuplje) – qytet i njohur si udhëkryq i rëndësishëm në rrugën Naisus Lisus (Nish, Lezhë). Në Prokuplje, në komunën Merošina në rrethin Nišava, është edhe sot vendbanimi Арбанасце (Arbanasce), tani i populluar kryesisht nga serbët, por në të kaluarën, siç tregon dhe vetë emërtimi, ka qenë një vendbanim tipik Arbanas (shqiptar).

Latinska Crkva në Glashinac (Glasince), qytet në komunën Žitorađa.

Латинска црква te Gornje Матејеvcu, në malin Метоh mbi Nish. Emri i kësaj kishe ruan gjurmë të pranisë se elementit shqiptar në këto anë, dhe nuk mund të lidhet me qytetarët dubrovnikas (Latinicich) të cilët e paskan ndërtuar dhe përdorur atë kishë në këto anë gjatë shekullit XVI, siç shprehen disa autorë serbë (Википедија).

Toponime që shenjojnë gjurmë etnonimike: serbe (shka, shkie), vllehe, turke, çifute/jahudi, çerkeze, tatare, bullgare, gabele/maxhupe (rome)

Në toponiminë e Kosovës përdoren edhe një varg topikësh që shënjojnë gjurmë të elementit etnik shka (serb), rim, latin, vlleh, çifut, gabel, si:

Kroni Shkin’s – krua (Murgull).

Vorri i Shkaut e i Shkinës – thuhet se në atë vend i ka mbytur fërfëllazi i borës dy persona të kombësisë serbe (Çabiq).

Ledina e Vorreve t’Shkivelëndinë afër varreve të serbëve (Çabiq).

Udha Shkallës Shkive – rrugë nëpër të cilën kalonin karvanët e Malit të Zi (Pepiq).

Vorret e Shkieve – gjenden në kompleksin e arave të Kodrës Bunarit, aty ishin varrosur malazezë (Ortakoll).

Babshori – masiv shkëmbor, mal, kodër (Kralan).

Ara n’Kikilik – vend, arë që ndodhet në kikun (majën) e një kodre (Vojnik).

Bregi Kikës – kodër afër majës së Kikës (Ujmir).

Gurt e Karagujës – shkëmbinj (Rogaçicë). Emër personal, Karaguni (gr. Karagunides; Kαραγκούνηδες) sipas rrobave të zeza që vishnin vllehtë e Ballkanit, ata nganjëherë quheshin Crnogunjci ose Crnovunci/, një nga grupet vllahe nga Epiri që e morën emrin e tyre nga kostumi i bërë nga pëlhura e zezë (mushama e zezë), me të cilën ata ndryshojnë nga Farsherioti.

Mutivoda – vend i gjerë në fushë (Dabishevc). Rrjedhur nga Munti “mali”, ashtu sikurse dhe te Muçibabë – fshat malor në juglindje të komunës së Gjilanit, në zonën kufitare me Preveshën, nga Munţi Baba – Mali i Babës. Po kështu, edhe tek emri i një fshati tjetër Muçivërc, në rrethinë e Kamenicës në Kosovë, ruhet apelativi arumun Munţi “mali”. Për arumunët (vllehtë) e Ballkanit mali ka qenë “shtëpia” e tyre (Cuvata 2006: 358).

Prroni Mutivode – përrua (Dabishevc).

Stanishor – emër fshati në rrethinën e Novobërdës.

Bunari Rimit (Hogosht); Bunari Rimit (Siarinë – Medvegjë); Kodra Vorreve t’Rimit (Kranidell Dardanë); Prroni Rimit, përrua që e lidhë lumin me fshatin Potoçan (Makresh i Poshtëm – Gjilan); Themelet e Rimit (Velegllavë–Dardanë).

Vorret e Rimit (Velegllavë – Dardanë); Vorret e Rimit (Koliq – Prishtinë).

Lisat e Gogve – mrize në kufi me Tërdevcin (Golluboc).

Udha Livadhit Turkut[2]rrugë (Koshutan).

Mali Vorreve t’Turçve – kështu e quajnë malin ku ndodhen do varre që i quajnë Vorret e Turqve. Këto varre janë të shqiptarëve të besimit mysliman, që do të kenë qenë më herët banorë të Meqes (Meqe).

Vorret e Turçve varre të dikurshme të shqiptarëve të besimit mysliman, e që vendësit i quajnë kështu (Meq.).

