LAJMI I FUNDIT:

Kosova, në pritje të Spanjës

Spanja është një shtet shumë i rëndësishëm për të ardhmen e dikujt. Ndoshta kjo mund të përshkruhet për gjithsecilin njeri apo secilin shtet në botë. Por, të paktën, është një shtet në botë që mendon në këtë mënyrë. Kjo është Kosova, shteti më i ri në Evropë.

Që nga viti 2008, Kosova ka shpallur pavarësinë. Në një periudhë prej afër nëntë vjetësh, Kosova ka qenë nën administrimin e Kombeve të Bashkuara, përmes misionin të njohur si UNMIK. Gjatë asaj periudhe, Spanja ka qenë një nga kontribuesit kryesor për paqe dhe siguri në Kosovë. Përmes qindra trupave brena KFOR-it, Spanja ka luajtur një rol pozitiv në stabilizimin e Kosovës pas luftës.


Para vitit 1999, pothuajse të gjithë e kanë të qartë situatën në Kosovë nën sundimin e Serbisë. Ajo kohë na kujton luftën, tentim-gjenocidin, shkeljen e të drejtave të njeriut, hegjemoninë dhe sundimin përmes forcës. Sigurisht, ajo periudhë duhet që plotësisht të shmanget kur flasim për të ardhmen. Dhe, diskustimi për të ardhmen është mënyra e vetme për të ndërtuar një rajon më të mirë, një botë më të mirë. Për të ndërtuar një jetë më të mirë për secilin person në të gjithë Globin.

Por, Spanja nuk e ka njohur shtetin e Kosovë, ende. Spanja është një nga pesë shtetet e Bashkimit Evropian që po heziton të ndërmerr hapin e rëndësishëm të njohjes së shtetit të Kosovës. Ndoshta, ekzistojnë disa argumente që Qeveria spanjolle i përdorë për të qëndruar kundërshtuese në raport me shtetin e Kosovës. Por, asnjë argument nuk është më i rëndësishëm sesa bllokimi i të ardhmes së popullit të Kosovës. Të ardhmes evropiane për fëmijët e Kosovës. Të ardhmen evropiane për gjenerata e gjenerata të popullit të Kosovës.

Duke qenë kundërshtuese ndaj shtetit të Kosovës, Spanja nuk po e luan rolin e vet në çështjet globale, të paktën në një pikëvështrim: nuk po lejon jetë më të mirë për popullin e Kosovës, kushte më të mira për ekonomi, tregti, kulturë, sport etj.

Ju lutem keni parasysh se në Kosovë ekziston një kapacitet i madh i sportistëve të rinj. Në futboll për shembull. Një numër i madh i talentëve të rinj të Kosovë detyrohet të emigrojnë në vendet Perëndimore. Ata nuk mund të kenë karrierë profesionale madje as në futboll, për shkak të çështjes së shtetit. Duke mos qenë anëtarë e FIFA-s dhe UEFA-s, talentët kosovarë detyrohen ta lënë Kosovën. Vetëm hidheni një shikim Ekipit Kombëtar të Zvicrës në futboll. Pesë nga lojtarët më të mirë të tyre janë nga Kosova. Që të pesë luajnë 90 minuta në ndeshje. Ata ishin të detyruar ta lënë Kosovën. Ata ishin të detyruar të gjejnë një mënyrë tjetër për të treguar talentin e tyre.

A është kjo e drejtë? A dëshironi që shteti juaj ta ketë fjalën e vetë në këtë çështje? A dëshironi që një popull të mbetet pa perspektivë evropiane për shkak tuajin? Mendoj se ju nuk e dëshironi këtë. Jam i bindur se vlerat tuaja nuk lejojnë diçka të tillë.

Çka po bën Kosova gjatë këtyre viteve? Çfarë përpjekjesh po bën populli i Kosovës për një jetë më të mirë?