Vorret e Çifutve në fshatin Jasenovik, rreth 3 km në lindje të Novobërdës.

Vorret e Çifutvevarre (Busavatë).

Vorret e Jahudivevarre (Suhogërllë).

Arat e Çerkezit – emërtim i mbetur nga koha invazionit të çerkezëve në këto anë, të cilët i pati sjellë administrata turke (Doblibare).

Ledinat e Çerkezit – janë afër pronave që dikur i kishin pasur në zotërim çerkezët (Doblibare).

Rruga Çerkezit bie nëpër toka të çerkezve të dikurshëm. Kjo rrugë lidh katundin Doblibare me qendrën komunale Gjakovën (Doblibare).

Lluga Çerkezit – korije, prozhëm, moçal (Sankoc).

Udha Tatarit – rrugë (Bibaj).

Bunari Bugarit – pus i ndërtuar në kohën e sundimit bullgar (Greme).

Prroni Bugarit – përrua (Kukavicë).

Vorret e Bugarve pas luftës së dytë, bullgarët i kanë hapur varret dhe i kanë marrë eshtrat (Prapashticë).

Vorri Bugarit –varr (Sfircë).

Vorri Bugarit janë dy varre në të cilat janë varrosur dy ushtarë bullgarë të vrarë nga ushtria serbe gjatë Luftës së Parë Botërore (Makresh i Poshtëm).

Vorri i Bugarit – është rrafshuar dhe vështirë është të dallohet ku gjendet ai varr (Ortakoll Prishtinë).

Kroni Bugarkës – krua (Marevc).

Udha Bugaritrrugë (Muçibabë).

Ara Gabelve – arë, përpara e punonin jevgjit (Çabiq).

Ara Gabelve e kanë punuar gabelët (Zhabel).

Ledina Gabelve – lëndinë, gjendet para shtëpive të gabelëve (Poterrç i Ulët).

Kroni i Maxhupit krua në fshat. Emërtuar sipas atij që kreu punët fizike në zgjerimin dhe rregullimin e këtij kroni (Kaliçan).

Toponime me burim prej turqishtes

Bashçet e Mdha – fillojnë nga Ura Katunit e deri n’Nevade. Dikur ishin kopshte e tani ara e livadhe (Lubizhdë).

Bashçet e Mdhaja – kompleks livadhesh (Lubovë).

Batallinakompleks arash (Lubizhdë).

Bostanishtatara të mbjella me bostan (Grejkoc).

Bogazimale të dendura, tur. bogaz “grykë mali” (Muçivërc).

Kajnakllëkuburim uji (Shashkoc).

Kulla Abdyl Hysenitnuk ka truall as themele (Zabërgjë).

Kulla Ajet Abdylit – kullë e moçme, tani është prishur, por themelet e saj dihen (Zabërgjë).

Sokaku Epërm – rrugë mbi fshat (Hereq).

Sokaku i Madh – rrugë (Hereq).

Stanishta Bajraktarit – troje (Hereq).

Vakafi – lëndinë, kullotë (Lubizhdë).

Toponime metaforike

Ara e Magjethatësarë joprodhuese, që ta lë magjen thatë (Kokaj).

Magja Thatë – ara, kanë shumë gurë, prandaj, siç thotë populli, këto ta lënë magjen thatë; s’i bëjnë drithërat, i mundon lagështia, kanë shumë rrakaç (Panorc).

Maxhethataquhen këto ara kështu sepse po mori vera me shi s’bëhet bereqeti aty, e në qoftë se merr vera e thatë prapë bereqeti s’bëhet, d.m.th. se rrallë ndonjë vit bëhet bereqeti aty, prandaj i quajnë “magje thata” (Llashticë).

Fjalëformimi në onomastikë

Edhe në leksikun toponomastik të Petreshticës, sikurse në fjalësin e përgjithshëm leksikor, në pikëpamje fjalëformuese ndeshim tipa të ndryshëm kompozimi:

a) Topoleksema të parme:

Arrnicat, Ballavoda, Bishtat, Bjeshka, Blegicat, Bresliqe, Brincak, Bungishta, Buzhanica, Çuka, Dardhishta, Deve, Drishta, Drumi, Dushkaja, Fangi, Fujza, Funitë (te), Gomuri, Grapi, Gryka, Gurgaci, Gurina, Gurra, Gjelbzimi, Gjeletoc, Gjyteti, Kallçini, Kerrlat, Kisha, Kodrat, Kuçishtat, Kulubeci, Kungullari, Llapçidej, Mutivoda, Plepaja, Rakitat, Rogajt, Rrahi, Rrahishta, Trollishta, Trubullina, Therraja, etj.

b) Topoleksema të përbëra

Bunari në Shpat, Gllijat e Baxhurrs, Guri Kalanicës, Gurt e Hamarit, Jezeri Avdisë, Korrizi Likenit, Kroni Dardhishts, Lama e Zeks, Lugi Kapite, Prroni Mutivode, Shkalla Gurit, Shpati Bjeshkës, Shpella Pllumav, Udha Gjytetit, Udha Kavrane, Udha Madhe, Udha Trollit Ara e Pajatës, Ara e Zymerit, Arat Deve, Arat Haroze, Bari Gat, Bungishta e Kodrës, Copat e Dugës, Copat e Musojve, Arat e Deve, Firishta e Madhe, Firishta e Vogël, Furra Çireçit, Fusha e Blegicave, Fusha e Mirë, Gropa Arushës, Gurt e Kçij, Guri Madh, Guri Mulës, Guri Sukës, Huna e Kodrës, Jazbinat e Macës, Kalibat e Isës, Kodra e Dushçev, Kodra e Madhe, Kodra e Plenishtes, Kodra e Siçinës, Kodra e Zllakuçanit, Kroni Barit t’Gatë, Kroni Beçirit, Kroni Buzhanicës, Kroni Ftoft, Kroni Fujzës, Kroni Harozit, Kroni Keç, Kroni Mahallës, Kroni Mitrit, Kroni Mrizeve, Kroni Plakës, Kroni Prrojzeve, Kroni Pulës, Kroni Rrustemit, Kroni Siliçe, Kroni Stapallukës, Kroni Shpatit, Kroni Tlynit, Kroni Vërtaçës, Kryet e Njerit, etj.

c) Topoleksema kompozitore

Ballavoda, Gurgaci, Kadërmeme, Kadërzllakuçanit, Kodërvavi, etj.

Toponime sintagmatike

Ahishta e Lugit t’Uthtare, Funi Arave t’Sylë Hasanve, Ku Dridhet Lloçi, Ku Pshurren Kuvalt, Ku u Myt Selmani, Livadhet e Lugit t’Uthtare, Livadhi mi Udh t Karavajeve (Pasomë), Livadhi ner Udh t Karavajeve (Pasomë); Tuk Lajshin Isakovit Tesha – përrua (Hajkobillë); Ku Lajnë Gratë Tesha – gur i rrafshët ku gratë e fshatit lanin rrobat (Tërpezë).

Fjalëformimet prapashtesore

Në topoleksemat (emrat e vendeve) dhe patronimikat (emrat e familjeve) të këtij visi hasim dhe formantet parashtesore dhe prapashtesore. Më të shumta janë formantet prapashtesore, me anë të të cilave gjejmë të formuara patronimikat:

më i, a: Bregi, Gashi, Dina.

më –ak (serb. –ak): Dashlak.

më –içi (serb. –ić): Krasniqi.

më –oviç (serb –ovići): Arifovit. Lugovit, Saitoviçet.

Shënim. Në Lugun e Baranit: po shkoj te Sylt, te Luxht, te Prekolt, te Stojkt (fsh. Buçan) e jo te Sylovit, te Luxhovit, te Prekolovit.

më –icë (serb. –ica): Drenicë, Çyçavicë, Gjeravicë, etj.

më –çicë (serb. –čica): Karaçicë.

më –ost: Harost.

më –ojt (serb. –ovit): Dugojt, Ferojt, Musojt (Petreshticë).

–iq: Vllaiq, Kondiq, etj.

më –in: Mira­shin.

Sinonime toponimike e semantike

Në toponimin e truallit të Kosovës, për të shënjuar brezin ose rripin e tokës për të kaluar njerëzit dhe mjetet, hasim një varg sinonimesh: fjalët shqipe udhë (me përdorim më të shpeshtë) dhe rrugë (me përdorim më të kufizuar), huazimet turke xhade – për rrugë magjistrale, e sokak – për rrugë fare të ngushtë; dhe topoleksemat me burim nga serbishtja drum dhe ulicë:

Udha Kodrës Mollsrrugë (Poterç i Ulët Klinë).