Në fakt, Kosova është duke e konsoliduar shtetin dhe sistemin. Është duke forcuar institucionet që sigurojnë se të drejtat e secilit komunitet po respektohen. Sikurse kanë thënë organizatat ndërkombëtare, Kosova sot shpesh perceptohet si tregim i suksesshëm për shkak të njohjes së shtetësisë që i është bërë nga më shumë se 100 shtete deri më tash, dhe për shkak të anëtarësimit të Kosovës në Bankën Botërore dhe në Fondin Monetar Ndërkombëtar. Procesi i transferimit të institucioneve nga kontrolli i OKB-së tek Qeveria e re e Kosovës është argumentuar si një sukses i dukshëm dhe ka nënvijëzuar rritjen e pjekurisë dhe kapaciteteve të shtetit të ri. Vendi ka adoptuar Kushtetutën demokratike, ka themeluar Gjykatën Kushtetuese dhe ka mbajtur një numër zgjedhjesh.

Së fundmi, Kosova nuk asnjë problem me serbët e Kosovës. Problemi edhe më tutje mbetet midis Kosovës dhe Serbisë. Por, edhe ky problem është adresuar në mënyrë të mirë përmes bisedimeve Kosovë-Serbi në Bruksel. Janë arritur një varg marrëveshjes deri më tash, dhe raportet midis dy shteteve po bëhen më të mira. Edhe Kryeministri i Serbisë është duke nxitur spektrin politik në Serbi që të pranojnë realitetin e ri të krijuar në Kosovë. Kjo nuk është njohje e shtetit ende, por dëshmon një momentum të ri.

Sa i përket serbëve të Kosovës, ata janë të integruar goxha mirë në sistemin politik dhe publik. Tre Ministra të Qeverisë së Kosovës i përkasin komunitetit serb. Një numër i kryetarëve të komunave janë serbë. Janë 10 komuna nga 38 gjithsej që udhëhiqen nga komuniteti serb. Një zëvendës-drejtor gjeneral i Policisë së Kosovës është oficer serb. Dhe lista vazhdon. Nuk ekziston asnjë institucion që merr vendime pa zërin e serbëve të Kosovës.

Kështu Kosova po tenton të përmirësojë jetën e popullit të saj. Kjo është zgjedhja që ne kemi bërë. Kështu që ne kemi nevojë për ndihmën e Spanjës që të garantojë shtegun e demokratizimit për vendin tonë. Njohja e shtetit të Kosovës është një nga hapat më ë rëndësishëm për të ardhmen e popullit të Kosovës. Kosova po pret lëvizjen e Spanjës. Lëvizje që do të sigurojë një jetë më të mirë.

(Autori është deputet në Kuvendin e Kosovës. Ky shkrim është botuar në The Times of Earth)

Në trend

Më shumë
Babai plagosi të bijën dhe më pas vrau veten, i afërmi: Vajza ishte e divorcuar, fëmijët i kishte marrë i ati

Babai plagosi të bijën dhe më pas vrau veten, i afërmi: Vajza ishte e divorcuar, fëmijët i kishte marrë i ati

Lajme
Më shumë se njëzet ekipe, bashkë me dronët dhe qentë - në kërkim të helikopterit

Më shumë se njëzet ekipe, bashkë me dronët dhe qentë - në kërkim të helikopterit "të rrëzuar" të presidentit iranian

Botë
Usyk dyshohet se ka thyer rregullat e boksit mes raundit 6-7 në duelin

Usyk dyshohet se ka thyer rregullat e boksit mes raundit 6-7 në duelin "e shekullit" me Furyn

Boks
Arda Guler nuk ndalet me gola të bukur te Real Madridi

Arda Guler nuk ndalet me gola të bukur te Real Madridi

La Liga
Tyson Fury thumboi babain dhe trajnerin e tij për humbjen nga Oleksndr Usyk

Tyson Fury thumboi babain dhe trajnerin e tij për humbjen nga Oleksndr Usyk

Boks
Policët nepalez e ndaluan të riun, por mbetën pa fjalë kur ai u tregoi patentë shoferin

Policët nepalez e ndaluan të riun, por mbetën pa fjalë kur ai u tregoi patentë shoferin

Auto
Kalo në kategori