Udha Kodrës Zabelit – rrugë që shpie për në zabel (Poterç i Ulët).

Udha Lisit Love – rrugë që përdorej vetëm nga barinjtë për të mbërritur te Lisi i Lopëve (Poterç i Ulët).

Udha Lugut Zabelit – rrugë (Poterç i Ulët).

Udha Prrockaverrugë (Poterç i Ulët).

Xhadja Pejës – rrugë magjistrale që lidh Pejën me Prishtinën (Poterç i Ulët).

Rruga Mullinit – rrugë që shpinte për te mulliri (Poterç i Ulët).

Rruga Bunarit – kishte një bunar afër rrugës (Poterç i Ulët).

Xhadja Pejës – rrugë magjistrale që lidh Pejën me Prishtinën (Poterrç i Ulët).

Sokaku Halitit (Poterç i Ulët).

Sokaki Madh – rrugë (Balincë).

Sokaki Poshtër – rrugë në fshat (Balincë).

DrumDrumi Jagodës (Poterç i Ulët).

Ulicalëndinë, kullotë (Baicë).

Ulica Sallkit – lëndinë në të cilën kryqëzohen rrugët Sakaki Reks, Drumi Tërstenikit dhe Udha Vaut (Baicë).

Drumi rrugë që kalon përmes fshatit (Butoc); Roga e Drumit kullotë (Butoc).

Hasim edhe toponime tautologjike me fjalën shqipe Udhë dhe atë sllave Drum:

Udha e Drumit (Marevc).

Në fsh. Koshutan të Rugovës gjejmë të përdoret Udhë (me përdorim më të dendur), Rrugë e Sokak (me përdorim të kufizuar).

Tipare morfologjike

Në rrafshin morfologjik në toponiminë e Kosovës hasim disa topikë që shënjojnë përkatësinë e që dalin pa –ve në gjinore:

Bira Kuale (Melenicë).

Lugu i Kualelug ku kanë ndenjur kuajt në atë vend, lëndinë (Dobratin).

Lugu i Loveluginë e pasur me kullosa në bjeshkët e fshatit (Vrellë).

Xhumi i Lovevend në bjeshkë ku mrizonin lopët (Kaliçan).

Ura e Dhene – urë u kanë kaluar dhentë për të shkuar deri tek stanet ku i kanë pasur banorët e Gërdofcit për kafshët e tyre, sidomois të deleve (Gërdovc).

Birat e Dhelpnav (Dërsnik).

Brija Gjolle – mal, luginë (Melenicë).

Logu i Gjolle – ara e livadhe ku ka pasur gjollë për të kripur bagëtinë (Melenicë).

Guri Orlav – shkëmb në të cilin rrinin orlat (shqiponjat) (Llapçevë).

Shpati Qarre – shpat me drunj qarri (Melenicë).

Shpella Pllumav – shpellë në malin e Grapit (Llapçevë).

Udha Zogje – rrugë në mal (Melenicë).

Udha Arav – fillon n’Ledinë t’Kishs e vazhdon për në fshatin Demanek (Lubovë).

Verrishtat e Hetemoviçe (Bistrica e Shalës).

Vërrtaçat e Plepav (Dërsnik).

Vidhi Ledinav – vidh i madh (Llapçevë).

Toponime të formuara me sufiksin –ajë:

Dushkajavend me dushk, krahinë në anën e Gjakovës.

Firaja – kullotë me fier (Kryshec).

Lugshtaja – lëndinë, kullosa (Lubovë).

Plepaja – kullotë (Tugjec); Plepaja Ramizit (Tugjec); Lugu i Plepave (Sfircë – Medvegjë).

Therraja – vend me ferra (Dabishevc).

Toponime të formuara me sufiksin –ishtë:

Bregishtë – kullotë (Bllacë).

Bunarishtëvend me puse (Leshan).

Oborishtavathë, vend i rrethuar, kurt, oborr (Gjinoc). serb. obor.

Samarishtet në këtë vend, banorët gjatë punimeve të tokës kanë gjetur enë prej dheu, eshtra, themele të shtëpive (Leshan).

Ruajtja e neurit Ujt

Ujt e Gurrës – përroskë (Pepiq).

Ujt e Gurrës Dreshaj – përroskë (Pepiq).

Ujt e Gurrës Ftoft – përroskë (Pepiq).

Ujt e Gurrës Krysë – buron në krye të fshatit (Pepiq).

Ujt e Gurrës Lepurit – përroskë (Pepiq).

Ujt e Kronit Ali Metës – përroskë (Pepiq).

Toponime posesive patronimike me prapashtesën gramatikore serbe –viç:

Ahishta Kadrioviçe – mal (Tugjevc).

Arat e Muzlioviçe – ara (Tugjevc).

Ogradha Hysenoviçe – kompleks arash (Bibaj).

Oborrishtat e Topalloviçe – troje banimi (Drenovc Klinë).

Zabeli Bozhoviçe – mal (Balaj).

Zabeli Salioviçe – mal (Balaj).

Vorret e Hajdinoviçe – varreza (Gllogovicë).

Vorret e Shehitve – aty janë varrosur disa fëmijë e gra të Dodajve që kanë rënë si viktimë e banditëve (Svircë Kamenicë).

 Emra personalë dhe emra familjarë

Në fjalorin antroponimik dhe patronimik të Kosovës hasim edhe emra personash dhe emra familjesh karakteristikë, si:

Currë – emër gruaje (Kleçkë).

Çapar – emër familjeje në Prizren (Struzhë – Prizren).

Fangu – emër familjeje në rrethe të Suharekës.

Fushaçeli – emër familjeje në qytetin e Prizrenit.

Grosh – emër burri.

Grosha – emër familjeje në Prizren.

Guri – emër familjeje në Opojë dhe në Prizren.

Krrabaj – emër familjeje (Brezne Opojë).

Rada – emër familjeje (Prizren).

Rashkaj – emër familjeje në Milë të Hasit.

Rushi – emër familjeje (Kaçanik).

Rrotlla – emër familjeje (Prizren).

Suka – emër familjeje në Bllacë të Suharekës.

Sutaj – emër familjeje në rrethet e Pejës.

Sutë emër gruaje (Lut., Pejë).

Shegë – emër gruaje në Rugovë të Pejës.

Thana – emër familjeje në qytetin e Prizrenit.

/Revista “Akademia”/Telegrafi/

___________
BIBLIOGRAFIA
Ajeti 2006 = Ajeti, Idriz, Për të vërtetën shkencore, ASHAK, Prishtinë, 2006.
Ajeti 2010 = Ajeti, Idriz, Shqipja dhe gjuhët fqinje, te “Çështje të studi­meve diakronike të shqipes”, ASHAK, ASHSH, Prishtinë, 2010.
Brancuş 2009 = Brancuş, Grigore, Kërkime mbi fondin trakodak të gjuhës rumune, Instituti rumun i trakologjisë, Biblioteka trakologjike VIII. Përktheu nga rumanishtja Luan Topçiu, bot. Shtëpia botuese 55, Tiranë, 2009.
Curri 2013 = Curri, Fadil, Hani i Elezit leksikor me frazeologji, Shkup, 2013.
Cuvata 2006 = Dina Cuvata/Dimo N. Dimčev, Dictsionar armanea­scumachidunesku / Rečnik vlaškomakedonski, Skopia, 2006.
Dauzat 1946 = Dauzat, A., La toponimie française, Paris, 1946.
Elezi 2016 = Elezi, Mehmet, Gegë, Gogë dhe Gigë, Gazeta 55, 08/05/2016.
Elezović 1932 = Elezović, Gliša Gligorije, Rečnik Kosovsko-Metohijskog dija­lekta, I, Srpska Kraljevska Akademija, Beograd, 1932 (Priština, 1998).
Elezović 1935 = Elezović, Gliša Gligorije, Rečnik Kosovsko-Metohijskog dija­lekta, II, Srpska Kraljevska Akademija, Beograd, 1935 (Priština, 1998).
Gashi 2014 = Gashi, Skënder, Emrat e shqiptarëve në shek. XIII-XV në dritën e burimeve kishtare serbe, Shtëpia botuese TENDA, Prishtinë, 2014.
Gashi 2014 = Gashi, Skënder, Emrat e shqiptarëve në shek. XIII-XV në dritën e burimeve kishtare serbe, Shtëpia Botuese Tenda, Prishtinë, 2014.
Gashi 2015 = Gashi, Skënder, Kërkime onomastike historike për minoritete të shuara e aktuale të Kosovës, ASHAK, 2015.
Grup autorësh, Rugova, monografi etnografike, libri i 6të. Redaktor Mark Krasniqi, Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, Seksioni i Shkencave Shoqërore, Prishtinë 1987.
HAK 2006 = Luan Përzhita, Kemajl Luci, Gëzim Hoxha, Adem Bunguri, Fatmir Peja, Tomor Kastrati, Harta arkeologjike e Kosovës, ASHAK-ASHSH, Prishtinë, 2006.
Halimi 1985 = Halimi, Mehmet, Kërkime dialektologjike, IAP, Prishtinë, 1985.
Halit Sylejman Maliqi, Busovata ndër shekuj, “Era”, Prishtinë, 2006.
Hasani 1972 = Hasani, Hasan, Toponomia e fshatit Jabllanicë, “Përparimi” nr. 8, Prishtinë, 1972.
Hoxha 2007 = Hoxha, R. Skënder, Toponimia e Dushkajës, Jakova, Gjakovë, 2007.
Jireček 1962 = Zbornik K. Jirečeka II, Beograd, 1962.
Jusuf Osmani, Vendbanimet e Kosovës. Besiana (Podujeva), 17, Prishtinë, 2005.
Jusuf Osmani, Vendbanimet e Kosovës. Dardana (Kamenica) dhe Artana (Novobërda), 2004.
Jusuf Osmani, Vendbanimet e Kosovës. Gjilani, 6, Prishtinë, 2004.
Jusuf Osmani, Vendbanimet e Kosovës. Vitia, 7, Prishtinë, 2004.
Kajtazi 1968 = Kajtazi, Halil, Disa emra toponimesh II, “Përparimi” 5/1968, Prishtinë.
Kajtazi 1968 = Kajtazi, Halil, Disa emra toponimesh III, “Përparimi”, 67/1968, Prishtinë.
Kajtazi 1968 = Kajtazi, Halil, Disa emra toponimesh në shqipet, “Përparimi” 3/1968, Orishtinë.
Kërhanaj 2008 = Kërhanaj, Nikollë, Zymi i shtatë kodrave, Klubi letrar “Shtjefën Gjeçovi”, Zym, 2008.
Koçinaj 2015 = Koçinaj, Hajrip, Toponimia e fshtatit Blaç të Opojës. – “Studime Albanologjike” 11, Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve – Shkup, 2015.
Kostallari 1962 = Kostallari, Androkli, Gjendja e studimeve albanologjike në shqipëri probleme dhe detyra të reja, Buletin i USHT, Seria Shkencat Shoqërore, 1962, n. 4, f. 1176 nr. dhe në vëllimin “Konferenca e Parë e Studimeve Albanologjike”, 1965, f. 15 59.
Krasniqi 1972 = Krasniqi, Mark, Regjionet etnografike të Kosovës, “Gjurmime albanologjike, folkloretnologji”, nr. 5, Prishtinë, 1976.
Krasniqi 1987 = Krasniqi, Mark, Rugova – Monografi etnografike, ASHAK, Prishtinë, 1987.
Kryeziu 1990 = Kryeziu, Bahtijar, Toponimia e fshatrave Kranidell dhe Sedllar të Hashanisë, “Gjuha shqipe”, 1, 1990, Instituti Albanologjik, Prishtinë, 1990.
Kryeziu 2000 = Kryeziu, Bahtijar, Onomastika e Hashanisë, Instituti Albanologjik, Prishtinë, 2000.
Kryeziu 2006 = Kryeziu, Bahtijar, Fjalor onomasik i malë­sisë së Bujanocit, Instituti Albanologjik, Prishtinë, 2006.
Loma 2004 = Loma, Aleksandar, Od Terande do Prizrena, Od Skadra do Šare. Toponomastika južne Metohije kao ogledalo njene daleke prošlosti, Glas SANU, CCCXCVIII, knj. 20.
Maloku 1962 = Maloku, Ahmet, Disa shënime gjeografike mbi Shalën e Bajgorës, “Përparimi”, 78, Prishtinë, 1962.
Maloku 1963 = Maloku, Ahmet, Smrokornica – katun d n’unazë të Shalës së Bajgorës, “Përparimi” 41963, Prishtinë.
Mulaku 1963 = Mulaku, Latif, Nga toponomastika e Kosovës, BPSH të Fakultetit Filozofik, Prishtinë, 1963.
Mulaku 2005 = Mulaku, Latif, E folmja e Shalës së Bajgorës, Instituti Albanologjik, Prishtinës, 2005.
Mulaku 1987 = Mulaku, Latif, Toponimet shumëgjuhëshe të Kosovës, Gjuha shqipe, nr. 1, 1987, IAP, Prishtinë.
Mulaku 1998 = Mulaku, Latif, Disa toponime të mënjanuara shqiptare të Kosovës. – “Gjurmime albanologjike – Seria e shkencave filologjike” 271997, Instituti Albanologjik, Prishtinë, 1998.
Mulaku 2005 = Mulaku, Ragip Leksiku toponimik i Vuçiternës dhe i fshtrave përreth. – “Hulumtime dialektologjike dhe onomastike”, Instituti Albanologjik, Prishtinë, 2005.
Murati 2015 = Murati, Qemal, Shqiptarët dhe shqipja në një botë emrash të përveçëm, Instituti Albanologjik, Prishtinë, 2015.
Musliu 2011 = Musliu, Isuf, Toponimia e Petreshticës, “Gjuha shqipe”, 12011.
Pirraku 1971 = Pirraku, Muhamet, Toponimia e katundit Carravikë, “Përparimi” nr. 8, Prishtinë, 1971.
Pirraku 1971 = Pirraku, Muhamet, Toponomia e katundit Llapushnik, “Përparimi”, 7, Prishtinë, 1971.
Pirraku 1972 = Mirraku, Muhamet, Toponimia e katundeve Divlakë dhe Kleçkë, “Përparimi” 1, Prishtinë, 1972.
Pirraku 1972 = Pirraku, Muhamet, Gjyteti i Grashticës – lokalitet parabizantin, “Rilindja”, 13.3.1972, f. 8
Pirraku 1972 = Pirraku, Muhamet, Toponimia e katundit Sankovc, “Përparimi”, nr. 4, Prishtinë, 1972.
Pirraku 1972 = Pirraku, Muhamet, Toponimia e katundit Volljakë, “Përparimi” nr. 9, Prishtinë, 1972.
Popović 1957 = Popović, Ivan, Shënime për emnat gjeografikë në vendet shqiptare, “Përparimi” 4/1957, Prishtinë. 1957.
Rexha 2001 = Rexha, Iljaz, Sllavizimi i onomastikës së vendbanimeve mesjetare Arbane në arealin e Dukagjinit (sipas defterëve osmanë), Vjetar XXVXXVI, Arkivim Kombëtar i Kosovës, Prishtinë, 2001.
Sejdiu 1977 = Sejdiu, Shefki, Toponimia e Llapit e emërtuar sipas fitonimeve, “Përparimi”, 5, Prishtinë, 1977.
Sejdiu 1989 = Sejdiu, Shefki, Çështje të onomasiologjisë fitonimike romane dhe ballkanike, “Rilindja”, Prishtinë, 1989.
Shukriu 2011 = Shukriu, Edi, Vendbanimet e hershme kodrinore të Kosovës: Gjuha dhe kuptimi Landskrona, 20.5.2011 /Ligjëratë me mësuesit e shqipes në shtetet Skandinave, 19 20 maj 2011, Landskrona, Suedi/
Stijović 1982 = Stijović, Svetozar. Onomastika zapadnog dela metohijskog Podgora, Ononatološki prilozi III, Beograd.
Tahiri 2014 = Tahiri, Bedri, Toponimia e Galicës, Prishtinë, 2014.
Zyberi 1972 = Zyberi, Abdullah, Vëzhgime mbi të folmen e fshatrave të Lugut të Drinit të Bardhë, Revistë shkencore e studentëve të Kosovës, “Dituria”, 23, Prishtinë, 1971/72.
Zyberi 1979 = Zyberi, Abdullah, Toponimia e fshatravet Kojush dhe Plane, „Gjurmime albanologjike” – seria e shkencave filologjike” v1975, instituti Albanologjik, Prishtinë, 1979.
___________
[1] Me emrin Llatin duhet të kuptohet shqiptari i konfesionit katolik, për ta dalluar nga pjesëtari i ritit ortodoks, e jo etnikumin latin.  
[2] Me emrin Turk duhet të kuptojmë shqiptarin e konfesionit mysliman. Osmanët i mbanin regjistrat e popullsisë në bazë të fesë, jo në bazë të etnisë (Mccarthy 2017). Megjithatë, nga të dhënat antroponimike mund të vlerësohet me njëfarë saktësie se kush ishin shqiptarë.